Risia e Alpet Albania, nafta ‘Premium Torojet’ për kursim dhe mirëmbajtje të automjetit

Risia e Alpet Albania, nafta ‘Premium Torojet’ për kursim dhe mirëmbajtje të automjetit

15:48, 27/06/2022
A+ Aa A-

Risia e Alpet Albania, nafta ‘Premium Torojet’ për kursim dhe mirëmbajtje të automjetit. Këtë sezon veror Alpet ofron edhe shërbimin e fryrjes së gomave falas

Alpet Albania një ndër kompanitë më të mëdha të tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve të hidrokarbureve në Shqipëri, kësaj here vjen me risi, produktin ‘Premium Torojet’. Me Naftën Premium Torojet, përveçse kurseni më shumë, avantazhet për mirëmbajtjen e automjetit janë të pakrahasueshme.

Arbër Naci, nga Departamenti i Shitjes në Alpet, tregon cilat janë avantazhet e këtij produkti.

‘Produkti Premium Torojet që prej ditës së sotme do të tregtohet në pikën Alpet Laprakë. Prej fund vitit 2021 Alpet Albania ka sjellë në treg produktet premium të cilat janë shtrirë në më shumë se 6 pikat kryesore të Alpet dhe duke vërejtur kërkesen e lartë të klientëve për këto produkte do të vijojë shtrirja në pjesën më të madhe të pikave Alpet.

Gjejmë rastin për të theksuar edhe njëherë avantazhet e Naftës Premium Torojet që tashmë do të jetë benefit edhe i të gjithë klientëve në Alpet Laprakë:

Me naftën premium Torojet përfitoni:

✓ Kursim

✓ Përmirësim i procesit të djegies në motor

✓ Produkti ofron mbrojtjen maksimale të mjedisit

✓ Më shumë kilometra me të njëjtën sasi karburanti krahasuar me produktin tradicional të naftës

✓ Më shumë fuqi kalorifike (motorike)’

Gjithashtu z. Naci bën me dije se në këtë sezon Veror Alpet vjen me një shërbim të ri i cili do të ofrohet në pikat Alpet në vend. Fryrja e gomave do të ofrohet falas, ndërsa procedura është mjaft e thjeshtë, sa mund të aplikohet edhe nga vetë klientët.

‘Nën misionin tonë për të ofruar karburantin më cilësor në vend dhe sigurinë për automjetin tuaj, Alpet do të ofrojë shërbimin e fryrjes së gomave nëpërmjet kompresorëve profesionalë për të gjithë klientët Alpet. Shërbimi do të ofrohet Falas për të gjithë klientët në çdo pikë Alpet, ndaj këshillojmë klientët që përpara çdo udëtimi të ndalojnë në Alpet për të kontrolluar gomat dhe rimbushur me karburantin. Cilësia Alpet për më shumë komoditet dhe siguri në çdo udhëtim’.

Me një eksperiencë 17-vjeçare në tregtimin e karburanteve dhe me 47 pika të shtrira në të gjithë vendin, Alpet Albania është sot ndër kompanitë lider në fushën e hidrokarbureve. Nën fokusin e cilësisë dhe standartit të lartë të produktit, me një staf profesional të përzgjedhur, Alpet Albania siguron për klientët korrektësi dhe profesionalizëm në shërbim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Klienti27/06/2022 18:26

Çdo gje e keni sqaruar....perveç çmimit....qe eshte kryesori

Shto koment

Denonco