Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

VIDEO/ Fermerët tanë të braktisur! Ja sa subvencionohen bujqit e rajonit në krahasim me ata shqiptarë

VIDEO/ Fermerët tanë të braktisur! Ja sa subvencionohen bujqit e rajonit në krahasim me ata shqiptarë

22:02, 17/11/2021
A+ Aa A-

Nga Pano Soko

Gjatë këtyre ditëve ngjarja më kulminante në sferën e ekonomisë patjetër që ishte protesta e organizuar nga fermerët e Myzeqesë, të cilët natyrisht kërkonin që, mes gjithë kësaj zallamahie politike që po jeton ky vend, të tërhiqnin vëmendjen e autoriteteve dhe mbarë opinionit publik drejt kërkesave të tyre.

Në thelb të revoltes se tyre qëndron heqja e subvencionit prej 6% TVSH e zbritshme qe fermeret e perfitonin deri para nje viti, por qe qeveria vendosi qe ta hiqte. Një çështje tjetër që fermerët ngrenë zërin është edhe rëndimi me një taksë 10% që qeveria ka vendosur mbi lëndët ndihmëse bujqësore.

Natyrisht që prodhimi bujqësor shqiptar së bashku me atë blegtoral duket se janë vendosur në një presion shumë të fortë vitet e fundit nga prodhimi i huaj.

Pavarësisht se, krahasuar me vendet e tjera te cilat po dominojnë pak nga pak tregun shqiptar me produktet e tyre bujqësore, në Shqipëri bujqësia zë një pjesë disa herë më të madhe në ekonomi përsëri duket se prodhuesit shqiptar janë të dorëzuar përpara furisë së produkteve të huaja. Ky në ekran eshte nje grafik që tregon peshën që bujqësia zë në Shqiperi krahasuar me vendet nga ne importojmë me se shumti prodhime bujqesore. Dhe siç e shikoni, pavaresisht se ne Shqiperi, bujqesia ze nje peshe, gati gati 1/5 e ekonomisë, prape ne jemi vendi me i sulmuar nga prodhimet e huaja. Dhe kjo eshte nje situate qe po avancon shume egërsisht prej vitesh tashme.

Ky grafiku ne foto eshte ecuria e prodhimit te miellit ne vendin tone. Siç e shikoni, situata qe prej vitit 2017, po perkeqesohet me ritme shqetesuese. Po ta shikoni, prodhimi i vitit 2020 ka qene me i ulet se viti 2013. Por shqetesues eshte trendi, i cili duke se po ecen me hap te vendosur drejt perkeqesimit. Nje fakt eshte me shqetesues ne kete pike. Kompanite e blojes se grurit ne te gjithe vendin, per prodhimin e bukes se konsumit, nuk bluajne fare grure shqiptar, vetem grure importi, pasi cilesia e grurit shqiptar nuk eshte e atij niveli qe te prodhoje cilesine e duhur qe kerkon buka qe ne konsumojme cdo dite.

Pse?

Sepse prodhimi i grurit shqiptar është prodhim i lirë në para, pra është cheap.

Pse?

Sepse është i pafinancuar. Gruri i mire eshte i shtrenjte. Pra kerkon para qe te prodhohet. Por, kur koston e mban te gjithen prodhuesi, çmimi del shume i larte, dhe si i tille nuk arrin dot te depertoje ne treg. Kerkon subvencionim, pra kerkon para nga shteti me qellim qe te ulet pak cmimi. Por shteti s’jep para. Dhe gruri del jo cilesor dhe si i tille, ose perdoret nga vete fermeret per nevojat e tyre, ose shkon si ushqim per kafshet.

Gjithsesi, se do te kthehem pak me vone tek ndihma shteterore. Le te mbetemi dhe pak tek produktet shqiptare qe po humbasin tregun.

Por nje nga ikonat simbol te ecurise negative te humbjes se tregut nga prordhimi vendas eshte mishi i gjedhit. Ky ne ekran eshte vendi qe ze ne treg mishi i gjedhit vendas, krahasuar me ate te importit, sipas raportimit qe revista ekonomike Monitor, e cila ka ndjekur ecurine e sektorit, ka bere duke iu referuar te dhenave nga Ministria e Bujqesise. Grafiku i verdhe, pra kjo vija e verdhe tregon peshen e mishit te gjedhit vendas ne tregun shiptar. Ndersa grafiku me ngjyre te kuqe tregon peshen e mishit te importit. Sic mund ta shikoni dhe ju, pesha e mishit vendas, ne 2013, ka qene shume me larte sesa mishi i importit. Dhe vertet, edhe nese iu referohemi te dhenave te Ministrise se Bujqesise, mishi i gjedhit vendas ne 2013 zinte 96% te peshes se mishit ne treg.

Por gjërat erdhën duke u përkeqësuar.

Ne 2020-en qe eshte ky viti ne fund te grafikut, mishi vendas ze vetem 16% te tregut, pasi mishi i importit ka ecur me ritme te frikshme, duke e eklipsuar totalisht prodhimin vendas. Edhe sot qe flasim raporti vazhdon te jete ne te njejtat nivele. Pra ne konsumojme 5 here me shume mish gjedhi importi, sesa mish vendi.

Pse?

Sepse mishi i vendit nuk e ka leverdine ekonomike. Kerkon shume investim ne para qe te ruaje pozitat e tij ne treg, ndersa mishi i importit e ka kete leverdi, sepse qeverite e vendeve te origjines ia kane dhene keto para per ta bere te forte qe te shkoje dhe te pushtoje tregje.

Pse?

Sepse çmimi i mishit të importit çlirohet shumë nga kostoja pasi qeveritë e vendeve ku prodhohet mishi, nuk ia kursejnë paratë e subvencioneve blegtorëve apo fermave blegtorale, vetëm e vetëm qëe produkti të arrijë të zaptojë tregjet.

Shqiperia sot është vendi që e financon më pak prodhimin e vet bujqësor. Krahasuar me vendet e rajonit, jemi vendi qe akordojme me pak ndihme per fermeret apo per blegtoret. Dhe kjo gje natyrisht qe do te prodhoje kete realitet qe po jetojme sot.

Sasia jone e ndihmes direkte qe akordojme per fermeret varion nga 7-10 milione Euro mesatarisht cdo vit. Pavaresisht se per ndihmen ndaj fermereve ne planifikojme rreth 25-28 milione Euro cdo vit, as gjysma e ketyre lekeve nuk shkon drejt tek fermeri. Pjesa me e madhe e tyre humbasin rruges neper panaire, evente, reklama e te tjera si keto, qe fusin pak ose aspak te ardhura ne xhepat e fermereve.

Ja p.sh le te shohim sesi jane shpenzuar parate e progamuara nga qeveria per mbeshtetjen e bujqesise ne 2020-en. Ky ne foto eshte raporti i monitorimit i Ministrise se Bujqesise, i cili do te na tregoje sesi jane shpenzuar keto fonde.

Dhe kur e lexojme shohim qe Fondi i caktuar ne total per mbeshtetjen e bujqesise ka qene rreth 3.5 miliarde lek, ose rreth 28 milione Euro. Por nga gjithe 3.5 miliarde leket, vetem 1.3 miliarde kane shkuar tek fermeret, pra vetem dicka me shume se 10 milione Euro, pjesa tjeter, pra rreth 18 milione Euro kane shkuar per shpenzime te tjera si pjesemarrja ne nje panair ne Gjermani, pjesemarrja ne nje panair ne Gjirokaster, jane prodhuar 4 spote reklame qe jane shperndare ne median vizive qe na informojne neve te tjereve sesa mire po ecen bujqesia dhe qe madje ka marre dhe 80 mije klikime. Jane bere dhe keta si Perputhen, numerojne klikimet.

Kjo fryme ka bere qe fondet qe shkojne drejtperdrejt ne xhepin e fermerit qe ta ndihmojne ate te dale ne treg me kosto sa me te lire, te katandisen kokoshi nje thele.

Gjithsesi, situata behet edhe me dramatike nese i referohemi vendeve fqinje, sic jane Maqedonia dhe Kosova. Aty e kane kuptuar qe qofte edhe per te ruajtur pjesen e tregut tend me prodhim vendas, duhet patjeter subvencionim i prodhimit. Kjo pasi, nese nuk behet, nje pjese e mire e tregut kalon automatikisht ne doren e prodhimit te huaj dhe rekuperimi me pas eshte jashtezakonisht i veshtire. Vendet e punes fillojne dhe humbasin, njerezit largohen nga vendi, ekonomia fillon dhe behet me e varur nga prodhimi i huaj, behet me e brishte dhe cdo gje ecen per mbrapsht.

Por le te krahasojme Kosoven me Shqiperine. Fillimisht duhet te percaktojme nja dy detaje. Kosova ka nje buxhet sa gjysma e atij te Shqiperise. Njekohesisht dhe sasia e tokes bujqesore aty edhe gati sa 40% e tokes tone bujqesore (perjashto kullotat). Edhe sasia e njerezve qe angazhohen me bujqesi ne Kosove eshte me e ulet sesa numri i njerezve qe angazhohen ne Shqiperi dhe kjo eshte e kuptueshme, pasi Kosova ka nje popullsi me te vogel sesa Shqiperia.

Por megjithate, ne vitin 2020, kur Shqiperia parashikonte nje fond prej 28 milione Euro per mbeshtetjen e bujqesise, Kosova parashikonte nje fond prej 78 milione Euro për mbështetjen e Bujqësisë.

Ky ne ekran eshte programi i pagesave direkte te miratuara nga ministri perkates, i cilii ka vene dhe firmen dokumentit ne fund. Pagesa e drejtperdrejt e buxhetit te llogaritur, kur ne Shqiperi ishte dicka me shume se 10 milione Euro, ne Kosove ka qene 25 milione Euro, sic e shikoni dhe te tabela ne ekran. Pra ata kane shperndare 2.5 here me shume subvencione sesa ne, duke pasur nje buxhet dy here me te vogel, duke pasur hektare me pak toke te punueshme dhe duke pasur me pak bujq. Dhe prape ata kane shperndare me shume subvencione. Praktikisht ne kemi shperndare subvencione per gjithe sektorin, sac Kosova ka shperndare vetem per grurin dhe misrin. Dhe nuk e di si ndihen ata te qeverise kur shohin keto shifra, po mua do te me vinte shume shume turp.

Dhe nese doni te dini sesa subvencionon Kosova, ne ekran keni nje liste te detajuar te aktiviteteve bujqesore qe subvencionohen ne Kosove, se bashku me shumen perkatese per hektare apo per krer.

Ata subvencionojnë:

150 Euro/ha grurë, misër, tërshërë, vreshtat i subvencionojnë me 1000 Euro/Ha,

400 Euro/ha pemishtet

85 Euro për krerë lopë qumeshti

300 Euro/Ha për perimet e fushës dhe 400 për ato të serës

450 Euro/Ha për bimët medicinale

Etj.etj.. kështu me radhë.

Por qe t’ju ike truri fare, po ju them qe ne mesin e vitit 2020, per te ndihmuar ne plaget qe hapen masat shtrenguese qe u morren per shkak te karantines, Kosova ne veren e vitit 2020 ka dyfishuar ndihmen qe do te perfitonin bujqit dhe blegtoret.

Siç mund ta shihni, kjo eshte nder publikimet e kohes, ne prononcimin qe ministri i atehershem i bujqesise z.Mustafa dha per revisten Ekonomia ne Kosove.

Pra nga 25 milione qe ishte ne fillim te vitit,  i shtoi dhe 26 milione te tjera, e beri 51 milion Euro subvencionin per fermeret dhe blegtoret. Sepse aty e kuptuan qe nje goditje e tille, si rasti i masave shtrenguese karantinuese, mund te rezultonte fatale per bujkun apo blegtorin e thjeshte. Per kete arsye, perpara se fshatrat e Kosoves te mbusheshin me bujq e blegtore te falimentuar qe do te ishin nje kontigjent potencial emigracioni, ata vendosen te nderhynin.

Dhe dyfishuan ndihmën për bujqit.

Po në Shqipëri?

Në Shqipëri dyfishuam borxhin e qeverisë.

Kush është përfitimi i kesaj politike ndihme për fermerin. Përfitimi është shumë-planesh në fakt.

E para ka bere qe Kosova te arrije te garantoje tregun e brendshem. Sot qe flasim, per shkak te kesaj politike ndihme, Kosova ka arritur te mbuloje rreth 80% te nevojes se brendhsme per grure, me cilesi te pranueshme per standartet e ushqimit te popullates.

E dyta ka hapur nje perspektive per ekspansionin e produktit ne tregjet e huaja, duke e bere produktin e Kosoves jashtezakonisht kompetitiv ne tregun e huaj dhe duke iu mundesuar prezantimin e produktit ne sa me shume konsumatore.

E treta dhe me e rendesishmja, ashtu si dhe gjithe vendet e Ballkanit, ne Kosove pluskon ne ajer hija e zeze e emigracionit. Qeverite aty jane shume te vemendshme ndaj fenomenit. Ato e dine qe njerezit duan pune, duan te fitojne jetesen e tyre. Bujqesia eshte nje nder burimet kryesore aktuale te punesimit, ashtu si dhe ne vendet e tjera te Ballkanit. Duke subvencionuar bujqesine, ata subvencionojne shpresen dhe deshiren e njerezve per te mos u larguar. E bejne bujqesine me atraktive me shpresen se kjo do te mbaje njerezit ne vendin e tyre.

Dhe kjo nuk ndodh vetëm në Kosovë.

Vetëm për t’i bërë ballë këtij fenomeni Maqedonia subvencionon me 10 mijë Euro çdo individ që hap një fermë të re, dhe me 20 mijë Euro nëse ky individ është poshtë moshës 40 vjeç. Dhe e gjitha për t’i mbajtur njerëzit në vend, të mos ikin në emigracion.

Po ne çfarë bëjmë?

Ne bëjmë të kundërtën komplet.

Ne shkojmë dhe iu heqim fermerëve dhe subvencionin 6% që merrnin nëpërmjet skemës së TVSH dhe shkojmë dhe iu vendosim taksë për inputet, pra për produktet ndihmëse. Pra, kur gjithë bota po mundohet tua lehtesoje sa me shume barren prodhuesve te vet, ne ua rendojme me shume. 

Dhe qershia mbi torte eshte qe te gjitha keto i bejme ne momentin qe nga krahu tjeter po prezantojme Open Ballkan.

Tani Open Balkan, mbi te gjitha do te jete nje lufte tregetare. Aty do te luftoje prodhuesi serb me prodhuesin shqiptar, fermeri serb me fermerin shqiptar, agroperpunuesi serb me agroperpunuesin shqiptar. Dhe ndersa Serbia cdo vit eshte duke e pajisur “ushtrine” e saj tregetare me gjithe arsenalin e nevojshem per te qene sa me e forte ne kete lufte, ne po iu heqim dhe gaveten e bukes, se armet s’ua kemi dhene ndonjehere. Po dhe helmeten e kokes dhe rrobat po ua heqim, qe ta kene “vdekjen” e sigurte..

Ndeshje e shitur pa nisur mire..

Vendet e tjera mundohen te bindin njerezit qe mos ikin nga vendi, ndersa ne i detyrojme te ikin.

Nga krahu tjeter, sot per sot, japim ndihmen me te vogel ne rajon.

Por problemi me ndihmen qe japim ne, nuk eshte vetem tek sasia e vogel e ndihmes, por edhe te mekanizmi qe ne zbatojme shperndarjen. Ne nuk e shperndajme ndihmen per te gjithe, por ia japim atij qe shkon i pari. Pra ata qe shkojne aplikojne te paret ata arrijne te perftojne subvencionin, te tjeret rrine ngrohen ne diell.

Dhe duke qene ne Shqiperi, qe e dime sesi funksionojne gjerat, askush nuk beson se ajo ndihme shkon vertet tek ai qe shkon i pari per te aplikuar, por tek ai qe shkon i pari për t'u kollitur.

Dhe kjo ka bere qe shume fermere as mos marrin mundimin fare te aplikojne. Me mire rrine bluajne ne hallin qe iu ka gjetur, derisa litari qe i mban lidhur me kete vend, te hollohet, te hollohet, derisa te keputet.

Perse te aplikoje nje fermer kur e di qe s’fiton?

Qe te tregoje ministria sesa transparente dhe sa gjitheperfshirese kane qene procedurat? Se sa shume bujq e kane perqafuar metodologjine?

Se sa te sukseshme jane reformat?

Qe te perdoret si statistike? Kete vit aplikuan 13.218 fermere. Dhe ai eshte nje nga keta 13.218. Pa te do ishin 13.217. Eshte totalisht pa vlere.

As zonja qe hedh statistikat aty ne Ministri nuk do ta veje re ndryshimin. Kaq pa vlere je, kur je thjesht nje shifer.

i nuk eshte thjesht shifer. Aieshte njeri qe kerkon te ushqeje familjen e vet.

Por si gjithe shtetasit e tjere te Republikes qe kerkojne te ushqejne femijet ne kete vend dhe atij i ka ardhur dita te perballet me doren e forte te Republikes.

Te perballet me propaganden qe e ka degjuar, e kavleresuar, e ka besuar, pse jo shume prej tyre edhe e ka votuar, por qe sot e ka mbi vete..ngarkuar.

Sot eshte radha e fermerit te hajee shkopat e gomes, te shkoje ne prokurori, te kercenohet me burg, sepse u ngrit per te drejten e jetes dhe te bukes.

Dje ishte radha e artistit, pardje ishte radha e banorit te Kukesit, parapardje e atij banorit te Unazes, e neser do te jete rradha e banorit te 5 Majit, pasneser e atij qe ka nje lokal ne bregdet, me pas e atij te Paskuqanit e me rradhe.

E pra, per Republiken ne jemi thjesht viktima, qe rradhen e ndeshkimit na e percakton fakti se kush zgjohet i pari ne mengjes... njelloj si tek subvencionet.

O shtet, ku je o shtet? Pse s’del dhe sot tiu kerkosh gazetareve te te krahasojne cmimin e tabeles se karburanteve me 2013? Sot e ke te pakten 40-50 lek me shtrenjte se ne 2013.

Dhe e di kush eshte me e bukura o shtet?

Gjithe ato kohe qe ti dilje e flisje per krizen, qe shkoje emision me emision dhe na tregoje per tregun dhe forcat e tij, per dallgen e krizes, qe njerezit dilnin ne proteste, gjithe cmimet e karburanteve ishin poshte 180 lek/liter. Sapo kriza pushoi se qenuri nje ceshtje mediatike, sapo ti pushove se foluri e te dali neper  konferenca shtypi, banaqe, debate televizive dhe mi te gjitha sapo protesta u mbyll, pafff menjehere u rrit cmimi neper pikat e karburantit, shkoi deri ne 2000 lek litri i benzines.

Te jem i sinqerte, kur dilja ne ato dite dhe shikoja tabelat e karburanteve dhe shikoja naften me 178 lek, s’iu besoja syve. Thoja “Si ka mundesi, se ketyre s’iu del llogaria qe me kete cmim qe eshte sot nafta ne burse dhe me keto taksa, ta mbajne cmimin poshte 185 lekeve. Sa shume kujdesen qe kryeministri mos dali bllof ne debat, i rrine te gjithe ne rrjesht. Rrine mbajne vete humbjet, vetem Kryeministri mos dali bllof para publikut, vetem Kryeministri te kete nje argument sofist per te shpetuar ne debat. Bravo...ca devotshmerie..”

Se s’ma do mendja t’i kesh detyruar ti, tiu kesh derguar ata inspektoret qe t’iu kene thene “Ka thene shefi i madh qe pashe karburant qe e ngre cmimin siper 180 lekshit, tani qe eshte debati i krizes ne publik dhe qe ka protesta, ia mbylla karburantin’.

S’besoj ta kesh bere ti. Ti s’je nga ata, apo jo?

Une besoj se ata e kane bere me deshire, kane mbajtur humbjet vete me deshire, vetem qe ti te thoje ate argumentin “Shkoni krahasoni cmimin e naftes sot, me ate te 2013-es”, vetem qe ti te dilje faqebardhie ne debat.

Por e di kush eshte me komike? Fakti qe ato dite qe ti flisje per krizen e qe debatoje lart e poshte dhe qe keto pikat e karburantit, ne rrjesht si ushtare te bindur batalioni kembesorie, e mbanin cmimin poshte 180 lekshit, cmimi ne burse ishte me i larte sesa sot qe e kane cuar naften me 185.

Megjithate, te jem i sinqerte, nuk besoj se asa ata s’e kane mbajtur vete humbjen. Ia kane kercitur aty i kane mbushur depositat me solar dhe ne fund, e kemi ngrene ne, si gjithmone...

Gjithsesi..

Çështja është, tani qe çmimi eshte me i larte se ne 2013-en, kur bursa eshte gati 30% me poshte se ne 2013, ca do besh? Do japesh doreheqjen, meqe me prova sot jemi me keq se ne 2013-en?

Se vete dole si trim? U hape lart e poshte, jo krahasoni cmimin, krahasoni cmimin.

Ja e krahasuam cmimin.

 

Ne 2013 cmimi ne burse ishte 107$, dhe cmimi ne pika karburanti ishte 180 Lek.

Sot çmimi ne burse eshte 80$ dhe cmimi ne pika karburanti eshte 185 lek.

Ça do bësh tani?

Se burri o flet e mba, o dhjet e ha, keshtu thote populli..

Ti ca do besh?

Se ketu çështja shtrohet ti je burre apo s’je burre?

Se vallahi, na mbyte. Populli me i varfer i Europes qe ka cmimin me te larte te naftes, sepse ka me shume taksa tek nafta dhe se Gjermania qe mbahet si rekord per nivelin e taksave.

Shiko, shiko se c’behet

E pe?

Vend i Bashkimit Europian. Me page mesatare 3 here me shume se ne, dhe e ka cmimin 400 lek me lire se ne, pabuksit. Ne qe marrim 400 mije lek page mesatare neto.

Ti thua 2013-a.

Ç’na duhet ne 2013? Ne duam ta kemi naften me te lire se vendet e BE, se dhe pagat i kemi shume me poshte se vendet e BE.

Ate 2013-en, 1988-en gjeje vete ti. Ne duam cmimin e naftes sot.

Dhe ta kerkojme ty, sepse ti je shkaktari. Askush tjeter. Ti!

Ne vitin 2015, me arsyetimin se Shqiperise i duhej nje reforme administrative per te ndryshuar modelin e deriatehershem, si jo funksional, parlamenti i Shqiperise miratoi nje ndarje te re territoriale, duke reduktuar numrin e njesive administrative nga mbi 300 te tilla, ne vetem 61 bashki brenda 12 qarqeve.

Nje peqendrim i jashtezakonshem qe do te thoshte qe administratoret e bashkive te reja do te kishin nen administrim copa te medha harte. Natyrisht dhe buxhetet qe do te administroheshin, lejet e ndertimit qe do te jepeshin, do te ishin gjithashtu te medha.

Natyrisht problemi i pare qe shtrohej vinte nga fakti qe bashkite e reja duke qene shume te medhaja krijonin problemin shume te madh te komunikimit mes pushtetit vendor dhe banorit.

Çfare do të thotë kjo?

Me ndarjen e vjeter territoriale, njesite e shumta te pushtetit vendor, si bashkite dhe komunat, duke qene te shumta ne numer, ishin prane qytetarit dhe qytetari e kishte te lehte fizikisht te kontaktonte me njesine e qeverisjes vendore qe i takonte, per cfaredo lloj nevoje qe ai mund te kishte, Kjo sepse ishte afer. Pra, po ishe ne nje fshat, larg qytetit, ndarja ishte e tille qe komuna ishte aty afer teje, ose te fshati yt, ose ne nje fshat aty afer. Ndersa ndarja e re territoriale, bente qe kjo afersi fizike te zhdukej. Tashme nje banori te nje fshati larg qytetit, per nje problem qe mund te kishte, per te cilin i nevojitej kontakti me organet e pushtetit vendor, i duhej te merrte rrugen qe me nate e te vinte ne qytet, e aty mbaronte apo s’mbaronte hall, te nisej te kthehej prape ne fshat, e po ashtu te perseriste te nesermen te njejten histori.

Ky eshte nje problem imadh, sepse nese ka nje mision pushteti vendor, ndryshe nga ai qendror, eshte qe kontakti me qytetarin eshte arsyeja pse sot kemi nje pushtet vendor. Po mos ishte kjo, pra qendrimi prane banoreve lokale per nevojat lokale qe ata kane, si dhe per te zgjidhur problemet ne nivel mikro, do mjaftoheshim me pushtetin qendror, me agjenci qeveritare qe krijonin nga nje dege ne cdo qytet dhe merrej qeveria qendrore me te gjitha. Por pikerisht se na duhet kontakti lokal, na duhet nje autoritet qe i kontakton njerezit, nje autoritet qe t’i shikoje gjerat nga perspektiva lokale, shoqeria ndertoi dy pushtete te ndara nga njeri tjetri, pushtetin qendror qe rregullon marrdheniet ne nivel kombetar, (pra harton ligje apo administron sherbimet me impakt kombetar sic eshte arsimi, shendetesia, ruajtja e rendit etj) dhe pushtetin lokal qe ka autoritet lokal, merret me çështje lokale sic eshte pastrimi i territorit, zhvillimi urbanistik i territorit, furnizimi me uje te pijshem, kanalizimet e ujrave te zeza etj..

E pra me reformen e re territoriale, misioni baze i pushtetit lokal (pra kontakti me qytetarin) behej shume i veshtire. Imagjinoni nje qytetar qe jeton ne fshatin Dhrovjan te Bashkise Delvine, i duhet qe per te vajtur ne Bashki per cdo nevoje qe mund te kete, te beje 1 ore rruge me kale te dale ne rruge kryesore dhe aty te prese per ndonje makine, ishalla kalon ndonje makine, dhe me pas dhe 40 minuta rruge me makine. Dhe imagjinoni sikur te mos mbaroje pune ate dite, te kthehet prape ne fshat, dhe te nesermen te beje te njejten gje. Kete e zura si shembull, sepse raste te tilla ka plot ne gjithe Shqiperine.

Po perse vendosen te ndermerrnin nje reforme te tille territoriale?

Arsyeja qe u prezantua ne ate kohe ishte ulja e kostove te administrimit lokal. Pavaresisht se shume eksperte te fushes, duke perfshire dhe veten, ne ate kohe ishim kunder kesaj logjike, sepse nuk ka lidhje ndarja qe ti ben me sasine e shpenzimeve, sepse administrimi i territorit ka nje sjellje atipike kur vjen puna tek aritmetika financiare, shume njesi te vogla shpenzojne me pak se nje njesi e madhe (gjithsesi do ta arsyetoj pak me vone pse ne fund u provua qe patem te drejte..)

Pavaresisht ketyre kundershtive palet u dakordesuan ne kete logjike dhe me kete logjike ecen perpara.

Ne vitin 2015, perpara reformes territoriale, sipas nje raporti te Shoqates se Bashkive, te cilen e shihni ne ekran, ne pushtetin vendor ishin te punesuar 19.625 te punesuar, e cila gjykohej se ishte nje shifer e larte te punesuarish. Ne arsyetimin e perdorur ne ate kohe u gjykua qe shkaktari i kesaj shifre te larte ishte numri i larte i njesive te qeverisjes vendore.

Sic mund ta mbani mend, perpara 2016-es, Shqiperia kishte 65 Bashki dhe 308 Komuna, ne total 373 njesi te qeverisjes. Per kete shkak u justifikua me logjiken qe ulja e numrit te ketyre njesive do te sillte rrjedhimisht dhe uljen e numrit te te punesuarve.

Njekohesisht, e njejta logjike u ndoq dhe ne arsyetimin e faktit qe ulja e numrit te njesive do te ulte dhe shpenzimet operative, pasi do te kishim nje perqendrim te puneve dhe rritje te eficences per njesi te punes. Pra do kishim vetem (po e zeme) nje sektor protokolli, qe do merrej me protokollin e bashkise se madhe, qe do te kryente punen e 5 sektoreve qe ishin ne 5 komunat qe zevendesoheshin nga Bashkia e madhe.

 

Pra ky ishte arsyetimi qe u ndoq.

 

Pra, ligjvenesit rane dakord qe tua benim jeten me te veshtire qytetareve, ti detyronin ata te benin kilometra te tera per te kontaktuar pushtetin lokal, pasi do te perfitonim nga ulja e kostove.

Tani, siç edhe ju mund te jeni ne dijeni, te ardhurat qe realizojne bashkite jane te perbere nga dy komponente kryesore me origjine te ndryshme.

Ato jane te ardhurat qe realizon vete bashkia nga taksat dhe tarifat lokale, taksa e pastrimit, taksa e prones, tarifa e hapesires publike etj..dhe nga transfertat qe i vijne nga buxheti i shtetit. Pra qeveria qendrore iu jep bashkive para cdo vit ne forme transfertash, pasi ato nuk jane ne gjendje qe me te ardhurat e tyre te perballojne shpenzimet qe iu duhen.

Transfertat jane dy llojesh, te pakushtezuara dhe te kushtezuara.

Transfertat e kushtezuara, nisur dhe nga vete emeri, jepen me kusht. Pra leket i kalohen Bashkise duke iua percaktuar qe ne fillim ku do shkojne keto leke. Psh transferta per konviktet, qeveria i kalon cdo vit bashkive fondin e destinuar per funksionimin normal te konvikteve,  transferta me destinacion ndertimin e nje shkolle, per ndihmen ekonomike, apo te rrugeve dytesore qe lidhin zona te caktuara me nje segment rruge nacionale qe nderton qeveria. Pra shkurt, iu thote “Na keto leket dhe do te besh kete gje qe te them une, ne funksion te nje politike kombetare, s’i perdor dot si do ti”.

Tjetra jane transferta te pakushtezuara. Keto jane para qe i kalohen cdo bashkie ne llogari bankare dhe bashkia i perdor ato ku e gjykon ajo vete. I perdor per paga, per sherbime, per blerje te ndryshme etj.. pra i ben ca i do qejfi.

Tani, nese transfertat e kushtezuara, edhe mund te kene nje fare sensi, sepse jane programe te vazhduara te qeverise, pra arsimi, kultura, ndihma ekonomike, infrastruktura, dhe Bashkia po mbyll nje hall qe eshte dhe i qeverise ne kete rast, Transfertat e pakushtezuara jane totalisht pa sens.

Jane pa sens kur ketu flitet çdo dite per autonomi te pushtetit lokal, ne nje vend qe flitet per decentralizim, pra qe pushteti lokal te jete i pavarur nga qeveria, qe qeveria mos ta ndikoje pushtetin lokal ne vendimmarje etj..

Si mund te jete i pavarur pushteti lokal, kur qeveria iu paguan dhe rrogat?

Si mund te jete i pavarur pushteti lokal kur dhe bojen e printerit ia blen qeveria?

Thjesht s’mund te jete i pavarur..

Gjithsesi, ky eshte realiteti. Por qe te ecim me tej..

Siç mund ta shikoni dhe nga diagrama e paraqitur ne ekran (ky eshte nje shembull ilustrues i vitit 2020, i nxjerre nga portali “Financat Vendore” te Ministrise se Financave), ngjyra e kuqe dhe roze perfshijne transfertat e pushtetit qendror.

E verdha perfaqeson te ardhurat qe bashkite krijojne vete nepermjet taksave te tyre.

Ato gjerat e vogla po i injorojme per momentin, se nuk na duhen.

Siç e shikoni, sasia e te ardhurave qe Bashkite krijojne vete, eshte shume me e vogel sesa ajo qe perfitojne nga qeveria qendrore.

Dhe reforma territoriale, teorikisht duhej te zgjidhte kete ngerc. Te ulte peshen e ndikimit te qeverise ne pushtetin lokal, duke ulur nevojen qe bashkite do te kishin per parate e qeverise. Pra te rriste pavaresine ekonomike te bashkive nga qeveria. Se ju e dini, sic ka thene dhe shoku Lenin, nje shok i shokut Gramoz, eshte varesia ekonomike ajo qe sjell varesi politike.

Reforma territoriale u miratua, vitet kaluan, por gjerat vetem sa u perkeqesuan. Parate qe dergoheshin nga qeveria per bashkite, vetem rriteshin. Te gjithe ata partizane te flakte te reformes, qe ne fillim e shisnin sikur kjo reforme do te bente namin, filluan vit pas viti ta kuptonin qe ia kishim futur kot dhe s’u degjuan me te flisnin.

Sepse shifrat ishin kokëforta.

E para, numri i punonjësve nëpër bashki, nuk u ul, përkundrazi u rrit.

Siç mund ta shikoni dhe në tabelën në ekran, numri i të punësuarve në organet e qeverisjes lokale, kaloi në 19.625 që ishte ne 2015 perpara reformes territoriale, ne vetem 3 vjet, pra ne fund te 2018 ishin rreth 33.500 te punesuar, sipas te dhenave te Raportit te Shoqates se Bashkive te Shqiperise. Dhe ky numer aktualisht eshte shume me i larte se 33500.

Vetem Bashkia e Tiranes ne 2021 numeronte rreth 10.000 te punesuar, nga rreth 5.000 qe kishin te gjitha bashkite dhe komunat qe sot perbejne Bashkine e Tiranes. perpara reformes territoriale.

Dhe kjo ka nje shpjegim, qe une dhe kolege te tjere, u munduam te sqaronim qe kur dolem kunder reformes qe ne 2015-en. Perqendrimi i siperfaqes se administruar nga disa njesi, ne nje njesi, nuk e ul numrin e te punesuarve perkates per njesine, perkundrazi e rrit ate. Dhe per ta thjeshtuar, dje kishim dy bashki me dy kryetare bashkish. Kur keto u bashkuan, kemi nje kryetar bashkie dhe 2 administratore per secilen njesi administrative. Pra nga dy qe kishim, u bene 3. Kjo eshte pak a shume logjika e thjeshtuar ne cdo segment administrimi.

Por qe te kalojme tek thembra e akilit, decentralizimi.

Fatkeqesisht dhe aty gjerat u perkeqesuan

Siç mund ta shikoni dhe në ekran këto janë transfertat e bëra nga Qeveria nëe drejtim të bashkive që nga viti 2014 deri në vitin 2020. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave.

Kollona e parë është totali i parave që qeveria iu ka dhënë bashkive, në vitin e caktuar. Ndërsa kollona e dytë është transferta e pakushtëzuar, pra ajo llokma e parave që iu jepet bashkive, për shkak se janë ekonomikisht jo rentabël. Dhe ajo ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit. C’ka do te thote qe reforma nuk e shpetoi dot pushtetin lokal nga varesia ekonomike qe ka nga pushteti qendror.

Por le te shkojme dhe me tej.

Ne tabelen ne ekran ju shikoni se kush ka qene pesha e te ardhurave respektive ne totalin e buxhetit te bashkive, nga viti 2014 deri ne vitin 2019. Te dhenat jane marre nga “Raporti Vjetor- Financat Publike Vendore 2019” te Ministrise se Financave.

Siç e shikoni dhe ne tabele, ne vitin 2014 dhe 2015, perpara reformes territoriale, Bashkite realizonin vete dicka mbi 51% te te ardhurave qe ju duheshin per funksionim. Dhe merrnin nga qeveria rreth 48% te ketyre parave.

Pra me fjale te thjeshta, Bashkite realizonin vete me shume se gjysmen parave qe iu duheshin, dhe merrnin nga qeveria me pak se gjysma.

Ne vitin 2019, kur reforma kishte 4 vjet ne fuqi, Bashkite realizonin vete tashme 45% te te ardhurave dhe merrnin nga Qeveria 55%. Pra raporti ishte permbysur dhe rendshem madje. Dhe situata eshte perkeqesuar edhe me ne 2020. Pra sot Qeveria kontribuon me rreth 60% te gjithe te ardhurave te Bashkise.  

Kjo do te thote qe reforma territoriale, ne vend qe te forconte decentralizimin, kishte forcuar centralizimin. I kishte bërë bashkitë më të varura nga qeveria.

Pra logjikisht, me reformen humbem nga te gjitha krahet.

Edhe qytetarit ja beme te veshtire kontaktin me pushtetin lokal.

Edhe kostot e bashkive nuk i ulem, madje i ngritem.

Edhe varesine nga qeveria nuk e ulem, madje e rritem eksponencialisht.

Pra humbem.

Humbem?

Jo te gjithe ne fakt, vetem ne humbem, ne qytetaret.

Sepse qe te rrime shtremberte dhe te flasim drejt, reforma nuk u be fare as per uljen e kostove, as per rritjen e pavaresise se bashkive. Ato ishin thjesht justifikimet qe u shiten ne publik.

Ju mendoni vertet se Kryeministri deshiron te heqe pushtet nga vetja duke i bere Bashkite e pararura? E njihni Edi Ramen ju? A e beri kastile reformen qe te rriste varesine e Bashkive nga qeveria. Pra jo te ishin te pavaruar, por te vareshin akoma me teper.

Ai s’eshte budalla. Bashkite kane ne kontroll territorin. Zonat bregdetare, zonat turistike. Po u pavaresuan Bashkite, atij i iken nga dora pjesa me ekzotike e pushtetit. Lejet e ndertimit, komplekset turistike, fshatrat turistike…

Edi Rama s’eshte budalla, mund te jete cdo gje po budalla s’eshte.

Dhe tjetra, reforma territoriale u be qe zgjedhjet te orientoheshin me kollaj, te manpuloheshin me lehte. U dizenjua e gjitha qe, duke e bere bashke me sistemin aktual elektoral qe kemi ne, qe eshte  proporcional rajonal, te mund te siguronte sa me shume bashki për PS dhe sa me shume deputete ne listat rajonale, nëpërmjet një procesi që quhet Jerry-Mandering, per te cili s’jam tu fol me, se me ka dale rryli i fytit dy vjet rrjesht. Keto dy qellime kishte reforma territoriale. Të fuqizonte qeverinë përballë bashkive dhe të orientonte numrin e fituar të deputetëve nga PS-ja.

Kjo ishte e gjitha. Dhe kete s’besoj se e kundershton me njeri, sepse te dyja keto qellime u provuan gjate viteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco