Union Financiar Tiranë, tani vjen edhe online me platformën UPay

Union Financiar Tiranë, tani vjen edhe online me platformën UPay

14:11, 09/11/2021
A+ Aa A-

Union Financiar Tiranë (UFT) është sot kompania që ofron një gamë mjaft të gjerë të shërbimeve të pagesave në Shqipëri, nëpërmjet rrjetit Unionnet-Western Union.

Për 26 vjet, UFT ka lehtësuar dërgesat e parave të emigrantëve, që janë një kontribut jetik për ekonominë e vendit, duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin e tij, por edhe spektrin e shërbimeve që ofron.

Me më shumë se 600 agjenci Unionnet – Western Union në të gjithë vendin, UFT mundëson mbi 50 shërbime financiare në një sportel të vetëm. Në sportelet e agjencive, ju mund të merrni dhe të dërgoni para kudo në botë, mund të paguani faturat e energjisë elektrike, ujit, internetit, telefonit, gjobat e makinës, faturat e kopshtit apo çerdhes së fëmijëve tuaj, taksat dhe tarifat vendore, këstet e kredive, të kryeni abonime në platformat televizive me pagesë, etj.

UFT synon të jetë gjithmonë në krye të novacionit, për t’iu ofruar shqiptarëve alternativa që lehtësojnë kryerjen e shërbimeve të pagesave. Pagesat që ofrohen në rrjetin e agjencive, tashmë mund të kryhen edhe online, nëpërmjet aplikacionit UPay Albania.

Shërbimi është i thjeshtë në përdorim dhe vjen tek ju në disa kanale: direkt nga interneti, në faqen web: upay.al, ose në formë aplikacioni për platformat celulare Android dhe iOS. Me UPay ju mund të kryeni online mbi 45 shërbime financiare direkt nga celulari, apo kompjuteri juaj, kudo ku ndodheni dhe kurdo që dëshironi.

Verifikimi i pagesës së kryer vjen në çast në email-in tuaj. Gjithashtu, në llogarinë UPay ju do të keni historikun e plotë të transaksioneve të kryera, si dhe mund të informoheni për detyrimet e pashlyera. Shërbimet që kryhen me UPay pasurohen çdo ditë, duke iu përshtatur zhvillimeve të fundit teknologjike dhe ndryshimit të sjelljes konsumatore.

Përveç pagesave utilitare, me UPay tashmë mund të kryhen edhe transferta fondesh në llogari, e-commerce, etj., duke marrë një trajtë të plotë të një portofoli dixhital. 

UFT ka një histori të gjatë suksesi, që e ka bërë një nga institucionet financiare më të besueshme në tregun shqiptar. Aktiviteti nisi në vitin 1995, si përfaqësues ekskluziv i njërës prej kompanive më të rëndësishme globale të dërgesave të parave Western Union Financial Services Inc.

 Veç Shqipërisë, UFT operon me shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe të besueshme edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Në vitin 2006, UFT themeloi Union Bank, si bankë me kapital 100% shqiptar dhe vetëm 6 vite më vonë themeloi PayLink, një kompani e teknologjisë dhe procesimit të pagesave ndërbankare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco