VIDEO-SYRI TV/ Humnera financiare e Unazës së Re, kostot e njohura shkojnë mbi 170 mln euro

VIDEO-SYRI TV/ Humnera financiare e Unazës së Re, kostot e njohura shkojnë mbi 170 mln euro

11:53, 23/11/2021
A+ Aa A-

Kostot e unazës së re lindore në Tiranë arrin deri në 170 milion euro dhe sipas përllogaritjes një kilometër rrugë kushton 20 milion euro. Por ende nuk dihet se sa është fatura që do paguhet për shpronësimet duke e rritur akoma më shumë koston e projektit të Unazës së Madhe.

Nga SYRI TV

Ndërtimi i Unazës së Re Lindore në Tiranë, krahas kaosit që ka shkaktuar prej kohësh në kryeqytet, rezulton të jetë një prej humnerave më të mëdha financiare në fushën e infrastrukturës në Shqipërinë e dekadave të fundit.

Deri më tani, kostot e njohura të projektit për Unazën Lindore, e cila nis nga ‘Shqiponja’ e përfundon në Linzë, arrijnë në mbi 210 miliardë lekë ose më shumë se 170 milionë euro. Në përllogaritje janë përfshirë shpenzimet publike për hartimin e studimit e projektimit, për të vijuar me ndërtimin e më pas me kostot e mbikëqyrjes dhe supervizionimit të punës.

Megjithatë, shifra reale e ndërtimit të Unazës Lindore është shumë më e lartë. Ky investim rëndon Buxhetin e Shtetit edhe me ato që duken si ‘kosto të panjohura’, të cilat llogariten në disa miliona euro dhe që shërbejnë për shpronësimin e pasurive private apo investime të tjera të Bashkisë së Tiranës në kuadër të projektit që po zhvillon Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Studimet dhe projektimet për ndërtimin e aksit nga sheshi Shqiponja deri në Liznë, si pjesë e Unazës së Madhe, përllogariten në rreth 600 milionë lekë të vjetra. Këtu nis edhe investimi fillestar të projektit. Pjesa më e madhe e kostove shkon për ndërtimin e veprës, e cila kalon në terren fushor dhe pa asnjë vështirësi formash gjeologjike e gjeografike.

Prej vitit 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur të paktën 11 procedura tenderuese për ndërtimin e loteve të ndryshme të Unazës së Re, me një fond total prej rreth 210 miliardë lekë të vjetra ose rreth 171 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtij fondi është shpërndarë në të paktën dy pjesë të tij, për të cilët kostoja llogaritet në rreth 20 milionë euro për kilometër.

Aksi nga Pallati me Shigjeta e deri tek ish-Sheshi Shqiponja rreth 2 kilometra i gjatë, ka kushtuar rreth 40 milionë euro. Ky aks ende nuk ka përfunduar, duke shënuar edhe pikën më bllokuese të qytetit të Tiranës. Në verën e vitit 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli njëherësh ndërtimet e lotit 2 deri në 6 të Unazës së Madhe, me një fond në total rreth 120 milionë euro.

Tre prej këtyre loteve përfshijnë ndërtimin e segmentit nga sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri dhe urat mbi lumë, me një kosto prej 62.5 milionë euro. E gjithë gjatësia e këtyre tre lotëve është 3 kilometra. Pra, edhe në këtë rast, kostoja përllogaritet në rreth 20 milionë euro për kilometër.

Ndërkohë, rreth 1.5 milionë euro të tjera janë vendosur të dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për kryerjen e shërbimit të mbikëqyrjes dhe supervizionimit të punëve në terren. Ky fond shpërndahet mes studiove mbikëqyrëse, të cilat kontraktohen për të kontrolluar cilësinë e punimeve në vepër.

Në total, shpenzimet e njohura prej vitit 2019 e në vijim për ndërtimin e pjesshëm të Unazës së Madhe arrijnë në mbi 210 miliardë lekë të vjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco