Rritet me 2 mijë lekë paga minimale nga 1 korriku, Zusi: S’duhej bërë me VKM, por me konkurrencë në treg

Rritet me 2 mijë lekë paga minimale nga 1 korriku, Zusi: S’duhej bërë me VKM, por me konkurrencë në treg

21:00, 21/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit të Agrobiznesit Alban Zusi në një intervistë me moderatoren Klaudja Karabolli në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv, ka komentuar faktin se nga data 1 korrik pritet që të rritet paga minimale me 2 mijë lekë.

Zusi theksoi se rritja e pagës minimale nuk duhej bërë me VKM, por me konkurrencë në treg.

“Nuk ka nevojë për rritje të pagave, por sipërmarrësit duhet ta kuptojnë se duhet të rrisin pagat, se përndryshe ikin punëtorët. Pagat nuk rriten me VKM, por me konkurrencë në treg. Ka mungesë të fuqisë punëtore për sipërmarrjet e shumë punëtorë janë duke ikur jashtë vendit.

Nga ana tjetër, kemi rritje të çmimeve me shpejtësi. Qeveria duhet të ruajë standardin e jetesës për qytetarët. Ndoshta ne bëjmë që më shumë njerëz të ikin nga Shqipëria, derisa taksat rriten e kosto e jetesës sa vjen e shtohet”, deklaroi Zusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco