Shitjet online, Sula: Vazhdojnë të njohin trend rritës, pandemia i dha shtysë pozitive

Shitjet online, Sula: Vazhdojnë të njohin trend rritës, pandemia i dha shtysë pozitive

21:37, 03/12/2021
A+ Aa A-

CEO i Çelësi Grup, Ylli Sula, në një intervistë në emisionin Ekonomi Plus nga moderatorja Klaudja Karabolli, foli për shitjet online.

Sula theksoi se shitjet online vazhdojnë që të njohin trend rritës, duke shtuar se pandemia i dha shtysë pozitive tregut online.

“Shitjet online vazhdojnë të njohin trend rritës të ndjeshëm, pati rritje edhe gjatë kohës së pandemisë. Teknologjia dhe modalitetet e pagesës e bëjnë tregun online akoma më të frytshëm.

Futja e platformave gjithëpërfshirësve në shitje online është gjë e mirë, sepse shitjet online bëhen nga celularët. Trendi njeh rritje të ndjeshme dhe është rritje eksponenciale e vazhdueshme”, deklaroi Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Karma03/12/2021 22:31

i kane fikur deren samirit shitjet online ska ci ben e po ngre task force po mutin do i hane shqiptareve te tere oligarket e kto qe i sherbejne me buthelepirje.

Shto koment

Denonco