Ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto u diskutua për rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetrit ku në lidhje ‘Skype’ ishin Donjaldo Hoxha, drejtori ekzekutiv pranë shoqatës industrisë së përpunimit të qumështit dhe Eugen Musta ekspert ekonomie.
Gjatë këtyre ditëve, produktet e shportës janë rritur me mbi 20% krahasuar me shifrat e ditëve të mëparshme, duke bërë të mundur që edhe produktet e bulmetit të pësojnë një rritje drastike të çmimit gjithashtu. Por sa ndikon kjo në importin e vendit tonë?
Hoxha u shpreh se ka disa muaj që një situatë e tillë është e pranishme në produktet e tilla, madje ata ju kanë bërë thirrje organeve përkatëse për të ndërhyrë menjëherë në mënyrë që kjo rritje të mos ndodhte.
"Aktualisht sot që ne flasim tregu po operon me të tilla produktesh që e kanë koston e lartë, ku nëse do të bënim një analizë të thjeshtë të prodhimit të qumështit themi se ka një rritje të shpenzimeve, duke u shtuar koston në mënyrë të frikshme, si psh energjia elektike. Të gjitha këto kosto të shtuara për fermerët shqiptarë kanë bërë që tashmë të kemi një çmim të ri të këtyre produkteve, ku nëse më parë ky çmim ka qenë deri në 60 lekë pa TVSH, tashmë ai blihet shumë më shtrenjtë varur nga zona apo cilësia. Ky çmim i ri ndonëse është më i lartë se zakonisht sërish është i papërballueshëm për situatën në të cilën ndodhet".
Sakaq, zoti Musta u shpreh se problem kryesorë i gjithë kësaj situate është mbështetje e fermerëve nga qeveria.
“Ne shohim që kemi një rënie në mbi 50% të rënies së gjëse së gjallë, rënie kjo e reflektuar edhe tek industria e përpunimit. Ne kemi parë edhe tek tregjet tona që kompanitë prodhuese shqiptare nëse lexojnë në etiketën e prodhimit shohim se qumështi në të vërtetë është prodhuar ne Serbi dhe jo në Shqipëri. Kjo niset me një adresim të subvencioneve të fermerëve në rritjen e kujdesit për gjëne e gjallë dhe përfitimit që ata kanë nga kjo industri Psh, Amerika sunvecionon më shumë qumështin, apo Eurapa e cila ka një fakt mjaft interesant ku për çdo lopë mer nj subvencion prej 2 euro në ditë, vlerë kjo më e madhe se 1.2 miliard e popullsisë botërore".
© SYRI.net