Nuk mund të blini më makina jashtë vendit nëse janë më të vjetra se ...

Nuk mund të blini më makina jashtë vendit nëse janë më të vjetra se ...

11:35, 13/01/2022
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndryshon rregullat për importin e makinave nga jashtë. Tashmë nuk do të lejohet të importohen nga jashtë makinat të cilat kanë vjetërsi më të madhe se viti 2007.

Njoftimi nga DPSHTRRR:

Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër:

Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;

Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bashuk Biba13/01/2022 14:48

kerkohen patronazhiste per zgjedhje jo me te vjetra se 25 vjece i garantohen para dhe udhetime turistike me guide partiake dhe i rruhet ,.....anonimiteti edvin Cazzo..s

Shto koment

Denonco