Shpjegimi i Pano Sokos: Çfarë është eurobondi dhe rreziqet që sjell! Shtetet ku fshihen milionat në offshore

Shpjegimi i Pano Sokos: Çfarë është eurobondi dhe rreziqet që sjell! Shtetet ku fshihen milionat në offshore

22:16, 03/11/2021
A+ Aa A-

Nga Pano Soko

Nëse ka pasur një temë për të cilën ka pasur një interes të jashtëzakonshem dhe që personalisht kam pasur jashtëzakonisht shumë kërkesa për ta trajtuar është çështja e offshore-ve. Nuk e di përse, por sa herë që diskutohen çështje aferash me paranë publike, para të pista, korrupsion, koncesione, tendera, kudo që të jem, cilado qoftë tema, në inboxin tim do të vërshojnë një lumë pyetjesh që kanë të bëjnë me offshorin në përgjithësi.

Pyetjet janë nga më të ndryshmet. Që nga çfarë janë offshoret, si funksionojnë, pse janë pjesë e një afere, ku është e veçanta nga vendet e tjera etj. Nuk e di pse ka një dëshirë e madhe të njerëzve për të ditur, për të hyrë në brendësi të mekanizmit, për të marrë vesh jo thjesht aferën, dëmin që ka shkaktuar, sa iu është prekur xhepi, po duan të marrin vesh me detaje çfarë, si, ku kur...

Këto janë disa nga pyetjet që më kanë ardhur në inbox vetëm këtë jave, duke qenë se tema e koncesioneve të reja që do të aktivizohen gjatë vitit 2022 ishte një ndër temat ekonomike që janë trajtuar me se shumti ne debatet mediatike ekonomike shqiptare dhe qe natyrisht qe do ta trajtojme dhe ne se bashku ne kete emision, pasi siç mund ta keni marrë vesh, qeveria e ka hapur krahun këtë radhë dhe për vitin që vjen do të nisë 7 koncesione të reja me vlerë 2 miliardë dollarë.

Gjithsesi, kete do ta trajtojme pak me vone. Fillimisht do te flasim pak per offshoret.

Fillimisht dua te permend faktin qe kjo qe do te prezantoj eshte nje skeme e thjeshtuar ne detaje esenciale te asaj qe ndodh, per te qene sa me pak e komplikuar per ju. Realiteti faktik eshte shume me i komplikuar, shume me i ngarkuar me elemente dhe faktore dhe natyrisht kerkon nje lloj ekspertize te caktuar per ta kuptuar te gjithin. Jo me kot behen 5 vjet shkolle e larte per kete pune.. Por une do te sjell konceptin e mekanizmit.

Çfarë janë offshoret?
Ato që në zhargonin e përditshëm quhen thjesht offshore, në fakt emrin zyrtar e kanë Offshore Financial Centres, qendra financiare jashtë kufirit. Fjala offshore që në anglisht do të përkthehej literalisht “Në det të hapur”, në fakt këtu ka më tepër kuptimin e “jashtë kufijve”. Pra këto janë qendra financiare jashtë kufijve të një vendi, në rastin tonë jashtë kufijve të Shqipërisë. Këto janë entitete territoriale të veçanta, të veçuara. Quhen entitete territoriale, pasi në disa raste kemi të bëjmë me shtete të mirëfillta si Holanda, Panamaja, Irlanda etj., dhe në disa raste të tjera kemi të bëjmë me territore me status të veçantë siç mund të jenë British Virgin Islands,  Antilet Holandeze, Ishulli i Shën Vinsentit, Ishulli i Shen Luçisë etj., pra vende që janë nën protektoriatin e shteteve të tjera si Britania, Holanda etj..

Pyetja e radhës është, po mirë, pse disa vende quhen offshore dhe disa jo, duke qenë se të gjitha vendet e botës janë në thelb mund të quhen qendra financiare jashtë vendit?
Offshoret dallojnë nga vendet e tjera për shkak të disa veçorive që ata kanë në lidhje me politikat fiskale dhe regjimin e trajtimit financiar dhe ligjor të kompanive dhe biznesit në përgjithësi, por dy më kryesoret që une do të përmend janë 1. Tarifat shumë të ulta të taksave koorporative dhe 2. Niveli i lartë i anonimatit. Pra e para taksat për koorporatat, për kompanitë etj., aty janë zero, ose shumë të ulta dhe e dyta ato ruajnë shumë anonimatin e personave që zotërojnë kompanitë e regjistruara aty.

Dmth e ke të pamundur të marrësh vesh se cili person, apo cilët persona janë pronarët, apo aksionerët e një kompanie të caktuar. Dhe kjo ruhet me ligjet e brendshme të vendit.  

Ndërsa në shumë vende, sikundër në Shqipëri, ti e ke lehtësisht të aksesueshëm informacionin në lidhje me zotëruesit e një kompanie të themeluar në Shqipëri, mjafton të hysh në faqen e QKB-së (pra Qendrës Kombëtare të Biznesit) dhe ti e merr vesh menjëherë se cilët persona janë zotëruesit e një kompanie të caktuar dhe sa % të aksioneve ka secili, ne offshore ti e ke ne disa raste te pamundur te marresh informacion edhe nese ti je agjenci shteterore e nje vendi te huaj. Pra le te themi prokuroria nje vendi te caktuar, Shqiperia psh, shkon dhe kerkon informacion ne lidhje me nje kompani te caktuar, per te pare kush jane aksioneret e saj, dhe ne shume prej rasteve autoritetet e vendit offshore refuzojne te japin informacion per shkak se ligjet lokale e ndalojne nxjerrjen e informacionit.

Pyetja e radhës do të ishte, kush janë këto vende që sot quhen offshore?
Siç mund ta shikoni, kjo është një listë e vendeve që konsiderohen si qendra financiare offshore e publikuar nga Forumi për Stabilitetin Financiar në një raport të tij mbi bankingun në hije të vitit 2017. Siç mund ta shikoni dhe ju, aty gjenden emra shtetesh dhe emra vendesh nga më të ndryshmit. 

Një fakt interesant është ai që pjesa më e madhe e këtyre vendeve të listuara këtu janë ishuj, dhe këtej ka rrjedhur dhe emri “offshore” që siç thamë përkthehet “në det të hapur”, pra janë ishuj në det të hapur. Por që kur listës së ishujve filluan dhe iu shtuan më pas edhe vende kontinentale, si Luksemburgu, Andorra, Libani etj., offshore filloi të merrte kuptimin e “jashtë vendit”.

Një fakt tjetër interesant është që pjesa më e madhe e këtyre ishujve janë ishuj shume të bukur, të mrekullueshëm. Bermuda, Bahamas, British Virgin, St.Kitts, St. Vincent, Antilet Holandeze etj., le të themi pjesa më e madhe e atyre emrave aty janë ishuj tropikale të mrekullueshëm. Janë një parajsë e vërtetë. Dhe këtej rrjedh dhe emri “Parajsa fiskale”. Në fillim ato quheshin thjesht “Parajsa”, një si tip emri i koduar që përdorej mes bankierësh dhe afaristësh që iu referohej vendeve me taksa të ulta që ndodheshin në këto ishuj dhe që më pas u shndërrua në homonimin “Parajsa fiskale” që përdoret dhe sot.

Gjithsesi, tek lista e paraqitur në ekran, ju shikoni një ndarje në tre grupe, pra grupi një, dy dhe tre. Kjo ndarje është bërë nga FMN, e cila është dhe burimi që Forumi për Stabilitet i është referuar në raport, duke u bazuar ne nivelin e diskrecionit ne ruajtjen e konfidencialitetit. Pra qe ta kuptojme, lista e vendeve që janë në grupin e parë, pra Guersnsey, Irlanda, Luksemburgu, Hollanda etj., janë konsideruar nga FMN si bashkëpunuese kur vjen puna për zbulimin e anonimatit të një kompanie të caktuar, apo të llogarive bankare të një personi të caktuar, nëse institucionet shtetërore të një vendi të caktuar, pra le të themi policia, prokuroria, gjykata etj., kërkojnë bashkëpunim në lidhje me të dhënat e një kompanie te caktuar.

Vendet e grupit të dytë, gjithmonë sipas FMN-së, janë deri diku bashkëpunuese, pra kanë rregulla të vështira por që bashkëpunimi nuk është i pamundur.

Dhe grupi i trete jane vendet totalisht hermetike, ku, sipas FMN-se, të dhënat e kompanive, të dhënat mbi zoteruesit e llogarive bankare jane totalisht hermetike dhe eshte e pamundur nga nje shtet i huaj te marre informacion ne lidhje me nje kompani te caktuar, apo nje person te caktuar.

Një pyetje që mund të lindte natyrshëm në këtë moment do të ishte “Po sa është volumi i vlerave që kalojnë nëpërmjet këtyre offshoreve?”

Shumë, jashtëzakonisht shumë, paimagjinueshëm shumë...

Aq shumë saqë mendon që kjo e gjitha është një bote hajdutësh, manipulatorësh, evazoresh dhe të korruptuarish. Pa dallim kombësie, feje, ngjyre.

FMN perpilon here pas here raporte ne lidhje me parajsat fiskale dhe aktivitetin e tyre. Raporti qe ju shikoni ne ekran eshte njeri prej tyre dhe eshte publikuar ne vitin 2019. Gjetjet e raportit ishin te jashtezakonshme.

Ne kete raport eshte vleresuar qe vlera e aseteve financiare qe operojne nepermjet offshoreve te jete diku tek 36 Trilion USD. Pra gati 1/3 e gjithe aseteve boterore operon nepermjet offshoreve. Vlera e aseteve te menaxhueshme (Assets under management sic quhet ne gjuhen financiare) ne vitin 2020, ne gjithe globin ishte 111.2 Trilion USD. Gati 1/3 e tyre operon nepermjet offshoreve. E jashtezakonshme.

Vetem llogari individesh, pra persona fizike qe shkojne dhe kryejne aktivitet ekonomik apo qe depozitojne parate e tyre ne offshore kapin vleren e 8.7 Trilion USD. Arsyet jane ose shmangia e taksave, ose fshehja e pasurive te tyre si pasoje e origjines se ketyre pasurive. Pra fshehje per shkak se parate vijne nga krimi, korrupsioni etj..

Humbja qe qeverite e botes pesojne cdo vit si pasoje e taksave te munguara nga kompanite apo individet qe operojne nepermjet offshoreve shkon diku tek 600 miliarde USD cdo vit. Vendet ne zhvillim, ku bejme pjese dhe ne, llogarisin nje humbje gati 200 miliarde USD ne vit, nga taksat e munguara, apo nga korrupsioni qe me pas kalon ne offshore.

Tani, pyetja e radhes qe natyrshem lind, eshte “Po Shqiperia si afektohet nga offshore?” Ku hyjne offshoret ne kete nahijen tone ketu? Cfare jane offshoret per Shqiperine?

Offshoret jane mjet. Jane mjet qe perdoren per realizimin e nje operacioni qe merr parate e njerezve te thjeshte nga xhepat e tyre, nepermjet buxhetit te shtetit dhe i con ato ne xhepat e njerezve me pushtet, zyrtareve publike te korruptuar.

Çfarë do të thotë korrupsion? Korrupsion do te thote te vjedhesh ne nje menyre apo nje tjeter para publike. Dhe i korruptuar quhet personi me pushtet, funksionari publik qe vjedh parate e taksave. Tani vendosni pak veten ne vendin e nje zyrtari te larte te korruptuar, nje minister, kryeminister, drejtor institucioni etj.. Misioni i zyrtarit te korruptuar eshte te vjedhe parane publike. Sepse zyrtari i korruptuar per ate shkon dhe e merr ate vendin e punes si minister apo si drejtor, lufton per te, cahet ne dysh ne fushata elektorale, mitingje partie, per te vjedhur parate publike.  

Kujdes, po flas vetem per zyrtaret e larte, jo per te vegjlit. Vetem per ata qe kane akses ne shuma te medha parash, pra miliona USD, atyre iu hyn ne pune offshori, keta te korruptuarit e vegjel i mbajne leket neper shtepira. Dhe po flas vetem per zyrtare te korruptuar, jo per te gjithe. Sepse aty ka dhe njerez te ndershem qe nuk hyjne ketu. Vetem te korruptuarit.

Tani, imagjinoni nje moment situaten. Ti je nje zyrtar i larte i korruptuar qe do te vjedhesh para publike.Tani leket drejtperdrejt nga llogarite e buxhetit tek llogaria jote personale nuk i merr dot, se eshte shklje ashiqare e ligjit dhe plus qe s’e ben dot se jane nje mal me njerez qe duhet ta shkelin ligjin per ty. Pra s’e ben dot. Prandaj te duhet nje plan. Plani ka per qellim te marre parate nga xhepi i njerezve t’i coje tek xhepi yt duke gjetur forma te fshehura qe nuk duket qe ti po vjedh parate.

Dhe operacioni qe merr parate nga xhepi i qytetareve dhe i sjell tek xhepi yt kalon neper kete rruge. Qytetarit ia marrim leket nepermjet taksash, tatimesh, tarifsh, gjobash etj.. Ne kete menyre leket kalojne nga qytetari tek qeveria, pra ne buxhetin e shtetit. Tani hapi i dyte eshte si t’i marrim leket nga buxheti i shtetit t’i fusim tek xhepi yne. Mekanizmi me i zakonshem sesi leket e buxhetit dalin nga buxheti jane Tenderat dhe koncesionet. Por per te marre tendera dhe koncesione duhet nje ose disa kompani.

Ti je zyrtar i larte, pra percaktimin e fituesit te tenderit e ben ti, s’eshte problem ajo pike. Po ciles kompani tja japesh tenderin? Kompanise tende? Tani, po te hapesh nje kompani ne emrin tend dhe te futesh ne tender dhe te fitosh tenderin, pra t’ia japesh tenderin kompanise tende, as kjo s’behet sepse eshte shkelje flagrante e ligjit. Duhet qe kompania te kete aksionere ca njerez qe s’kane lidhje fare me ty, as me gruan tende, as me vellain, kunatin etj..

Pra duhet te jete nje i huaj. Ndoshta nje shok apo mik. Po ketu na del nje problem. Ke besim ti tek shoku apo miku? Ke besim ti qe ai te thote po po sa te fitoje tenderin dhe pastaj merr parate dhe te le shendene? Se me letra parate do t’i takojne atij, ti s’ke as ca t’i besh fare? Ti besimin te shoku e ke deri tek makina, i duhet makina, i jep makinen, po tenderin 50 milione Euro eshte cik me siklet. Po si t’ia besh? Se me kompanine tende nuk hyn dot se s’te lejon ligji, me kompanine e shokut ke frike se merr leket dhe iken. Atehere si ia ben?

Si mundet qe edhe te jesh pjese e kompanise qe fiton tenderin, po edhe pa e marre vesh askush.

....Offshore!!

I thua shokut hajde ikim ne offshore themelojme nje kompani, une do kem (e zeme) 70% te aksioneve, ti 30%, dhe kjo kompania do futet ne tender dhe do fitoje tenderin. Askush s’do ta marri vesh qe aksionere te kesaj kompanie jemi ne, per shkak te rregullave te offshorit. Nderkohe qe fitimin nga tenderi e ndajme sipas % qe kemi ne kompani. Une marr 70%, ti merr 30%.

Kështu që, krijohet kompania, kompania fiton tenderin dhe ti merr lekët e fitimit nga tenderi, pa e marrë vesh askush që ishe ti ai që e fitove. Pra offshori në këtë rast shërbeu si mjet për realizimin e operacionit.

Por ka dhe menyra të tjera si perdoret offshori. Duke dërguar para cash dhe duke i futur në depozitë në bankat offshore. Për shkak të rregullave shumë të lehta që kanë shumë vende offshore në lidhje me origjinën e parave, është shumë e lehtë të depozitosh shuma të mëdha parash cash, pa dhënë shumë shpjegime sesi apo ku i ke gjetur. Dhe natyrisht, dikush që ka marrë ryshfet para cash, e ka mundësinë, që, këto para t’i çojë në offshore dhe me ca truqe të vogla juridiketi fuse në një bankë në një nga ata ishujt dhe ashtu i ka të sigurta dhe të pastra lekët. Natyrisht duke paguar një fee përkatëse ndaj bankës.  

Pyetja që mund të shtrohet është, si çohen paratë në offshore? Deri dje çoheshin me jet, prenotoje një jet a një avion personal, dhe çoje paratë me thasë, me çantë, si i ke. Sot kanë hyrë fuqishëm në lojë kriptomonedhat, të cilat kanë rritur shpejtësinë e transportimit të vlerës, edhe sigurinë sepse sidoqoftë udhëtimi pa ndalim me një avion ka rreziqet e veta, por edhe koston, sepse tani, me kriptomonedhat, paratë transportohen pa kosto ekstra fare. Kështu funksionon përgjithësisht.

E pra, u mundova që me fjalë të thjeshta të shpjegoja se kush ishte lidhja mes koncesioneve, korrupsionit etj., me offshoret.

Kini parasysh, sa here qe te degjoni qe nje kompani e regjistruar ne offshore fiton nje tender apo koncesion, kijeni nga une qe mbrapa saj, aksioner dmth, eshte nje zyrtar i larte publik. Nese do ishin vetem persona private, as kishin pse shkonin ne offshore te hapnin kompani. Ata persona private jane, s’kane cfare fshehin, se biznes te ligjshem po bejne, po marrin pjese ne tender, Skane pse fshihen. Por fakti qe shkojne ne offshore dmth qe duan te fshehin dike, dike qe njerezit s’duhet ta marrin vesh. Ndonje minister, ndonje kryeminister, ndonje grua ministri, ndonje vlla, ndonje bir apo bije...gjera te tilla dmth. Kijeni nga une. Sa here qe ta degjoni, me kujtoni

Ashtu sikunder mund te jeni vene ne dijeni edhe nepermjet mediave, parlamenti kete jave i dha te drejten qeverise qe te dale ne tregjet e borxhit me nje Eurobond te ri, ne nje vlere totale prej rreth 700 milione Euro. Kjo eshte hera e peste qe Shqiperia del ne tregjet e borxhit me Eurobond dhe nga kater te meparshmet, dy jane shlyer dhe dy te tjerat jane ende aktive.

Po çfarë është Eurobondi?
Eurobondi në thelb është borxh. Është një ndër format e zakonshme sesi një vend merr borxh në tregun e borxhit. Për interesin tuaj unë përpara se të flas për çështjen e borxhit, dua të tregoj pak si funksionon mekanizmi i Eurobondit. Do të shmang shumë detaje dhe do mundohem ta sjell sa më thjesht.

Eurobondi vetë, nga vetë fjala është një bond – bono në shqip. Pra është një letër me vlerë. Unë u përpoqa në fakt të gjeja një foto të ndonjë prej bonove të Eurobondit shqiptar të cilat janë maturuar tashmë, po nuk arrita. Gjithsesi fotoja që ju shikoni në ekran është një eurobond i emetuar në Gjermani, në vitin 2011 dhe mund ta përdorim si referencë.

Pra Eurobondi është një letër me vlerë që ka një vlerë të caktuar që quhet “Face Value”, si paraja që ka një vlerë të shkruar pra 1000 Lekë, 2000 Lekë. Kjo në foto është një bono me vlerë 1000 Euro.

Por bonot mund të jenë me vlera të ndryshme, 500EU, 5000 EU, 10 mije EU apo dhe 100 mijë, apo 1 milionë Euro. Vlera e kuponit, Madhësia e letrës dhe cilësia e veçantë e letrës janë specifike për çdo rast. Por e rëndësishme është që kjo është pak a shumë.

Pra, nëse ky do të ishte Eurobondi shqiptar, atëherë një bankë apo kompani, apo individ që do të donte ta blinte këtë bono, do të arketonte në llogaritë e Qeverisë shqiptare 1000 Euro dhe do të merrte këtë bonon. Në fakt është pak më e komplikuar se kaq, po unë nuk dua ta komplikoj me matematika të shumta. Gjithsesi, qeveria shqiptare ndërkohë do të duhej të kishte printuar rreth 700 mijë bono të tilla që të përmbushë vlerën e synuar që kërkon të marrë borxh prej 700 milionë Eurosh. Një blerës (bankë, kompani apo individ) mund të blejë 1 bono, 100 bono apo 100 mijë bono të tilla, në varësi të planit që ai ka. Për sasinë që ai blen, depoziton në llogaritë e qeverisë shumën përkatëse.

Përveç vlerës, bonoja ka të shkruar dhe interesin që lëshuesi i bonos duhet të paguajë. Sepse mos harroni që ky është një borxh dhe borxhi ka dhe interesa.

Kjo bonoja që ne kemi marrë si shembull e ka interesin vjetor 3%. Pra dikush që ka blerë këtë bonon do të përfitojë çdo vit 30 Euro, ose 3% të vlerës së bonos. Qeveria shqiptare në këtë rast ia depoziton interesin e bonos në llogarinë e bankës, kompanisë apo individit çdo vit, kur vjen koha.

Në momentin që Eurobondi maturohet, pra mbaron periudha e borxhit, që në rastin e Shqipërisë sivjet, ajo është 7 vjet, mbajtësit të bonos i kthehet bashkë me interesin edhe vlera e bonos, pra 1000 Euroshi, i depozitohet në llogari. Dhe kështu quhet që e kemi shlyer borxhin, pasi i kemi kthyer vlerën totale të tij.

Dhe kjo ishte me fjalë të thjeshta mënyra sesi funksionon mekanizmi i Eurobondit. Natyrisht aty ka detaje të tjera që ndodhin gjatë procesit, por unë u mundova ta mbajë sa më të thjeshtë.

Por që të kthehemi tek shqetesimi ynë, që është rritja marramendëse e borxhit tonë dhe më tepër sesa kjo, është mungesa e eficencës në përdorimin e parave të borxhit. Shqipëria po merr 700 milionë Euro borxh dhe askush nuk di të thotë se ku dhe si do të përdorën këto para.  

Teorikisht, borxhi funksionon njëlloj si për një individ, si për një shtet. Ti merr borxh kur te duhet deshperimisht sepse ke nje nevoje akute, ose kur ti ke nje plan sesi do ta perdoresh kete borxh dhe perfiton prej tij. Pra borxhi nuk merret asnjehere kot, hajde te marr borxh meqe mundem, meqe te tjeret me japin. Ti merr borxh kur te duhet dhe e di paraprakisht shume mire ku do ta cosh borxhin qe po merr. Pra ke nje plan te detajuar...do marr 700 milione Euro, 200 milione me duhen per te investuar ne sistemin rrugor. Nga rruget qe do te investoj, Shqiperia do te perfitoje cdo vit 30 milione Euro dhe ne krye te 7 vjeteve investimi ka shlyer veten e vet, pra 200 milionet plus nje pjese te interesave.

100 milionë të tjera do t’i investoj në këtë fushën tjeter, me të njëjtën logjikë, pra duke llogaritur përfitueshmërinë.

130 milionë te tjera do t’i investoj në bujqësi, që fermerët të kenë 1, 2, 3 lehtësira, sepse kjo do të më kthehet mbrapsht në ekonomi me rritjen e bujqësisë.

150 milione do t’i investoj tek kaq shkolla, qe do te mundesojne permiresimin e mesimdhenies per kaq nxenes apo studente.

Kaq milionë të tjera do t’i investoj te spitalet e filan qarku, apo filan qarku. Pra gjithmonë marrja borxh është e shoqëruar me një listë investimesh që do të bëhen me këto lekë, e cila madje duhet të jetë debat diskutimi, a duhet a s’duhet, sepse ideja është që s’kemi pse marrim borxh për gjera që ndoshta s’duhet shtrënguar rripi për t’i bërë.  

Por ne rastin tone, Qeveria jo vetem qe s’ka diskutuar fare, as ne parlament te pakten per projektet ku do te shkojne leket e borxhit, por ajo madje s’ka bere publike asnje liste projektesh fare. Thjesht ka thene do marrim 700 milione euro borxh dhe se ku do shkojne, se per cfare do perdoren, a na duhen a s’na duhen kaq lek borxh, kete vetem Zoti dhe Kryeministri e di. Askush tjeter s’di asgje. As ministria e financave s’di asgje, eshte ne ajer.

Ja po te shikoni ne foto eshte relacioni shpjegues i qeverise, ministrise se financave dmth, mbi perdorimin e Eurobondit.

Nuk thote asgje. Fjale te pergjithshme kot, sa per te mbushur rrjeshtat. Nderkohe qe ky eshte nje relacion qe iu ka shkuar deputeteve qe duhet te vendosin nese duhet marre ky borxhi apo jo. Dhe normalisht duhet te kishte te listuara gjithe projektet, ku do shkojne leket, nga Euroja e pare, deri tek Euroja e 700 milionte, sepse teorikisht deputetet duhet te merrnin listen, ta shqyrtonin dhe te vendosnin, per te gjitha projektet me radhe. A duhen, a s’duhen. Nese nje projekt s’duhet, s’eshte i domosdoshem, apo s’eshte i leverdisshem, hajde ta heqim, te ulim pak sasine e borxhit.

Por jo vetem kjo s’ndodhi, por aty s’kishte asnje liste fare, sepse ne qeverine tone, gjerat nuk i di askush, as Mnistria e Financave. Vetem Padishahu i madh i di. Ai e di sa borxh do te marrim, pse do ta marrim, si do ta shpenzojme, sepse leket jane te tijat. Ai i quan leket e taksave, leket e veta.

Kur vjen puna per te dhene llogari per leket e borxheve, leket e taksave, si shpenzohen leket, e di qeveria, thote Padishahu. Keto jane leket e qeverise.

Kur vjen puna per te dhene ndihma per pensionistet, apo familjet me ndihme ekonomike per rritjen e cmimeve, jane leket e taksave thote, jane te popullit, s’mund t’ia marr popullit qe tia jap Panos qe ka nevoje.

Dmth kur vjen puna tek projektet, tenderat e koncesionet, jane leket e qeverise, s’jane te popullit, vendos qeveria si do ti shpenzoje.

Kur vjen puna te ndihmat per njerezit, per krizen, per varferine, aty s’jane me te qeverise, aty jane te popullit, s’ben dot gje qeveria. Pff.

Gjithsesi, ceshtja e borxhit po kthehet ne nje rulete ruse per Shqiperine. NIveli i larte i borxhit, i shoqeruar me eficencen e ulet te perdorimit te tij, eshte duke i hapur vendit nje grope te thelle. Sepse nje dite, ose nje tjeter, plumbi do te dali nga foleja. Por padishahu s’e vret mendjen per kete, sepse thote, pas meje u befte qameti. Ky eshte parimi i tij..

Por borxhi kete vit nuk do te rritet vetem nga huamarrja direkte qe qeveria do te beje ne tregjet e borxhit. Ashtu sic edhe pritej qeveria ka prezantuar gjate diksutimeve te buxhetit te vitit 2022, nje liste te re koncesionesh, prej 7 te tilla te formatit tashme te famshem PPP. Vlera e ketyre koncesioneve eshte spektakolare dhe perben rekord historik per Shqiperine.

Tabela qe ju shihni ne ekran eshte e nxjerre nga dokumenti i buxhetit te shtetit per vitin 2022. Shifra e parashikuar per koncesionet e vitit 2022 kapin vleren e 2 miliarde USD. Asnjehere me pare nuk kemi pasur nje shifer te tille, te miratuar brenda nje viti. (Kthehesh dhe komenton koncesionet, nje e nga nje)

Kur te gjithe ishim duke pritur doren e ngrohte te qeverise qe do te behej barrikade qe do te ndalonte efektet e krizes globale qe te prekte qytetaret dhe aq me shume shtresat ne nevoje, duket se dora e qeverise erdhi ne vend te gabuar.  

Kur te gjithe prisnim qe qeveria te reflektonte nga kriza dhe te ulte akcizen e gazit te lengshem per automjetet, qe t’u jepte pak frymemarrje qytetareve qe perdorin gazin, si produktin me ekonomik me te lire per te perdorur ne nje makine, qeveria shkon dhe i vendos akcize edhe gazit per perdorim shtepiak. Deri dje qe cmimi i gazit ishte i lire, qeveria nuk kishte vendosur akcize, sot qe u rrit cmimi i gazit i vendosi akcize. Pra ato familje qe perdornin gazin dhe sot po qanin hallin se cmimi ne treg ishte rritur shume, per shkak te krizes, tashme do t’iu duhet te qajne edhe hallin e takses se vendosur nga qeveria. Pra qeveria ehte kthyer ne hall mbi hall. Dhe qeveria nga dige qe do mbronte me te dobetit, u kthye ne cekan. Sipas parashikimeve, jane rreth 3 milione dollare qe ne do te paguajme me shume per shkak te akcizes se re. Dhe justifikimi i perdorur eshte qe “Meqe gazin per makina e kemi me akcize dhe gazin e shtepise e kemi pa akcize, eshte rritur evazioni fiskal. Pra kompanite e deklarojne ne dogane si gaz per perdorim shtepiak, kur ne fakt e shesin tek makinat duke iu shmangur keshtu taksave”.

Po dakord, patjeter qe diferencimi brenda te njejtit lloj produkti, ku nje pjese paguan akcize, nje pjese jo, patjeter mund te beje qe disa kompani te shmangin taksat, duke genjyer dhe due e deklaruar gazin qe ne fakt do te shkoje per makina, si gaz qe do te shkoje per perdorim shtepiak, duke shmangur taksat. Po zgjidhja qe gjen qeveria, eshte gjeniale. Ne vend qe tani ne periudhe krize, me kete rast, te unifikoje gazin e makinave, me gazin e shtepive, pra duke bere zero taksen e gazit te makinave si gazi per shtepi, shkon dhe vendos akcize te gazi per perdorim shtepiak. 

Qeveri qe mendon me shume per popullin s’ka. Kot i biem ne qafe.  

Dhe ka te drejte se si do merrte 3 milione USD me shume nga populli, per te bere ato koncesionet qe folem me siper. Duke rritur akcizen e gazit. Mos i degjoni keto fjalimet emocionale me qeveri qe iu ben balle krizave, keto perrallat me qeveri qe i behet dige krizes qe mos godase keto shtresat ne nevoje. Kijeni parasysh te gjithe. Krizat do t’i perballoni vete. Kur vjen kriza mblidhuni rreth njeri tjetrit, se qeveria mblidhet rreth koncesionareve.

Megjithate, paketa fiskale dhe buxheti qe po diskutohen sot ne parlament, nuk kane vetem aspekte negative. Per te qene luajal me veten ne radhe te pare dhe profesionist i paanshem, duhet te pranoj qe aty ka dhe iniciativa pozitive qe me duhet t’i pershendes dhe disa iniciativa inkurajuese qe me duhet t’i permend.

Personalisht vleresoj si shume pozitive rritjen e pages me tatim zero nga 30.000 Lek qe ishte ne 40 mije lek. Jane me dhjetra mijera te punesuar qe fale kesaj iniciative perfitojne deri ne 13 mije lek te vjetra ne muaj nga mos taksimi. Dhe une kete dua ta pershendes.

Shoh inkurajuese rritjen e pagave per sektorin e shendetesise dhe arsimit, megjithese kam rezerva per masen prej 6% qe do te jete rritja, e cila eshte shume pak, krahasuar me nevojen qe kane keta dy sektore vitale per shoqerine. Nese duam transformim, transformimi kerkon reforma radikale. Mjeku dhe mesuesi, se bashku me policin jane elemente kyc per prosperimin e nje shoqerie. Reforma e pagave ne keto tre sektore duhet te jete radikale. Nese ka nje vend qe ne si shoqeri ia vlen dhe duhet te sakrifikojme, sipas mendimit tim, jane pikerisht keto 3 sektore. Arsimi, shendetesia dhe policia. Rritjet anemike te pagave prej 6% ne vit jane totalisht te pamjaftueshme. Duhet nderhyrje e thelle, ne rendin e disa-fish, jo disa %.

Mbeshtes rritjen e akcizes se duhanit. Une jam nje duhan-pires i vjeter vete, por jam shume dakord me rritjen e akcizes se duhanit. Frika e vetme qe kam eshte qe rritja e akcizes do te rrise evazionin fiskal, sepse taksat e larta nxisin kontrabanden. Por nese kjo do te ishte nje iniciative e paprekur nga  kontrabanda (qe sinqerisht jam pak skeptik), atehere do ta vleresoja si iniciative te nevojshme.

Aman se eshte bere kanceri si gripi. Ikin te rinje e te reja pa pershendetur mire jeten, per shkak te kesaj flame. Te rritet akciza, ishalla detyrohen sa me shume njerez ta lene cigaren. Dhe nuk jam per ndalimin e duhanit me ligj, se ketu nuk do te funksiononte, do lulezonte kontrabanda dhe do pinin njerezit barishte pa ditur se c’eshte. Jam per mbajtjen te ligjshem, kontrollin nga shteti, dhe taksa te larta qe te detyroje njerezit te heqin dore gradualisht.

Vetem duhet menduar qe prodhimi vendas te kete ndihmen e nevojshme qe te mos demtohet, pra ti gjenden tregjet, ndersa ketyre te importit, bjeri kokes. Nje shoqeri ne radhe te pare duhet te mendoje per shendetin e individeve, me pas vijne te tjerat.

Edhe ne lidhje me taksimin e naftes se jahteve jam i lekundur. Sepse furnizimi me nafte i nje jahti, sjell zakonisht njerez te pasur qe shpenzojne shume para, dhe ato taksa te naftes, mund ti merrnin ato bizneset lokale aty ne Vlore, Durres, Lezhe apo Sarande, ne forme tjeter. Se po s’e mori tek ne naften pa akcize do shkoj ta marri ne Mal te Zi, ai te lehte e ka.

Nese shqetesimi eshte ndotja e detit nga pastrimi i serbatorit, atehere une do te isha dakord qe nafta te mbetej pa akcize, por te paguhej nje tarife ndotjeje nga jahtet qe lajne motorrat e serbatorat.  Gjithsesi, nuk eshte se kam nje qendrim te prere per kete, si per gjerat e tjera, jam pranues edhe per variantin e qeverise. Se dreqi e mori, nje jaht qe merr 2 mije litra nafte, do paguaje 1 mije Euro akcize. Ca lesh i pasuri eshte ai qe vetem jahti i ben 5 milione Euro dhe diskuton 1 mije Euro. Ai kurre mos ardhte..

E këto ishin disa nga iniciativat që unë doja t’i përmendja si pozitive apo inkurajuese.

Nuk është problemi  se unë, apo kolegë të mi që kritikojmë qeverinë, jemi të njëanshëm apo ku e di unë. Problemi është që vendimet e këqija të kësaj qeverie shkaktojnë dëme kaq të mëdha saqë i eklipsojnë totalisht, gjërat pozitive. Gjërat pozitive janë me pikatore, ato negative vijnë me autobot. Pra, shiko, për 600 mijë pensionistë qeveria jep 20 milion euro për t’iu rritur pensionet, ndërkohë që për një koncesion atë të sigurisë rrugore p.sh, që as e dimë ça është e ça do bëjë, që do shkojë në xhepin e një njeriu të vetëm jep 50 milionë euro.

Po jepua pensionistëve, apo jepua mësuesve ato lekë, pse i çon në xhepin e një individi. Kjo është ajo që të vendos në pozitë sulmi, padrejtësia, pabarazia me të cilën shteti trajton një shtresë, me një shtresë. Dhe vjen instiktivisht, sepse gjithmonë reagimi ndaj padrejtësisë është instiktiv. Gjithsesi, kaq kisha dhe për sot…!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco