Ora policore vendim absurd, goditje ndaj bizneseve. Vaksina me detyrim anti-kushtetuese

Ora policore vendim absurd, goditje ndaj bizneseve. Vaksina me detyrim anti-kushtetuese

22:47, 15/12/2021 Nga Pano Soko
A+ Aa A-

Këndi i Pano Sokos - SYRI TV

Në rafinerinë e naftës u përfitua barbarisht, u mbyt në borxhe dhe falimentoi
Javën që shkoi në media u publikua një lajm që na lajmëronte se Rafineria e naftës në Ballsh do të shitej për skrap. Banka që e kishte në pronësi vendosi që ta nxirrte në shitje, si skrap pasi askush nuk kishte pranuar që të investonte në të.

800 punonjesve te mbetur te rafinerise iu premtua nje page minimale per nje periudhe te caktuar kohe dhe kaq. Vendi ynë humbi një aset strategjik që për kaq kohe kishte prodhuar te ardhura per vendin dhe per qindra, pse jo dhe mijera familje të zonës aty.

Nje vit perpara privatizimit te saj, rafineria ishte nje aset qe realizoi rreth 6 milion USD fitim. Dhe këtë e realizoi pasi pagoi rreth 35 milionë USD taksa në shtet, pagoi rreth 2500 të punësuar (natyrisht të punësuarit ishin shumë me tepër nga ç’nevojiteshin, sepse politika e përdorte dhe atëherë si tani, për interesa të saj, por që gjithsesi ishin familje qe mbaheshin me buke, merrnin nje rroge e conin ne shtepi), edhe pasi solli gjithe keto perfitime, u vendos të privatizohej.

Dhe nga këtu nisi numërimi mbrapsht per rafinerine. Rafineria gjate kohes se privatizimit, kaloi nga nje dore perfituesish te tjetra, nga nje dore zhvatesish te tjetra. Kompani “te huaja” me pronare shqiptare qe vinin dhe e perdornin rafinerine per te perfituar barbarisht. Nuk e perdornin per te fituar nga nje biznes normal qe do te ishte shume fitimprures dhe ashtu, por jo. Ata, si kleptomane patologjike, e perdoren per te grabitur para nga taksat, nga bankat, nga furnitoret..dhe me e keqja nga puntoret. Nuk iu jepnn pagen puntoreve dhe leket e pagave i fusnin ne llogarite e tyre neper bankat offshore. Aty ku zhduknin dhe parate e taksave te papaguara, parate e kredive te pashlyera. As e vrisnin mendjen per rafinerine, per mirembajtjen, per vijimin e punes. E lane te degradonte ashtu, duke e mbytur ne borxhe dhe detyrime te papaguara..

Derisa falimentoi. Dhe ketu nis seria e dyte e zhvatjes. Tashme nga zhgabat dhe sorrat qe i versulen kermave te mbetura, nga nje kafshe qe kane ngrene grabitqaret e tjere para tyre.

Kompania ARMO ne momentin e falimentimit kishte diku tek rreth 700 milione Euro detyrime, ku rreth 300 milionë dollarë ishin detyrime ndaj shtetit shqiptar, drejtorise se tatimeve, drejtorise se doganave, OSHEE, Ujesjellësit Fier, e nje tufe institucionesh.

Në Kodin e Procedurës Civile përcaktohet qartë radha e kreditorëve preferencialë, të cilët kanë të parët të drejtën për të marrë paratë për ekzekutimin e mallit: punonjësit, autoritetet fiskale, kompanitë publike, bankat e më pas palët e treta të lidhura me kompaninë. Por në rastin e ARMO-s, Kodi i Procedurës Civile nuk është respektuar dhe asetet e kompanise nuk u moren ne sekuestro nga autritetet shteterore, por nga banka.

Pse?

Përgjigjja është e thjeshtë. Korrupsion. Zyra e regjistrimit të pasurive në Mallakastër, edhe pse ka marrë një kërkesë për vendosjen nën sekuestro të pronave të ARMO-s në uzinën e Ballshit nga ana e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, nuk ka marrë asnjë veprim për kufizimin e pronësisë.

Po ashtu edhe Drejtoria e Tatimeve nuk i ka nisur asnjë shkresë përmbaruesit që zhvilloi ankandin për t’i vënë në dijeni radhën që kishte si kreditor preferencial dhe të kërkonte anulimin e shitjes.  

Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, e cila e kishte të vendosur masën e sekuestros në rafinerinë e Ballshit dhe është njoftuar nga përmbaruesi për të drejtën e pronësisë, por nuk ka kthyer asnjë përgjigje në adresë të shoqërisë permbaruese duke hequr dorë në mënyrë vullnetare nga rradha për të marrë ajo ARMO-n në zotërim.

Albpetroli nga krahu tjetër as ka marrë njeri mundimin ta njoftojë, që po kryhet një procedure likuidimi, edhe pse ARMO i kishte Albpetrolit diku tek 40 milionë Euro borxh. Sepse dhe Albpetroli kishte të drejtën për të kërkuar paratë e borxhit, por nuk u njoftua fare.

Pra ka qenë një skemë e sinkronizuar në mënyrë perfekte që asnjë nga institucionet shteterore që kishin radhën sipas ligjit për ta sekuestruar të parat rafinerine, pra përpara bankes, të mos e bënte atë.

Dhe pamundesia per te ri-shtetezuar dhe nje here rafinerine, firmosi dhe vdekjen e saj, e cila natyrisht kaloi neper nje agoni disa vjecare, me shpresa te rrema qe iu jepeshin punonjesve te saj thjesht sa per t’i mbajtur larg protestave dhe larg grevave te urise. Perfundimisht ata punonjes i kane humbur tashme leket e papaguara te pagave.

Njëkohësisht firmosi dhe mbylljen njëherë e mirë të premisave që shteti shqiptar te marri leket e taksave te papaguara. 390 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve, doganave, OSHEE, Albpetrol, Ujesjellsit Fier tashme mund te quhen dhe ligjerisht te humbura. Dhe askush nuk mbajti asnje pergjegjesi. Askush!

Kur nje dyqan i vogel nuk paguan taksat, drejtoria e tatimeve ia mbyll dyqanin dhe i sekuestron dhe mallin, pa shumë ceremoni.

Kur nje familjar ne nevoje nuk paguan dritat, OSHEE i pret dritat dhe as e vret mendjen nese ai ka apo s’ka te paguaje dhe i con dhe permbarimin madje.

E njëjta gjë me ujin.

Por kur bëhet fjalë për 300 milionë USD, të gjithë këta papritur s’bëhen të gjallë. Sepse në Shqipëri, për të dobëtit ka ligj. Për të fortët ka procedura administrative..

Kriptomedhat
Vitin që shkoi, Shqipëria u bë vendi i tretë në Europë që lejoi me ligj tregtimin e kriptovalutave në vendin tonë.

Pas Maltës dhe Francës, tashmë dhe Shqipëria do të licensonte pika të veçanta për tregtimin e kriptovalutave. Këtë vit u plotesua gjithe kuadri ligjor me rregulloret perkatese nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare dhe tashme jemi gati per te filluar aktivitetin e licensimit te subjekteve qe do te merren me transaksionet e kriptovmonedhave. (Bitcoin siç mund ta keni degjuar ndryshe. Por qe jane shume me shume se vetem Bitcoin, por gjithsesi ju premtoj qe ne emisionin e radhes do te bej nje ekspoze me te zgjeruar te gjithe ketij akiviteti)

Natyrisht, nese do te ishim nje vend tjeter, me nje nivel tjeter te funksionimit te shtetit, ky do te ishte nje lajm i mirepritur, pasi personalisht i gjykoj kriptomnedhat si nje realitet i ri i se ardhmes, por qe kane nje probabilitet shume te larte qe ne vendin tone te zeje vend vetem pjesa e erret e tyre.

FMN ishte e para që shprehu shqetësimin e saj në lidhje me këtë çështje.

“Shqipëria i ka pak të zhvilluara tregjet financiare virtuale, por miratimi i një kuadri rregullator për kriptovalutat mund të rrisë rreziqet për pastrimin e parave dhe luftën kundër terrorizmit” vuri në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të ekonomisë shqiptare.

Monedhat virtuale janë një lloj aktivi virtual, thelbësisht të varur nga teknologjia e regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT), të cilët i japin përdoruesit të drejta përfitimi, pronësie ose mund të përdoren si instrument pagese apo mjet utilitar, në procesin e blerjes së produkteve apo të shërbimeve.

Nëpërmjet teknologjisë mund të kalosh pa filtrat tradicionale aksionet e një biznesi, hipotekën e shtëpisë, sigurimin e pronës, transferta parash apo transfertat e emigrantëve, duke shmangur kostot qe keto transaksione kane mbartur deri me sot. Dhe deri ketu, cdo gje ok. S’ka asgje te keqe qe njerezit te perpiqen te kene sa me pak kosto ne transaksionet e tyre. Por, kjo ka dhe nje ane te erret. Po ne te njejten menyre shmangen dhe  sinjalizuesit e fenomenit të pastrimit të parave. Këtë funksion e kryejnë aktualisht bankat ose shoqëritë financiare që duhet të njoftojnë në kohë reale autor4itetin e pastrimit teparave për transaksione mbi 10 000 euro, ashtu si dhe noterët që e kanë të detyrueshme të njoftojnë, në rast dyshimi për pastrim parash ne ndonje nga aktivitetet qe ata asistojne.

Për ta kuptuar më qartë le ta thjeshtojmë.

Ne sot qe flasim, transferimi i parave nga nje person tek nje tjeter behet duke kaluar disa filtra, te cilat jane te nevojshme per te kontrolluar kush eshte burimi i parave, kush eshte aktiviteti nga i cili jane krijuar dhe te tjera si keto, te cilat sigurojne qe parate nuk vijne nga burime te paligjshme, pra nuk jane para korrupsioni, para droge, por me e rendeishmja, qe nuk jane para qe shkojne per te financuar terrorizmin.

Me ligjerimin e kembimit të kriptomonedhave, këto filtra rrëzohen të gjitha. Transferimi kryhet në errësirë të plotë, nga personi i parë tek personi i dytë, askush nuk verifikon as nga vijne keto para, as kush po i dergon apo kush po i merr dhe as per çfarë qëllimesh po i merr. Shumë shtete të zhvilluara europiane, shumë më të fortë se në qofte ne teknologji apo ne zbatimin e ligjit apo funksionimin e institucioneve, nuk e kane ligjeruar ende transaksionimin e kriptomonedhave, pikerisht sepse e gjejne shume te veshtire procesin e kontrollit, ndersa Shqiperia i parapriu te gjitha ketyre vendeve dhe vendosi ta ligjeroje.

A është diçka e rastësishme, apo ka diçka në prapavijë?

Unë dyshoj se është e rastësishme. Alarmi me të cilën u shpreh FMN-ja, e cila zakonisht perdor nje gjuhe te drunjte diplomatike, ma konfirmon dushimin qe kam pasur qe ne fillim kur kjo iniciative u prezantua.

Dyshimi eshte qe tashme parate ne Shqiperi nuk do te vijne me me Toyota Yaris, pra nuk do te vijne me cash, te fshehura ne karroceri makinash, apo bagazhe autobuzash, por do te vijne nepermjet kriptomonedhave, te cilat do te kembehen lehtesisht ne pikat e transaksioneve, pa shqetesimin me te vogel, se dikush po i kontrollon, a po iu kerkon llogari ku i gjete, si i gjete, cfare do besh me to.

Aktualisht Shqiperia eshte vendi me i ekspozuar ndaj pastrimit te parave, sic e percakton Moneyval qe eshte institucioni europian pergjegjes per luften ndaj pastrimit te parave. Dhe per koincidence, ky vendi me i ekspozuar, vendos te ligjeroje transaksionet me kriptomonedha.

Rastësi?

FMN dyshon. Une kam bindjen se s’eshte fare rastesi. Duke pare penetrimin qe paraja e piste ka bere ne Shqipëri, jam gati i bindur që kjo nuk është rastësi.

Ajo që pres ne fakt eshte qe pas kesaj, edhe me shume kulla te ndertohen ne Tirane, edhe me shume do te vazhdoje te betonizohet bregdeti, edhe me shume paraja e piste e hashashit dhe drogerave te tjera te zaproje SHqiperine, krimi te behet edhe me i fuqishem, grupet kriminale te shtohen edhe me shume.. Edhe me shume shqiptaret te largohen nga Shqiperia.. 

Vaksinimi me detyrim
Nëse ka një njeri sot qe arrin të më tregojë se kush është logjika pas masave që propozon dhe miraton sot Komiteti Teknik i Eksperteve, unë i heq kapelen.

Vendime të tëra që fshihen pas gjoja ekspertizës shkencore, por që kur i sheh ne syrin e ftohte te logjikes, ato thjesht nuk bejne sens, por thjesht bejne dem. Ne nje tentative me teper per te relaksuar nje regjim politik, sesa per te rregulluar nje regjim shendetesor, vendimet qe dalin nga mbledhja e mendjeve shkencore te menaxhimit te pandemise, shpeshhere shkojne pertej non-sensit, shkojne deri ne absurd. Aq sa dhe mendja me pak intelektuale e mundshme e kupton qe vendimet e tyre vetem me shkencen nuk kane lidhje. Me politiken, ndoshta...

Që nga vendimi i fundit për bërjen me detyrim të vaksinës. Është thjesht anti-kushtetues, antiligjor, antihuman.

A duhet ta bëjmë vaksinën të gjithë!

Absolutisht po. Vaksina eshte i vetmi shpetim qe kemi nga kjo flame qe na ka zene. Edhe ata qe e kane kaluar semundjen, se i shtuan trupit te vet nje mbrojtje shtese, nuk iu ben keq. Prandaj une ju bej thirje te gjitheve qe shkoni beni vaksinen se eshte per te miren tuaj.

Por a duhen detyruar njerezit te bejne vaksinen me detyrim ose perjashtohen nga sherbimet publike apo shoqerore?

Absolutisht jo! Eshte antiligjore dhe antihumane. Njerezit do te marrin sherbime publike deri ne momentin qe paguajne taksat, dhe i marrin keto sherbime, jo se i leu ne zemer qeverise apo kryeministrit t’ua japi keto sherbime, por i marrin sepse paguajne taksa. Kryeministri mund t’ua heqi apo tua lejoje sherbimet njerezve si te doje, kur t’jua paguaje nga xhepi i vet taksat. Atehere po, mund tua heqi e tua leje si te doje sherbimet shteterore. Persa kohe qytetaret i paguajne taksat, do marrin deri ne nje sherbimet publike dhe ato shoqerore.

Por idea eshte e qarte askush nuk mund te detyroje askend per gjera qe i takojne shendetit te vet personal. Qeveria ka detyrimin t’ju siguroje te gjithe qytetareve aksesin tek vaksina dhe jo vetem e COVID, por tek te gjitha vaksinat (se meqe ra llafi, nuk e pashe qeverine te shqetesohej atehere kur vaksina e tetanozit mungoi me muaj te tere ne QSUT. Edhe nga tetanozi vdesin njerez, po qeveria nuk i detyron ata qe iu duhet te bejne vaksinen e tetanozit, te bejne vaksinen e tetanozit. Madje ajo, para ca vitesh,i la pa vaksine fare...) E pra qeveria ka detyrimin ligjor te kujdeset qe qytetaret te kene aksesin tek vaksinat dhe ketu mbaron detyra e saj.

Ashtu sikunder ka detyrimin te siguroje aksesin tek uji, por nuk i detyron dot te lahen me zor. Edhe nga moslarja vijne semundje bakteriale, virusale vdekjeprurese, por qeveria s’detyron dot askend të lahet, thjesht i siguron aksesin tek uji.

Ne kemi nje kushtetute ku populli e ka vendosur vete kush jane te drejtat universale te individit! Dhe kontrolli i jetes fizike nga qeveria nuk eshte ne asnje nga ato pika. Qeveria me mire te na tregoje se cfare beri me 500 milione eurot qe mori borxh per te ndihmuar njerezit dhe bizneset nga pasojat e krizes, por qe iu shperndau vetem 150 milione.

Çfarë bëri me 350 milionët e mbetur, këtë të na thotë qeveria. Lekët ku shkuan, atë të bëjë, të na thotë ku shkuan lekët.

Ora policore
Apo vendimi tjetër për mbajtjen e orës policore. Kush është logjika pas kësaj, përveçse kufizimi i pastër i lirisë themelore të lëvizjes së lirë? Kush është sensi, kur njerëzit gjatë ditës bëjnë mbledhje, bëjnë takime, shkojnë në stadium, shkojnë në mitingje, shkojne rrine ne lokale, kush eshte sensi i kufizimit te ores 11? Se përveçse mundësisë që iu jepet policëve të korruptuar ta përdorin për përfitim personal, me personat që kapin jashtë orarit, nuk shoh ndonjë të veçantë tjetër. Kjo edhe demi qe iu ka shkaktuar me mijera bizneseve. Keto shoh vetem..

Industria e bareve dhe restoranteve është industria më e goditur nga masa pa sens e orës policore. Pavarësisht se industria e shërbimeve janë kontributori me i madh ne tregun e punës, përsëri duket se kjo as i hyn në sy fare qeverisë, por vazhdon me masat e saj absurde.

Siç e shikoni dhe nga tabela e publikuar nga INSTAT, numri i të punësuarve në këtë industri vazhdon të jetë në rënie edhe pas hapjes që iu bë ekonomise dhe zgjerimit te fashes orare ne vitin 2021. Jane gati 40 mije te punesuar me pak ne kete sektor nga ç’ishin në 2019.

Çfarë mendoni se kanë bërë këta? Jua them unë, i gjeni nëpër maunet e Anglise, apo listat e lejeve te qendrimit te Eurostatit.

Dhe kjo është reflektuar dhe ne renien e frekuentimit, qe sivjet është gati 20% me pak se ne 2019, po sipas INSTAT. (dhe te mendosh qe fluksi i turisteve ishte gati sa ne 2019, por vetem prej fashes orare, frekuentimi i bareve ra me 20%).Dhe e gjitha ka derivuar ne humbjen e rreth 50 milione Eurove vetem per dy tremujoret e pare krahasuar me 2019. Natyrisht qe gjerat do te vijne duke u perkeqesuar ne tremujoret e tjere qe s’ka as turiste.

E pra e gjitha kjo për shkak të ca masave pa sens.

Thirrja ime është hiqini masat që s’bëjnë sens dhe që bëjnë vetëm dëm. Hiqeni këtë kufizimin orar se nuk bën asgjë, vetëm sa lë bizneset pa punë, ul vendet e punës, detyron njerëzit të ikin jashtë.

Kthejuni logjikës, sepse me këto masa absurde që po ndërmerrni, jeni ju që po ushqeni konspiracionin, po ia bëni tokën fertile, gati. Kthejuni logjikës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi16/12/2021 13:29

A duhet ta bëjmë vaksinën të gjithë! Absolutisht po. Vaksina eshte i vetmi shpetim qe kemi nga kjo flame qe na ka zene. Edhe ata qe e kane kaluar semundjen, se i shtuan trupit te vet nje mbrojtje shtese, nuk iu ben keq. Prandaj une ju bej thirje te gjitheve qe shkoni beni vaksinen se eshte per te miren tuaj. ……… Pano djali, meqe po i ben thirrje te gjithe qe te vaksinohen a mban ndopak pergjegjesi morale nqs nje person krejtesisht i shendoshe vdes disa dite ose disa muaj pas berjes se vaksines. Deri tani vetem ne BE kane vdekur mbi 31’100 vete dhe kane pasur efekte anesore reth 2’900’000 persona. E quan flame …..por nga kjo flame kane vdekur deri tani 5’350’000 persona nga 7’900’000’000 qe ka bota pra 0.0677 % e popullsise se botes. SERIOZISHT te duket kaq e rrezikshme ? Mos harro se nje pjese shume e madhe (mbi 90%) e personave kane qene te moshuar dhe kane pasur edhe semundje shoqeruese qe mund te kene qene shkak i vdekjes. Ndersa pas vaksinimit kane vdekur edhe persona mbi 15 vjec qe nuk kane pasur asnje semundje ne trup. A e ben dot bilancin rrezik perfitim ? Le te vaksinohet kush te deshiroje por mos nxit askend. Gjithsecili le ta marre vete parasysh rrezikun dhe te vendose sipas deshires se TIJ. A te mbron vaksina nga infektimi Pergjigjia JO A e pengon vaksina transmetimin e virusit Pergjigjia JO A te mbron vaksinimi nga vdekja Pergjigjia JO Mund te thote dikush se vaksinimi ul rrezikun e vdekjes. Rrezikun e vdekjes qe ka nje rrezikshmeri 0.0677 % mbas 2 vitesh PANIK MBARE BOTEROR.

Shto koment

Denonco