FOTO/ Marina e Vlorës – investimi më i madh për turizmin e Vlorës

FOTO/ Marina e Vlorës – investimi më i madh për turizmin e Vlorës

19:34, 09/11/2021
A+ Aa A-

Hapësirë për rreth 450 mjetesh lundrimi. Rreth 20 milionë Euro në vit për ekonominë e Vlorës

Shumë shpejt në qytetin e Vlorës fillon puna për destinacionin e ri që do ta rendisë Vlorën krahas qendrave më të njohura turistike në rajon. Kryeministri ka premtuar një marinë moderne do të zërë vendin e portit ekzistues industrial, duke sjellë fjalën më moderne të këtij lloj shërbimi.

Përllogaritet që vetëm nga aktiviteti i marinës do të krijohen rreth 4.3 million euro për ekonominë e Vlorës ndërsa nëse përfshihet edhe aktiviteti i shërbimeve ndihmuese si hoteleria, restorantet, etj. vlera arrin në mbi 20 milion euro në vit.

Jahte dhe mega jahte, anije turistike dhe krociera do të ankorohen sipas praktikave botërore, krahas shumëllojshmërisë së shërbimeve mbështetëse, si hoteleri, bar dhe restorant, gastronomi, palestër dhe sigurisht plazh, që do të ofrohen për ta plotësuar përvojën e turistëve që do të zgjedhin Vlorën për pushime. 

Aktuliasht porti industrial i Vlorës është në gjendje të mjeruar, me infrastrukturë të prapambetur dhe volum minimal qarkullimi njerëzish dhe mallrash. Për të pritur fluksin e mallrave që kërkon sot tregu as që bëhet fjalë. Gjendja ekzistuese e tij është kthyer në pengesë për shfrytëzimin e potencialit të plotë turistik të rivierës tonë. 

Marina Vlorë është sipërmarrja që do të zëvendësojë portin industrial dhe do të ndryshojë rrënjësisht këtë realitet. Projektuesit kanë parashikuar një kapacitet prej rreth 450 mjetesh lundrimi.

Portet italiane do të arrihen edhe brenda dy orëve, ndërsa udhëtimi për në Kroaci do të kryhet nga 8 deri në maksimumi 15 orë. Një port modern jahtesh sipas shembujve më të mirë të kontinentit do të bëhet porta hyrëse e vendit tonë për itineraret më të njohura turistike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Meta11/11/2021 17:26

O Ram me kete qe bere per naften me 65 lek takse harroji Mega Jahtet dhe Jahtet jo vetem ne Vlore por kudo ne Shqiperi ta thote dikush qe ka vite qe meret me kete pune. Mali i zi, Kroacia....i presin krah hapur..

Shto koment

Denonco