Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

‘Kompesimi i rindërtimit absurd’/ Meka: Qeveria ti kthejë paratë qytetarëve për produktet e shportës

21:23, 20/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Ekonomi Plus në SYRI TV me Klaudia Karabollin, eksperti i ekonomisë Elvin Meka ka folur për kostot e rritura të projektit të rindërtimit.

Meka ka theksuar se qeveria në agjendën e vetë duhet të ketë ndihmën e shtresave në nevojë e cila përbën 40% të popullatës dhe jo kompesimin e rindërtimit.

Sipas Mekës, Të mendosh sot që të kompesosh kostot e shtuara të rindërtimit pa kompesuar kostot e shtuar të produkteve bazë, jetike ushqimore, të më shumë se 12% të popullatës, nuk e di se çfarë emri ti vendosim.

Meka: Përbën një shqetësim të drejtë pasi përbën një shqetësim të madh. Qeveria në agjendën e vetë duhet të ketë ndihmën e shtresave në nevojë e cila përbën 40% të popullatës. Qevria ka detyrimin real dhe moral që në vend që tua kthejë një pjesë të shpenzimeve  të parave që kanë paguar qytetarët, që të mundësoi kthimin e kësaj vlere të shtuar. Shteti ka mundësi që tua kthejë mbrapsh një pjesë të parave shtetasve të saj.

Të mendosh sot që të kompesosh kostot e shtuara të rindërtimit pa kompesuar kostot e shtuar të produkteve bazë, jetike ushqimore, të më shumë se 12% të popullatës, nuk e di se çfarë emri ti vendosim. Çdo cent që do paguhet tepër në sektorin e ndërtimit do të jetë një fitim i pastër drejtpërdrejtë në xhepat e sipërmarrësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco