Danaj: Amnistia fiskale, vatër korrupsioni, ligjëron paratë e krimit

17:07, 25/06/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv projektligjin e amnistisë fiskale. Danaj tha se ky është një pastrim i ligjëruar parash sepse po kalojmë një ligj që do justifikojë paratë që kanë ardhur në rrugë jo ligjore.

"Rama thotë se ja dedikon emigrantëve por të gjithë jemi koshient që emigrantët që janë në vende te BE, të rregullt, s'kanë nevojë të bëjnë deklarimin kur i kanë të deklaruara të rregullta.

Emigrantët e rregullt nuk i kalojnë shifrat 2 mln euro që thonë këta. Kjo amnisti fiskale ka qëllim legjitimimin e parave që kanë ardhur në rrugë korruptive dhe aktivitete kriminale."-tha Danaj.

Më tej Danaj tha se përtej limiteve që vendos qeveria, nuk duhet të harrojmë që jemi një vend që korrupsonin e kemi të rrënjosur. Sipas tij shumë vende kanë dështuar me amnistinë fiskale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco