Yzeiraj: Familjet shqiptare po goditen me çmime të larta për produkte jetike për konsum

Yzeiraj: Familjet shqiptare po goditen me çmime të larta për produkte jetike për konsum

21:24, 19/01/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Endrit Yzeiraj, në një intervistë në emisionin Këndi i Pano Sokos në Syri Tv, ka komentuar situatën ekonomike në vendin tonë.

Yzeiraj theksoi se familjet shqiptare po goditen me çmime të larta për produkte jetike për konsum.

“Familja shqiptare harxhon 40 përqind të të ardhurave të saj për ushqim. Familjet shqiptare po goditen me çmime gjithmonë e më të larta për një pjesë të produkteve që janë jetike për konsum. Familjet e pasura janë rritur pak ose aspak. Rroga mesatare e shqiptarëve në vitet e fundit është rritur shumë pak.

Shqiptarët në 10-12 vjet kanë rroga mesatare dhe tani po përballen me çmime shumë të larta. Financat publike ka shumë rëndësi që të jenë të shëndosha, por se qeveria ka shumë borxhe. Rritja ekonomike në vend është në nivele shumë të vogla. Pasuria në Shqipëri po përqendrohet”, u shpreh Yzeiraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco