20 vjet Vodafone Albania…pa limit

20 vjet Vodafone Albania…pa limit

12:15, 27/11/2021
A+ Aa A-

Ndërsa bariu në një skaj të largët, mes malesh, në veri të Shqipërisë, duhet të kalojë natën duke ruajtur dhentë e tij, shoqëruesin më të mirë gjen celularin dhe muzikën që zgjedh ta dëgjojë prej internetit.

Pasi mami duarartë, nxjerr prej tezgjahut qilimin e radhës, ku ka thurur motivet tradicionale, në një nga dyqanet e vogla tek Pazari i Vjetër i Krujës, e bija ka një punë edhe më të mirë për të bërë: t’i promovojë e t’i shesë ato punime të mrekullueshme, përmes platformës online.

Kur gjyshja gatuan ushqimet e preferuara të mbesës, kjo e fundit gëzon me video e postime në Instagram, duke e ndarë shijen e ëmbël të shtëpisë së saj, tek të gjithë miqtë virtual. Nëse gjendet në mes të detit, e dëgjon një shkreptimë, peshkatari mund të informohet për “çmenduritë” e motit përmes aplikacionit që ka në celular, ashtu si edhe fermeri kur sapo ka bërë mbjelljet e stinës… 

Këto janë disa nga ato historitë e vogla, personale, familjare, të së përditshmes, të jetës dhe punës së çdo shqiptari, që jeton në fshat a në qytet, në veri a në jug… të cilat lidhen të gjitha, prej 20 vitesh, nga një rrjet i fuqishëm e që nuk njeh limit, për të plotësuar çdo nevojë e dëshirë të tyre, e për të mbajtur të lidhur fort shpirtin njerëzor me teknologjinë, traditën me të ardhmen, guximin për të investuar në çdo fushë me sigurinë e garancinë për sukses... ashtu si dy brigjet e një ure, që krijojnë gjithmonë një pikë takimi, mes njerëzve, kohëve e shërbimeve.

Kjo është fuqia e Vodafone GigaNet, i certifikuar si rrjeti më i mirë celular për 4 vite rresht dhe si rrjeti më i mirë fiks për 2021-shin nga kompania ndërkombëtare Umlaut.

Ndër këto 20 vite Vodafone Albania ka arritur të jetë kudo, si rrjeti me mbulimin më të gjerë 4G (98,3% të popullsisë), me zgjidhjet më të shpejta IoT, me cilësinë e shpejtësinë e shërbimeve pa limit, në telefoninë celulare e atë fikse.

20 vite Vodafone Albania janë një arsye e fortë për t’u festuar e për t’u ndjerë bashkë, si një familje e madhe, gjithmonë nën moton: Together We Can!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco