VIDEO-SYRI TV/ Perimet flaken në Myzeqe, Tiranë shtrenjtohen, prioritet i jepet importit

VIDEO-SYRI TV/ Perimet flaken në Myzeqe, Tiranë shtrenjtohen, prioritet i jepet importit

15:01, 15/11/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që fermerët në rrethe protestojnë për mungesë të pikave të grumbulli, tregtarët në kryeqytet shprehen se tregu është i tejmbushur me prodhime importi. Vetë tregtarët, por edhe qytetarët shprehen se është shteti që duhet të funksionojë si rregullator për ti dhënë përparësi prodhimit vendas dhe jo kamionëve që vijnë nga jashtë.

Nga SYRI TV

Fermerët në zonat e Myzeqesë hedhin produktet vendas në kanal për mungesë të pikave të grumbullimit apo tregut. Por teksa sot fermerët e Myzeqesë dolën në protestë, tregtarët e Tiranës ankohen se mungon prodhimi vendas dhe tregu është tejngopur me prodhimin e huaj të importeve. Ky fenomen mjaft paradoksal pasohet me rritje të çmimeve në Kryeqytet pasi arkat mbushen nga produktet që vijnë nga jashtë. Pas një vëzhgimi të çmimeve në tregjet e Tiranës rezulton se çmimet e fruta perimeve nuk ka pësuar rënie pavarësisht ndryshimit të stinëve.

Tregtarët e shpjegojnë këtë fenomen si problematik, dhe sqarojnë se prodhimet e importuara po dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit. Bizneset që merren me tregtimin me pakicë të perimeve theksojnë se shitjet kanë rënë ndjeshëm dhe fajin e kanë politikat aspak favorizuese nga ana e qeverisë

Konsumatori është hallka finale që i bije në kurriz çmimi i lartë i produkteve që blejnë çdo ditë. Ata shprehen për syri TV se çmimi i domates qepës mollës patates rritet çdo ditë ndërkohë fermerët flakin prodhim 2 realitet që nuk përkojnë .

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga OPEN data në nivel Rajonal, Shqipëria ka normën më të lartë mesatare vjetore të Inflacionit për vitin 2020 me 1.6%. Ndërsa vendet e BE-së, për vitin 2020 kanë pasur një normë vjetore të inflacionit prej 0.5%.

Ndërsa sa i përket ndryshimit vjetor të Indeksi i Çmimit të Konsumit për vitin 2021, vihet re se që prej Janarit 2021 ka pasur një trend rritës së indeksit të çmimeve e rrjedhimisht edhe të normës mujore të inflacionit.

Sipas grupeve, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2020

- ka pësuar rritjen më të madhe në grupin ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’ me

- 3.6 %, pasuar nga grupet ‘Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’,

- Mallra dhe shërbime të ndryshme me 0.5%

- Nga ana tjetër çmimet e grupit ‘Transporti’ u ulën me 3.2%, pasuar nga grupet ‘Veshje dhe këpucë’ me 0,6 % dhe ‘Shëndeti’ me 0,5 %.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco