Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ 'Me 53% të rinisë në rrezik varfërie sipas Eurostat, e ardhmja e zymtë, jo e ndritur'

VIDEO/ 'Me 53% të rinisë në rrezik varfërie sipas Eurostat, e ardhmja e zymtë, jo e ndritur'

12:49, 02/11/2021
A+ Aa A-

Instituti Europian i Statistikave ka publikuar një raport së fundmi sipas të cilit,  në vitin 2019, gati 51% e shqiptarëve ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, niveli më i lartë ky në Europë.

Ekonomisti Endrit Yzeiraj shpjegoi ç’nënkupton termi “rrezik varfërie” dhe “përjashtim social” i këtij raporti të Eurostat dhe çfarë duan të thonë këto shifra në realitet për më shumë se gjysmën e qytetarëve shqiptarë. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV,  Yzeiraj tha:

“Raporti në një farë mënyre përpiqet që të shkojë përtej disa treguesve bazikë që qytetarët i njohin, si të ardhurat për frymë apo paga mesatare dhe të llogarisë edhe një sërë kostosh të tjera të jetesës apo rreziqesh të tjera sociale me të cilët qytetarët përballen, si kostoja e banesës, mbështetja sociale nëse kanë fëmijë, në janë familjar i vetëm, nëse kanë dëmtime në punë apo probleme të tjera, pra përpiqet të shohë se sa mbështetës është shteti për qytetarët që kanë probleme në jetën e tyre, përtej treguesve bazikë."

Dori: Një nga gjetjet e këtij raporti ishte se shkalla ose rreziku i varfërisë dhe i përjashtimit social prek më së shumti, në masën 53%, grupmoshat nën 18 vjeç. Jashtë shifrave, e përkthyer kjo në realitet, çfarë do të thotë?

Endrit Yzeiraj: Në realitet, do të thotë mbi të gjitha një e ardhme pak e zymtë për të rinjtë shqiptarë. Fakti që ka një korrelacion shumë interesant që shtresat me edukim të pakët janë ato që goditen më shumë apo janë më të rrezikuara dhe kur këto gjenden gjithmonë e më shumë në shtresat e reja, do të thotë që e ardhmja për një pjesë të madhe të popullsisë është jo e ndritur. Pra janë njerëz dhe individë që nuk arrijnë të përfshihen në sistemin arsimor, ngelen shpejt të dëshpëruar dhe pastaj janë ose kontigjent krimi ose kërkojnë të largohen sa më shpejt nga vendi duke përshpejtuar një problem tjetër madhor qe e kanë të gjitha vendet e Ballkanit, problemet demografike.

Nëse e mbani mend, në vitet ‘90 ne mburreshim që ishim ndër popullsitë më të reja të Evropës, kurse tani kemi një ndër popullsitë më të vjetra që po vjetërohet me ritme jashtëzakonisht të shpejta. Pra, për 30 vjet kemi kaluar nga një ekstrem në ekstremin tjetër të piramidës demografike dhe shumë nga problemet reflektohen edhe tek ky raport.”/ar.sh/SYRI.NET

Intervistat e plota me të ftuarit në videon e Kafe Shqeto:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco