Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës me...3 lekë

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës me...3 lekë

17:43, 18/05/2022
A+ Aa A-

Bordi i qeverisë ka caktuar çmimet e reja për karburantin. 

Çmimi i një litër naftës është ulur me 3 lekë.

Nga 237 lekë/litër që ishte, nga pasditja e sotme, ora 18:00, një litër naftë do të shitet me 234 lekë për litër.   

Një litër benzinë do të shitet me 237 lekë. 

Ndërsa çmimi i gazit do të jetë 90 lekë/litri. 

Njoftimi
Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco