Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Qeveria, edhe 60 milionë euro kredi nga Banka për Zhvillim për pandeminë

Qeveria, edhe 60 milionë euro kredi nga Banka për Zhvillim për pandeminë

07:24, 30/11/2021
A+ Aa A-

Për menaxhimin e vijueshëm të pandemisë nga Coivid-19 qeveria parashikon të marrë 60 mln euro hua nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Nëpërmjet kredisë do të financohet punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve dhe blerja e vaksinave, duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre.

Në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes të kredisë në shumën e 60 mln eurove të depozituar në Kuvend thuhet kjo hua do të përdoret si mbështetje buxhetore për financimin e sektorit të shëndetësisë për mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet COVID-19, si dhe fuqizimin e sistemeve kombëtare të gatishmërisë së shëndetit publik.

Huaja që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshje është me afat maturimi 15 vjet, në varësi të periudhës maksimale pa pagesë principali, të përcaktuar në momentin e disbursimit ulet. Norma e interesit do të përcaktoht mbi bazën e tregut në momentin e disbursimit.

Në relacionin e projektligjit përcaktohet se përmes këtij projekti synohet të garantohet ofrimi i shërbimeve mjekësore, si dhe sigurimi i materialeve e pajisjeve mjekësore të rëndësishme për të prekurit nga Covid-19 konkretisht në punësimin e personelit mjekësor shtesë, doktorë, infermierë dhe ndihmësinfermierë. Nëpërmjet kredisë do të sigurohen edhe fondet e nevojshme për pagat e punës jashtë orarit të personelit mjekësor dhe jomjekësor që shërbejnë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Ky instrument financiar do të sigurojë edhe produkteve farmaceutike të domosdoshme, si barna mjekësore, kitet diagnostikuese për koronavirus etj; materiale të tjera mjekësore, si maska, doreza dhe dizinfektantë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor; rehabilitimi / përshtatja e spitalee si dhe blerjen e vaksinave të COVID-19, përfshirë kostot e transportit dhe magazinimin e tyre.

Në kuadër të pandemisë Covid- 19 qeveria alokoi për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një buxhet të dedikuar të menaxhimit të epidemisë në forcimin e sistemit shëndetësor në vlerën 2,4 mld lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2020. Kësaj shume i shtohen edhe rreth 507 mln lekë ndihma kryesisht nga organizata ndërkombëtare në pajisje mjekësore, materiale mbrojtëse dhe medikamente.

Prioritet për vitin 2022 sipas buxhetit, vijojnë të jenë marrja e masave efektive dhe ruajtjen e vazhdimësisë së shërbimeve spitalore, ofrimin e shërbimeve bazuar në protokollet mjekësore COVID-19, adaptimin e shpejtë dhe përshtatjen e shërbimeve ndaj kërkesave të reja që mund të paraqiten, si pasojë e pandemisë, përdorimin me eficiencë të burimeve njerëzore, si dhe krijimin e ambientit të sigurt spitalor për profesionistët e shëndetit./D. Azo/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco