VIDEO-SYRI TV/ Pandemia shkakton ‘dembelizëm’, por shifrat zyrtare fshehin emigracionin

VIDEO-SYRI TV/ Pandemia shkakton ‘dembelizëm’, por shifrat zyrtare fshehin emigracionin

13:50, 30/11/2021
A+ Aa A-

Pandemia e Covid-19 i’u ka zbehur shqiptarëve dëshirën për punë. Sipas INSTAT rreth 55% e të papunëve në Shqipëri nuk kërkojnë punë. Por sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare këto shifra fshehin edhe nivelin e lartë të emigracionit që ka vendi ynë.

Nga SYRI TV

Pandemia Covid-19 rriti ndjeshëm shkallën e papunësisë në vend por gjithashtu shtoi edhe dembelizmin tek popullsia.

INSTAT ka publikuar në raportin e fundit se është rritur ndjeshëm numri i personave të papunë, por që nuk kërkojnë punë.

Sipas këtij raporti qytetet me numrin më të madh të papunëve që nuk kërkojnë punë janë Tirana, Dibra dhe Lezha. Në total, 55% e popullsisë në moshë pune nuk janë në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Në kryeqytet 44% e popullsisë së papunë nuk po kërkon punë. Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi  në disa qytete vërehet rritje në raport me periudhën e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.

Në qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit ndjeshëm pas karantinës. Por institute të ndryshme këto të dhëna I përllogarisin në mënyra të ndryshme.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin edhe fenomenin e emigracionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco