VIDEO/ Bitcoin! Dy ekspertë të heqin frikën për monedhën virtuale që po hyn me ligj në Shqipëri

VIDEO/ Bitcoin! Dy ekspertë të heqin frikën për monedhën virtuale që po hyn me ligj në Shqipëri

12:26, 24/11/2021
A+ Aa A-

Kriptovaluta! Ndoshta do të jetë monedha e së ardhmes, nuk e dimë, por dimë të paktën që po bëhen përpjekje të mëdha që të jetë një monedhë ose mënyrë shkëmbimi paralele me lekun në dorë. Ka përpjekje të mëdha edhe ligjore edhe në Shqipëri dhe dita e nesërme, e enjtja, do të jetë një e tillë.

Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, AMF, ka vendosur të krijojë aspektin ligjor rregullator për këto tregje financiare, ku në këto momente, të shumtë janë shqiptarët e përfshirë. Këtë javë, Bordi pritet të miratojë rregulloret e para që do të mundësojnë liçensimin e institucioneve financiare për veprimtari të lidhura me tregtimin e kriptovalutave.

Ditën e enjte, Bordi i AMF do të shqyrtojë pr/rregulloren dhe mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondeve të vet subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e Regjistrave të Shpërndarë dhe për liçensimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari si agjentë.”

Pikërisht për Bitcoin, monedhën virtuale dhe çfarë përfitimesh sjell ajo për shqiptarët, natyrisht edhe rreziqet, kanë dhënë shpjegime me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, dy të rinj të apasionuar dhe të përgatitur: Z. Emanuel Bajra, bankier dhe njohës i tregjeve ndërkombëtare financiare dhe z. Kadri Manaj, inxhinier programues.

Kafe Shqeto: Le ta fillojmë me një përkthim shqip-shqip të termit. Nëse do t’ju pyeste një 60-vjeçar, një fëmijë, një naiv apo “injorant financiar” si puna ime, si do t’ia përkthenit këtë metodë pagese në tregjet valutore?

Emanuel Bajra: Është e vërtetë, emërtimi i këtij mjeti financiar është i vështirë edhe prej ekspertëve, kurse unë shumë shkurt do ta kisha prezantuar si një mjet financiar  i transaksioneve online. Ideja e Bitcoin që nga fillimi, idetë në lidhje me kriptovalutat, filluan si evoluim i proceseve transaksionale online për shkak se njerëzit pas viteve 2000 kishin shumë probleme me kryerjen e transaksioneve ndërkombëtare dhe kombëtare. Kështu që Nakamoto (krijuesi Satoshi Nakamoto) doli me këtë ide dhe ndërtoi entitetin “Blockchain” me objektivin e qartë që t’u lehtësojë konsumatorëve, transaksionin ditor.

Kafe Shqeto: Kush është garanti i transaksionit në këtë moment, kur e kemi këtë valutë?

Emanuel Bajro: Nuk ka garantor, Flavio, duhet të jeti të qartë që kjo për këtë arsye quhet dhe kripto-valutë. Është totalisht autonome nga çdo lloj forme e rregullimit ligjor, rregullimi financiar, rregullimi bankar etj. Nuk është ndërtuar me mentalitetin siç funksionon me bankat apo institucione të rregullta financiare, sepse është ideja që evolucionet evoluojnë dhe duhet të kemi një lloj revolucioni në mënyrën se si i procesojmë transaksionet e përditshme. Kjo ishte ideja e Nakamoto në 2009-ën, por tani kemi ardhur në një fazë krejt ndryshe, shumë të shpejtë të zhvillimit të kripto-valutave. Ato tashmë janë shndërruar nga “transaction value system” në valutë, në valutë që mbart vlerë, por vlera është në atë ‘errësirën” e thellë të internetit .

Kadri Manaj: Kriptot tashmë  janë bërë pjesë e jetës sonë. Dhe në Shqipëri po bëhen shumë vite që përdoren pavarësisht se në media nuk është folur. Janë përdorur si mënyra pagese për t’u lidhur përtej oqeanit për punë sekondash. Ajo që doja të shtoja unë është se kriptotat janë tashmë një mjet pagese që e lehtësojnë jetën e qytetarit, nuk është nevoja që të shkojnë nëpër banka, kufijtë janë shumë të reduktuar, siguria është më e madhe. Ju pyetët pak më parë se kush e siguron këtë proces? Është teknologjia e “Blackchain”, që e bën të mundur se nuk mund të hakerohen ose nuk mund të ndryshohen këto transaksione. Nëse transaksioni ndodh, qëndron aty dhe nuk mund të ndryshohet për asnjë moment sepse këto transaksione  ruhen në shumë kompjutera në të gjithë botën, që kalojnë një proces tjetër më pas, se si prodhohen a si kalon një transaksion nga një person tek një tjetër.

Kafe Shqeto: A ka një kuadër të plotë ligjor që duhet të përmbushet që në një vend që të përdoren këto kriptomonedha apo është hap pas hapi? Në ç’fazë jemi në këtë moment në Shqipëri?

Ndiqni shpjegimin e plotë të dy njohësve të monedhës virtuale, z. Bajra dhe z. Manaj në emisionin “Kafe Shqeto”/ ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco