Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO-SYRI TV/ 388 mln euro detyrime, fatura stratosferike e gabimeve të qeverisë

VIDEO-SYRI TV/ 388 mln euro detyrime, fatura stratosferike e gabimeve të qeverisë

11:57, 10/01/2022
A+ Aa A-

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka akumuluar 388 milion euro detyrime si pasojë e humbjeve në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Shuma më e madhe që qeveria duhet të paguajë është 108 milion euro, ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, pas mbylljes së Agon Channel. Shteti shqiptar ka qenë i paditur në 14 çështje, nga të cilat ka fituar vetëm 4, çka vendos në dyshim mënyrën sesi qeveria menaxhon kontratat

SYRI TV

Shteti shqiptar ka akumuluar një detyrim prej rreth 388 milionë euro nga humbjet e regjistruara në Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar gjatë periudhës 2015-2020, kohë në të cilën drejton qeverinë kryeministri Edi Rama.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se ky detyrim është krijuar nga dështimi në proceset gjyqësore të 5 çështjeve të Arbitrazhit. Një prej tyre është humbja e qeverisë Rama përballë biznesmenit italian, Françesko Beketi. Shqipëria detyrohet t’i paguajë ish-pronarit të “Agon Channel” një vlerë prej 108 milionë euro, pa përfshirë shpenzimet gjyqësore. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ka për ta zbatuar vendimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar kundër Beketit.

Por, kjo kokëfortësi e kryeministrit dhe qeverisë së tij rrezikon të rëndojë akoma më tej taksat e qytetarëve, për shkak të vlerës së kamatëvonesave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi rezultatet e auditimit të zhvilluar në institucionin e Avokaturës së Shtetit, ku ka konstatuar një seri të gjatë parregullsish sa u përket çështjeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Vendimet e gjykatave ndërkombëtare bëhen të ekzekutueshme pasi të shprehen Gjykata e Apelit në Shqipëri. Sipas audituesve, Avokatura e Shtetit në thuajse të gjitha rastet nuk ka asnjë dijeni nëse gjykatat shqiptare të nivelit të dytë janë shprehur apo jo për ekzekutimin e këtyre vendimeve, me një faturë stratosferike prej afro 400 milionë euro.

KLSH konstaton se: “Avokatura e Shtetit nuk dispononte informacion të plotë mbi njohjen e këtyre vendimeve pranë Gjykatave të Apelit vendase, si dhe ecurisë së ekzekutimin të tyre. Kjo si rrjedhojë e mosthirrjes në gjykim nga këto gjykata apo dhe nga institucionet respektive si palë e interesuar”. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga auditimi rezultoi se, në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar shteti shqiptar ka qenë si palë e paditur në 14 çështje gjyqësore. Nga këto rezultoi se janë gjykuar dhe dhënë vendimet për 9 çështje ndërsa 5 prej tyre presin gjykimin pranë këtyre gjykatave. Shteti shqiptar ka qenë palë e paditur në 14 çështje në gjykatat ndërkombëtare dhe arbitrazhin shqiptar, nga të cilat ka fituar vetëm 4 raste, duke dëshmuar për një problematikë shumë të madhe në mënyrën se si qeveria menaxhon kontratat, sidomos me kompani të huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arqile10/01/2022 15:03

Ku eshte SPAK ose spurdhjaku me kete palaco te meret jk propagande me kimeten .

Shto koment

Denonco