Abuzimi me çmimet, sa i sigurt është monitorimi? Shano: Qeveria po kufizon lirinë ekonomike

Abuzimi me çmimet, sa i sigurt është monitorimi? Shano: Qeveria po kufizon lirinë ekonomike

14:21, 04/04/2022
A+ Aa A-

Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve.

Subjektet e shumicës që nuk respektojnë vendimet e bordit do të penalizohen me gjoba deri 10 mln lekë, ndërsa për tregtarët e vegjël masa administrative do të jetë 2 mln lekë.

Përsëritja e shkeljeve do të dënohet me mbyllje të aktivitetit deri në sekuestrimin e mallit.

Sakaq ndaj bizneseve tregtuese të produkteve të shportës që nuk respektojnë marzhin e fitimit të përcaktuar nga bordi i transparencës do të zbatohen masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit dhe sekuestrimin e mallit kur shkelja përsëritet.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë e cila prek drejpërdrejt xhepat e çdo shqiptari ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Dritan Shano, ekspert ekonomie.

“ Më duket sikur ky akt normativ është shkruar ne 1995 nga Enver Hoxha dhe njerëzit e tij. Sepse në ato momente ekonomisë ju hoq liria. Për mendimi tim është shkelur neni 11 i kushtetutës sipas të cilit ekonomia e tregut shqiptar bazohet në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimatrisë ekonomike. Qeveria po e ben këtë gjë në gjithë këto vite, edhe me pandeminë e ka bërë dhe të gjitha këto kanë kthyer mbrapsht Shqipërinë para viteve 90. Kjo është një ekonomi e centralizuar dhe bie brenda asaj kornize mbi të cilën egzsiton ideja e të majtës në Shqipëri që cenon lirinë, pronën private e me radhë. Kjo gjë tregon se operatorët ekonomik janë të papërgjegjshëm , katila, maskarenj dhe vetëm qeveria është më e ndershmja dhe është ajo që kujdeset për egzistencën e popullit shqiptar. Ështe e turpshme kjo që po ndodh!“, u shpreh Shano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco