Ishte nisur nga Ukraina/ Mbërrin në Durrës anija me 6 mijë tonë grurë

Ishte nisur nga Ukraina/ Mbërrin në Durrës anija me 6 mijë tonë grurë

09:51, 10/08/2022
A+ Aa A-

Mbërrijnë në Shqipëri rreth 6 mije tonë grurë nga Ukraina.

Anija që transporton sasinë e drithit, e nisur prej disa ditësh nga portet ukrainase, ka mbërritur në Portin e Durrësit dhe po pret të hyjë në kalatë.

Anija “Jaohar Ranim” do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, ndërsa sasia e grurit është porositur nga një kompani shqiptare.

Nisja e eksporteve të grurit filloi pas një marrëveshje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia.

Këto dy shtete së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco