Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Ulet pak çmimi i karburanteve/ Ministrja e njofton vetë 'arritjen'

Ulet pak çmimi i karburanteve/ Ministrja e njofton vetë 'arritjen'

10:15, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kur çmimet e karburanteve rriten, Bordi i Transparencës mjaftohet me një njoftim të thatë, madje edhe pa njoftim fare.

Por kur uljet vijinë me pikatore, atëherë 'arritjet' i bën me dije qeveria.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të ulë çmimet e karburantit.

“Ne sot morëm vendimin e fundit të bordit, nafta u ul me 6 lekë, benzina me 7 lekë dhe gazi me 2 lekë për konsumatorin”, u shpreh ministrja në një konferencë për mediat.

Nga sot nafta do të shitet me 243 lekë, benzina me 235 lekë dhe gazi me 81 lekë.

Ajo shtoi se do të ketë edhe një rishikim të buxhetit për të realizuar edhe një paketë të ardhshme anti-krizë.

Bordi i Transparencës në datë 1 korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco