KAFE SHQETO/ Rritja e çmimeve rëndon buxhetin familjar, flet eksperti i ekonomisë Klodian Muço

KAFE SHQETO/ Rritja e çmimeve rëndon buxhetin familjar, flet eksperti i ekonomisë Klodian Muço

12:29, 12/05/2022
A+ Aa A-

Disa ditë më parë u diskutua rritje e çmimeve të produkteve të shportës që kapin vlerat e plus 20%, madje edhe për produktet e bulmetit.

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ për të diskutuar lidhur me këtë çështje ishte eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Një shembull konkret për të 'parafrazuar' gjithë situatën e vendosur nga qeveria e vendit ishte dhe çmimi i kilogramit të qershive që kap vlerën në statosferë prej 25 euro ose 30 mije lek të vjetra.

Zoti Muço ka treguar se frutat e tilla vijnë nga vendet e tjera dhe importohen në Shqipëri kështu që nuk pasqyrohet vetëm çmimi i vendit tonë por edhe i shteteve të huaja.

Image

"Edhe pse kemi 30 vite që diskutojmë muhabetin e bujqësisë pjesën dërrmuese në balancën e vlerës me të sasisë shikojmë se edhe këtu e kemi një balancë negative, ku 19.4% në kontributin e prodhimeve që kap shifrat bruto, përsëri është i pamjaftueshëm për të garantuar konsumin e brendshëm me forcat tona le të themi. Pra, ky çmim pasqyron këtë problem".

Moderatori i programit, Flavio Qarri gjithashtu e ka komentuar këtë situatë sa i përket produkteve ushqimore ku rritja e çmimeve po vazhdon dita ditës dhe plot 640 mijë familje të varfëra nuk mund ta përballojmë.

"Po ta krahasojmë këto raportet shqiptare themi se situata është mjaft e vështirë. Situata ekonomike është rënduar shumë por unë dua t’ju jap një shembull më konkret. Shporta e konsumit në vende të ndryshme evropiane ndryshon në bazë të çmimeve, pasi disa kanë më shumë disa kanë më pak produke pra nga 15 deri në 20 të tilla. Në këto produkte që bëjmë pjesë tek shporta e konsumit kemi një rritje ku në shumicën e rasteve çmimi shkon deri në 17% më shumë se ai fillestari, buka 16% apo veza 20% ,më shumë. Sot nëse familjet shqiptare duan të konsumojnë të njëjtat produkte si vjet me një çmim më të ulët duhet një rritje prej 6200 lekë më shumë, shifër kjo e publikuar nga INSTAT"-u shpreh Muço.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco