68 milionë euro për energjinë, qeveria miraton fondin për KESH

68 milionë euro për energjinë, qeveria miraton fondin për KESH

11:54, 13/08/2022
A+ Aa A-

Për të garantuar energji elektrike të pandërprerë, qeveria ka dhënë për KESH-in edhe 68 milionë euro shtesë. Paratë do të përdoren për blerje energjie në tregun e huaj.

Qeveria ka dhënë 8 miliardë lekë që energjia të mos mungojë këtë periudhë. Shuma që konvertohet në 68 milionë euro ka shkuar për Koroporatën Elektroengjitike, e cila programon edhe nevojat që vendi ka për energji elektrike.

Fondi është kaluar në fund të korrikut, teksa një megavat blihet në tregun e huaj për më shumë se 400 euro.

Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sektor që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi kriza nga një thatësirë e paprecedentë.

Vetëm këtë vit,  janë importuar mbi 250 milionë euro energji elektrike, nga të cilat 50 milionë vetëm në gusht.

3 muaj më parë në vend nisi edhe një plan kursimi që mban të fikura shtyllat në rrugët kombëtare dhe dritat në zyrat e njësive vendore.

Përpos këtij kufizimi, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, po studion edhe mundësinë për rritur çmimin e faturave për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj./EURONEWS

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco