Keni nevojë për një ndryshim? Po vjen Next to Vala Mar...

Keni nevojë për një ndryshim? Po vjen Next to Vala Mar...

09:22, 14/05/2022
A+ Aa A-

Pas suksesit të Vala Mar Residences, ku shërbimet e ndryshme që ofrohen, facilitetet në kompleks dhe hapësirat e gjelbra janë të prekshme, një tjetër rezidencë me vila dhe apartamente po i shtohet bregdetit të Adriatikut për t’u kthyer në destinacionin e ri.

Next to Vala Mar... po vjen edhe me më shumë mundësi për të gjithë, më i madh dhe me një pafundësi shërbimesh dhe ambientesh argëtimi në plazhin e bukur të Hamallajt. Kjo zonë është shndërruar në pak vite në një destinacion të lakmuar për të pushuar dhe për të jetuar, falë natyrës që të ofron si dhe për vijën e gjatë e të gjerë bregdetare.

Do dëshironit të zgjoheshit çdo ditë pranë detit dhe të shijonit kafen e mëngjesit në ajër të pastër?  Po shëtitjet e gjata dhe hapësirat e pafundme për fëmijët duke ju dhënë atyre lirinë e dëshiruar? Të gjitha në një vend të vetëm, dedikuar në emër të një jetese sa më cilësore dhe relaksuese.

Është menduar deri në detaje në projektin e ri, me dëshirën që çdo moshë të gjejë veten dhe të shijojë të jetuarit brenda një rezidence. I konceptuar për të plotësuar kërkesat e banorëve dhe mbi të gjitha për të sjellë një stil tjetër jetese, ky kompleks është pozicionuar në një nga zonat më të bukura të Adriatikut, pranë relaksit që ofron natyra dhe deti. Next to Vala Mar po ndërtohet shumë pranë kryeqytetit, midis portit kryesor në vend dhe aeroportit ndërkombëtar.

Image

Kompleksi do të ofrojë tipologji të ndryshme për të banuar, apartamente me sipërfaqe të vogla, apartamente të mëdha, vila të vogla dhe vila të mëdha me pishinë. Krahas hapësirave të gjelbra edhe rekreative, Next to Vala Mar po vjen edhe me një aquapark, dedikuar të apasionuarve pas aventurave, beach-bare, restorante, supermarket, mjedise sportive, qendra për kujdes estetik dhe parkim.

Risia e këtij projekti i cili e bën edhe më shumë tërheqës dhe të admirueshëm është një hapësirë ujore për mjetet lundruese që do të përshkojë  gjithë kompleksin dhe do ketë akses direkt në det. Ashtu si edhe në projektin e parë, kompleksi do të ndërtohet me materialet dhe teknologjinë e fundit duke ndjekur dhe zbatuar standardet më të larta të ndërtimit, për një jetesë sa më komode dhe të qetë, kjo edhe falë shërbimit të sigurisë së lartë 24/7. 

Duke qenë në një zonë me një distancë të afërt dhe me infrastrukturë, shtëpia e zgjedhur në Next to Vala Mar është më e thjeshtë për t’u frekuentuar dhe për t’u përdorur. Dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes dhe familjes është pikërisht një shtëpi buzë detit si alternativa ideale për “arratisjet” larg përditshmërisë së zhurmshme.

sales@balfinrealestate.al /+355 69 801 4999

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco