Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shqipëria me të ardhurat më të ulëta në rajon/ Xhepa: Nuk është diçka e re, shkaku kryesor pagat e ulëta

Shqipëria me të ardhurat më të ulëta në rajon/ Xhepa: Nuk është diçka e re, shkaku kryesor pagat e ulëta

13:21, 05/07/2022
A+ Aa A-

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve në vitin 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor, më të ulëtat në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat.

Mënyra se si shpërndahen të ardhurat dhe pasuria në të gjithë shoqërinë përcakton shkallën në të cilën individët kanë akses të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Selami Xhepa, Ekspert Ekonomie Shqipëri.

Sipas Xhepës, këto të dhëna shqetësuese nuk janë një informacion i ri pasi Shqipëria prej vitesh karakterizohet nga niveli më i ulët i të ardhurave për frymë.

“Të ardhurat e disponueshme janë të ardhurat totale që merr një familje nga puna qoftë brenda vendit apo emigracioni apo çfarëdo lloj burimi.

Nuk është një informacion i ri, Shqipëria në mënyrë permanente është një nga ekonomitë që karakterizohet nga niveli më i ulët i të ardhurave për frymë. Kemi nivelin e të ardhurave më të ulët në rajon, kemi nivelin e pagave më të ulëta dhe mendoj se nga këtu duhet të nisë edhe diskutimi.

Siç dihet Shqipëria në krahasim me gjithë vendet e rajonit,ka nivelin e pagës më të ulët të deklaruar.  Madje dhe me Kosovën pasi sipas studimeve që kemi bërë ka një diferencë page me 160 euro çfarë e bën këtë një diferencë të ndjeshme të nivelit.

Shkaku kryesor fondamental që Shqipëria ka këtë nivel më të ulët të të ardhurave është se kemi nivelin e pagave më të ulët, dhe meqenëse siç thashë se paga shtë burimi kryesor i të ardhurave, kuptohet që kjo do reflektohet në gjithë treguesit e tjerë që janë të derivuar”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco