Eksperti i punësimit: Sektori i manifakturës ka paga të ulëta! Problematike janë kushtet e punës

21:03, 24/06/2022
A+ Aa A-

Eksperti i punësimit Edison Hoxha deklaroi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv se pagat e punonjësve sektorin e manifakturës në vend janë shumë të ulëta. Eksperti nuk la pa përmendur edhe kushtet e punës.

"Manifaktura ankohen për pagat e ulëta. Ka paga ditore, dhe jo mujore. Ajo që i shqetëson është fakti se paguhesh, por në bazë të një norme që vendoset në mënyrë të njëanshme nga punëdhënësi.”-tha ai.

Më tej eksperti deklaroi se norma ndryshon në vazhdimësi në mënyrë të njëanshme nga punëdhënësi.

“Të gjendet një pikë e përbashkët për vendosjen e normës së punonjësve në këtë sektor. Të përfshihet dhe punonjësi. Punësimi i qëndrueshëm kërkon standarde.”-tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco