Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Forumi Ekonomik i Tiranës, Grupi BALFIN ndër të ftuarit kryesorë për të ndarë përvojën

Forumi Ekonomik i Tiranës, Grupi BALFIN ndër të ftuarit kryesorë për të ndarë përvojën

15:29, 11/05/2022
A+ Aa A-

Zv. Presidentja e pasurive të paluajtshme të Grupit BALFIN, Ardiana Sokoli, dhe Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa, morën pjesë në edicionin e 4-të të Forumit Ekonomik të Tiranës të mbajtur më 10 maj. Dy drejtuesit e lartë u ftuan si folës mes shumë liderëve të shquar të biznesit, për të diskutuar rreth Konsolidimit Bankar, Pasurive të Paluajtshme dhe Turizmit.

Dy përfaqësuesit e Grupit BALFIN në këtë event referuan gjatë mbi sfidat, trendet dhe zhvillimet aktuale me të cilat po përballen sektorët respektivë, si dhe hapat që aktorët po ndërmarrin.

“Vitet e fundit, sektori i Pasurive të Paluajtshme është udhëhequr nga disa tendenca sipas kërkesave të aktualitetit të ndikuara nga disa faktorë. Grupi BALFIN ka qenë gjithmonë po aq i guximshëm dhe i matur në investimet e reja duke kryer paraprakisht një studim tregu, i cili përveç ofertës fokusohet edhe në preferencat e klientëve potencialë”, tha Zv. Presidentja e Pasurive të Paluajtshme, Ardiana Sokoli.

Image

“Tirana Bank ka bërë një kthesë rezultatesh kryesisht për shkak të ndryshimit drastik të strategjisë së biznesit. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rritjes, siç dëshmohet nga norma dyshifrore e rritjes së aseteve totale, kredive dhe depozitave gjatë 3 viteve të fundit. Jemi vigjilentë edhe për mundësitë që dalin nga një konsolidim i mundshëm në industrinë financiare, në sektorin bankar në veçanti,” tha Dritan Mustafa, Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank.

Forumi Ekonomik i Tiranës është një takim i nivelit të lartë i liderëve me më tepër ndikim në politikë, biznes dhe intelektualveë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të adresuar sfidat urgjente me të cilat përballet aktualisht Shqipëria dhe bota. Forumi ofron një mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar sfidat kryesore të rritjes, për të mësuar nga përvojat e politikave në vende të tjera, për të mbështetur adoptimin e praktikave të inovacionit social të korporatave në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimesh dhe politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.

Si një ndër grupet më të suksesshme dhe më të mëdha në rajon, Grupi BALFIN përbën një aktor të rëndësishëm të ekonomisë dhe një kontribues të rregullt të Forumit Ekonomik të Tiranës dhe organizmave të tjerë të ngjashëm.

Image

Grupi BALFIN ka raportuar të ardhura bruto të pakonsoliduara prej 639 milionë euro për vitin 2020.

Grupi u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, dhe aktualisht ndodhet dhe operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Holandë. Grupi ka rreth 6,000 të punësuar dhe aplikon standarde të korporatave më të mëdha ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco