Jo më ‘lekë i ri/ i vjetër’/ Sejko: Lexojeni siç shkruhet, ajo është vlera nominale

Jo më ‘lekë i ri/ i vjetër’/ Sejko: Lexojeni siç shkruhet, ajo është vlera nominale

23:06, 17/11/2021
A+ Aa A-

Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese, me qëllim  mospërdorimin e termave lek “i ri” apo “i vjetër”, duke shmangur konfuzionin në komunikimin e çmimeve dhe në leximin e treguesve ekonomikë e financiarë. Në çeljen e fushatës, guvernatori Gent Sejko theksoi domosdoshmërinë  e bashkëpunimit të një sërë institucionesh në këtë drejtim, ndërsa përcolli mesazhin se Në Shqipëri, monedha kombëtare është Leku dhe vlera nominale e çdo monedhe apo kartëmonedhe është ajo e shkruar mbi të.

Edhe sipas Prof. Adrian Civicit, nevojitet një përpjekje nga të gjitha palët për të përdorur terminologjinë  e duhur, ndërkohë që presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska tha se disa stereotipe janë të vështirë për t’u ndryshuar.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar për çeljen e fushatës ndërgjegjësuese, u prezantuan edhe rezultatet e anketës së kryer për matjen e shkallës së përdorimit të terminologjisë “lek i ri – lek i vjetër” në bazë kombëtare. Sipas saj,  situatat apo ambientet në të cilat të anketuarit shprehen se flasin rëndom, në mbi 80% të rasteve, me “lek të vjetër”, janë kryesisht ambientet joformale apo familjare: dyqanet e vogla apo tregjet e fruta/perimeve; bisedat me familjarë, miq dhe kolegë; të ndjekur nga mjetet e transportit publik.

Nga ana tjetër, të dhënat dëshmojnë se komunikimi i gabuar i vlerës së lekut ndodh shumë më rrallë në institucione financiare (banka, jobanka etj.) me vetëm 28.1%, apo në zyra të administratës publike (39.4%), megjithëse mund të pritej që këto shifra të ishin edhe më të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco