Çmimi i naftës është rritur përsëri në Kosovë

Çmimi i naftës është rritur përsëri në Kosovë

07:12, 31/03/2022
A+ Aa A-

Pas uljes së çmimit për disa ditë, çmimi i naftës është rritur përsëri në Kosovë. Një litër naftë tani kushton nga 1.59 euro deri në 1.69.

Dita e sotme nuk ka filluar aspak mirë për të gjithë shoferët në Kosovë. Mëngjesin e sotëm çmimi i karburanteve është rritur jashtëzakonisht shumë.

Në shumë prej pompave të derivateve në vend çmimi për litër në diesel ka arritur në 1.69 cent, kurse për Benzinë deri në 1.59 cent.

Edhe pse në mbarë botën pati rënie deri në 6% të çmimit të përgjithshëm të derivateve, në Kosovë kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Naftëtarëve është thënë gjithmonë se çmimi i derivateve në vend përcaktohet në bazë të Berzës dhe OPEC, por pavarësisht uljes së çmimit nga këto të dyja tek ne qytetarët janë duke u furnizuar me çmime ekstreme.

Lidhur me mosuljen e këtyre çmimeve kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve nuk ka dashur të përgjigjet një ditë më herët kur është pyetur se pse nuk po bëhet ulja e çmimit si në të gjitha vendet e tjera.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në botë ka shënuar rritje të madhe. Në Kosovë arriti në vlera rekorde prej mbi 1.8 euro.

Nga Shoqata e Naftëtarëve kanë paralajmëruar se s’do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve deri në përfundim të luftës në Ukrainë.

Të martën u raportua për rënie të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të avancimit të bisedimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Ngritja tejet e lartë e çmimit të derivateve nisi pikërisht kur Rusia filloi sulmet ndaj Ukrainës.

Me të vazhduar këto sulme, çmimet veçse rriteshin edhe më tepër.

Ndryshe para dy ditëve çmimi në litër për diesel ishte 1.55 cent kurse për Benzinë 1.30 cent./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco