VIDEO-SYRI TV/ Ankimohet tenderi që fitoi ‘Fusha’ për rrugën lidhëse të Aeroportit Vlorë

VIDEO-SYRI TV/ Ankimohet tenderi që fitoi ‘Fusha’ për rrugën lidhëse të Aeroportit Vlorë

13:07, 08/12/2021
A+ Aa A-

Një nga 15 kompanitë pjesëmarrëse në garë ka ankimuar tenderin e dyshimtë të ndërtimit të rrugës lidhëse mes autostradës dhe aeroportit të Vlorës, i cili u fitua nga FUSHA SHPK. Kompania ‘Shkëlqimi 07' paraqiti ofertën më të ulët financiare në këtë garë, por u skualifikua në dyshimin se kompania mund të mos përmbushte standardet e kërkuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nga SYRI TV

Pak ditë pas shpalljes të fituesit të tenderit për rrugën lidhëse mes aeroportit të Vlorës me autostradën Levan-Vlorë, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë ka ankimuar tenderin. Ankesa është bërë ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar nga kompania ‘Shkëlqimi 07’, e cila ishte një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë duke dhënë ofertën më të ulët për ndërtimin e rrugës.

Kjo kompani, sipas dokumenteve të tenderit të publikuar pak ditë më parë nga SYRI TV, ofroi ofertën prej 140 milionë lekësh, ndërkohë që fondi limit ishte 267 milionë lekë. Kjo kompani, sipas ARRSH, u skualifikua për shkak të ofertës më të ulët, me dyshimin se nuk mund të përmbushte standardet që kërkonte ARRSH.

Ndaj, fitues u shpall kompania FUSHA SHPK, e cila ofroi 209 milionë lekë për ndërtimin e tre kilometrave rrugë që do të lidh aeroportin në fshatin Akërni me autostradën Levan-Vlorë, pasi në letra kishte të përfshirë një kusht që kërkonte ARRSH atë të një infermieri për ndërhyrje emergjente mjekësore.

Mirëpo, siç është raportuar pak ditë më parë, shpallja fituese e kompanisë FUSHA SHPK në këtë tender ishte e dyshimtë. Në garë merrnin pjesë 15 kompani, të cilat u skualifikuan me pretendime të tilla se nuk provonin eksperiencën në ndërtimin e rrugëve, apo se nuk kishin punonjës shëndetësor.

Ndërkohë, FUSHA SHPK ishte një nga kompanitë me ofertën më të lartë, me rreth 2 milionë euro, e cila u shpall dhe fituese e këtij tenderi. Tashmë do të pritet vendimi i Komisionit nëse do të lejohet vijimi i procedurës për lidhjen e kontratës mes ARRSH dhe kompanisë FUSHA, apo do të rihapet përsëri gara nga e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco