VIDEO-SYRI TV/ Triporti Vlorë jepet me koncesion me vlerë 40 mln euro dhe afat 10 vite

VIDEO-SYRI TV/ Triporti Vlorë jepet me koncesion me vlerë 40 mln euro dhe afat 10 vite

17:03, 01/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e infrastrukturës ka shpallur kompaninë fituese të koncesionit të Triportit Vlorë. Sipas njoftimit, fitues është shpallur një bashkim prej 5 operatorësh me ofertë prej 40 milion euro, ndërkohë që në garë kanë marrë pjesë edhe 2 kompani të tjera që janë skualifikuar. Kontrata e PPP-së do të ketë një kohëzgjatje 10 vjeçare.

Nga SYRI TV

Me një ofertë prej 40 milionë euro, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë fituese për koncesionin e portit të integruar të Triportit në Vlorë. Fitues është shpallur një bashkim prej 5 operatorësh, ndërkohë që në garë kanë marrë pjesë edhe 2 kompani të tjera që janë skualifikuar.

Një prej tyre ka paraqitur ofertë më të ulët se kompania fituese, por sipas njoftimit ajo është skualifikuar pasi nuk plotësonte kriteret e vendosura,  ndërsa kompania tjetër nuk ka paraqitur fare ofertë.

Gara e partneritetit publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar të Triportit në Vlorë u hap në fillim të muajit gusht të këtij viti, teksa ministria parashikonte një vlerë projekti prej 44.9 mln Euro.

Në dokumentet e tenderit specifikohej se pagesat e disponueshmërisë do të fillojnë të paguhen pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit dhe jo më parë se viti 2025, teksa kontrata e PPP-së do të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh.

Porti i Integruar ne Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet aty ku aktualisht është porti i peshkimit të këtij qyteti që quhet ‘Triport’.

Porti aktual është i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e brendshme ofron kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit. Sipas dokumenteve të tenderit, në këtë pjesë porti është i mbrojtur nga të gjitha anët me dallgëthyese dhe infrastruktura është e amortizuar, duke kërkuar masa emergjente për përmirësime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco