‘Wizz Air’ alokon avionin e 9-të në bazën e Tiranës, i cili mundëson 3 destinacione të reja, nga aeroporti i Tiranës në Lion të Francës, Nuremberg të Gjermanisë dhe Varshavë të Polonisë. Tarifat janë më të ulëtat, duke filluar nga 19,99 euro.
Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë dhe më e gjelbërta në Evropë, njoftoi sot alokimin e avionit të saj të nëntë në bazën e Tiranës. Avioni i ri do t'i bashkohet flotës, duke mundësuar fillimin e 3 destinacioneve të reja nga aeroporti i Tiranës.
Tarifat fillojnë nga 19,99 euro, ndërsa synimi është shtimi i sa më shumë destinacioneve, me tarifa sa më të ulëta.
“Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air. Ne po shtojmë tre destinacione të reja të rëndësishme: nga Tirana në Lion të Francës, Nuremberg të Gjermanisë dhe Varshavë të Polonisë. Ne jemi të sigurt se tarifat ultra të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyer i linjave, do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për pasagjerët”, Evelin Horváth, Wizz Air Network Officer.
Ndërsa kapacitetet e aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do të zgjerohen për të pritur më shumë pasagjerë, duke ofruar edhe mundësi të reja punësimi.
Kompania Wizz Air do të vazhdojë të operojë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës.
Së bashku me 3 shërbimet e reja që do të shtohen në korrik dhe shtator, Wizz Air tani ofron 41 linja në 14 vende nga Tirana.
© SYRI.net
Ok shume mire! Po pse jeni kundra Mini Ballkanit atehere? Zgjerimi i nje kompanie jo shqiptare siç eshte WizzAir me seli qendrore ne Budapest eshte hiç o me pak se gazi rus/ putin. Ju vjen mire ne fillim po do dhembi shume kur te terhiqet. Do kerkoni Airalbanian dhe Albawings kompani te regjistruara ne shqiperi, qe paguajne taksat ne shqiperi qe eurot ngelin ne shqiperi, qe te punesuarit jane shumica shqiptar ( sa per stjuardesa ka po aq apo me shume veç e veç Airalbania dhe Albawings. Kush ja jep kte priviligj Wizz? Dihet KM qe vetem do te shuaj apo mbylle gojen opozites nen faktin pozitiv qe shqiptaret udhetojne me lire. Po nuk do te udhetonin po aq lire shqiptaret nese KM nuk do fuste influencen e tij???? Nje pyetje ne kte menyre qe operon Wizz ne shqiperi mund te operonte Airalbania apo Albwings ne Budapest? Dmth nga Budapesti te operobte ne vendet europiane ? Kurrrrre. Bejani Blendi Fevziut kte pyetje tja bej asaj zonjes nga Maqedonia e Veriut qe dha konference shtypi dje. U shuan shqiptaret te dirigjojne. Peshqesh nga KM skane faj.