Emigrojnë të rinjtë, ulet lindshmëria, drejt kolapsit skema e pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore

Emigrojnë të rinjtë, ulet lindshmëria, drejt kolapsit skema e pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore

21:03, 27/10/2021
A+ Aa A-

Nga Pano Soko

Fenomeni më i dëmshëm që mund t’i takojë një shoqërie është largimi, emigracioni. Shqipëria është një ndër vendet që emigrimi dhe largimi nga vendi i ka kushtuar gati gjysmën e popullsisë së vendit nëse llogarisim gjithë flukset migratore që nga viti 1990.

Eurostat qe eshte institucioni i statistikave ne BE, ka publikuar nje raport ne te ciin evidentohej fakti qe qe prej vitit 2008 e deri ne vitin 2020, kane aplikuar dhe marre leje qendrimi ne vendet e BE rreth 700 mije shqiptare. 

Siç shihet dhe ne tabelen ne krah, numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. 

Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla. 

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. 

Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi. 

Në raport me popullsinë, situata eshte edhe me dramatike. Te dhenat jane shume shqetesuese. 

Gjithmone referuar EuroStatit gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).

Tani, duhet kuptuar fakti qe nstitucionet ndërkombëtare e llogarisin numrin e emigrantëve nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë për këto vende nga shtetet e Bashkimit Europian. 

Njekohesisht edhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në një raport të mëparshëm, gjeti se Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për periudhën 2010-2020. 

Po ku shkojnë që ikin? 

Italia dhe Greqia jane dy vendet që kanë pritur numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë pas viteve 90. Dhe duket se tradita vazhdon. Këto dy vende kanë dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020. Rekordin e mban Italia, me 342 mijë leje gjithsej, ose 49% të totalit. Ndersa Greqia ka dhënë 247 mijë të tilla (35%). 

Por që nga viti 2013, Gjermania ka rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna, pasi ky shtet është bërë i preferuar për punonjësit shqiptarë sidomos mjekë e infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit. Ekonomia më e madhe e Europës ka dhënë gjithsej 48 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë deri në fund të vitit 2020. 

Në vend të katërt është Franca, me 15 mijë leje (2% e totalit) e ndjekur nga Kroacia, e cila nga 2018-a ka dhënë mesatarisht një deri në 2 mijë leje qëndrimi në vit. 

Kaq e madhe është nevoja e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi, saqë flukset migratore nuk ndaluan as në 2020-ën. Pavarësisht pandemisë, rrezikimit të jetës, masave ndaluese që vendet ndërmorën në atë kohe, në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas Eurostat. 

Kush jane efektet e gjithe kesaj? Efektet negative të një largimi të tillë masiv të krahut të punës janë disa dhe në disa plane. E para është plakja e popullsisë. 

Bazuar në të dhënat zyrtare, mosha mediane (mesatare) e Shqipërisë në 10 vitet e fundit ka pësuar një rritje sistematike çdo vit me gati 6 muaj. Ne vitin 2010 mosha mesatare ka qene 31.9 vjec, ndersa ne vitin 2021 ajo eshte 37.6 vjeç. 

Dhe nëse vazhdohet me kete ritem, pa ndryshuar mjedisin dhe faktoret e jashtem, parashikohet qe ne vitin 2050 mosha mesatare te jete rreth 52 vjeç. 

Rritja e moshes mesatare se nje vendi, ose plakja e popullsise sic quhet ne fjalorin e perditshem, ndodh atehere kur numri i banoreve ne moshe te madhe rritet me shume sesa numri i banoreve ne moshe te re. Dhe arsyet jane nga me te shumtat. Por duket se ne vendin tone dy jane arsyet kryesore qe po i japin shtyse dinamikes se realitetit sociologjik. 

E para është rritja e jetëgjatësisë. Në vitet e fundit jetegjatesia eshte rritur shume. Ne vitin 2019 jetegjatesia mesatare ishte 75.6 vjec per burrat dhe 79.9 vjec per grate. Ne Shqiperine Qendrore, aksin Tirane-Elbasan-Durres, jetegjatesia mesatare e kaloi moshen 81 vjec. Ne 1990 jetegjatesia mesatare i kalonte shume pak te 60-at.

Natyrisht kjo rritje e jetegjatesise patjeter qe do te reflektoje dhe ne rritjen e moshes mesatare te vendit.

Arsyeja e dytë është emigracioni. 

Emigracioni ka nj• veçori. Ne emigracion ikin te rinjte. Edhe keta 700 mije qe folem pak me larte, jane 700 mijë njerëz qe kane marre leje qendrimi dhe pjesa me e madhe per shkak te kontratave te punes. Pra jane force pune te afte per te marre kontrata jashte vendit, c’ka presupozon qe duhet te jene ne parametrat me te mira fizike. Dhe per shkak te vecorise qe ne emigracion ikin te rinjte, efekti negativ i emigracionit ne plakjen e popullsise, vjen ne dy drejtime. Drejtimi i pare eshte efekti direkt, pra njerezit qe largohen jane njerez te rinj dhe kjo ka nje efekt direkt ne uljen e sasise totale te njerezve ne moshe te re, duke bere qe moshat e medha te fitojne avantazh.

E dyta eshte ulja e lindshmerise. Zakonisht, njerezit qe largohen ne emigracion jane dhe “hambari” i lindjeve te reja. Shqiperia po perballet sot me nje renie te lindshmerise dhe faktori kryesor eshte pikerisht largimi i moshave fertile ne emigracion.

Po kush eshte demi qe shkaktohet nga plakja e popullsise. Nga pikëpamja financiare, demi me i madh i shkaktohet skemes se fondeve speciale, pra i skemes se pensioneve dhe i skemes se sigurimeve shendetesore.

Ne e dimë besoj që mënyra sesi rregullohen marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore është që të punësuarit e një brezi në një kohë të caktuar paguajne sigurime shoqerore dhe me ato leke te atyre sigurimeve shoqerore paguhen pensionet e brezit te pensionisteve te kohes.

Ne vitin 2020 para te grumbulluara nga shteti ne formen e sigurimeve shoqerore ishin 83.5 Miliarde Lek.

Para te paguara nga shteti ne forme pensionesh ishin 134.5 miliarde lek, ose 51 miliarde lek me shume.

Pra ka nje diference prej 500 milione USD qe shteti paguan me teper ne forme pensionesh, nga ajo qe mbledh nga sigurimet shqerore. Kjo do te thote qe leket qe mbledh nga sigurimet shoqerore te te punesuarve nuk i dalin te kompensoje shifren qe i nevojitet per te paguar pensionet. Per ata qe duan te dijne “Po si paguhen pensionet, ku gjendet ai 500 milionshi qe mungon?”, po iu them qe 500 milionshi merret nga taksat e tjera qe paguajmedhe pensionet natyrisht paguhen deri ne nje. Por ky eshte nje sforcim shuuuume i madhper buxhetin.Pra nuk eshte gje e mire, madje eshte shume e keqe qe ne perdorim leket e taksave per te paguar pensionet, pasi ne demtojme gjithe pjesen tjeter te zinxhirit ekonomik...por s’kemi ca te bejme, jemi te detyruar.

Gjithsesi, kjo deference prej 500 milione dollaresh vjen nga fakti qe numri i te punesuarve ne Shqiperi nuk ka ruajtur dot ritmin e numrit te pensionisteve qe rritet. Pra nje popullsi qe po plaket. Dhe arsyeja kryesore eshte emigracioni. Sepse emigracioni pakeson forcen puntore dhe natyrisht sa me pak force puntore, aq me pak sigurime shoqerore, aq me shume rritet deficiti i skemes se pensioneve. Nese ata 700 mije qe permendem me lart psh qe kane marre leje qendrimi jashte, do te punonin ne Shqiperi si te punesuar apo me biznesin e tyre, situata do te ishte komplet tjeter. Nuk do të kishim nevojë fare te preknim leket e taksave per te paguar pensionet. Por ata iken dhe skema po bie ne grope cdo vit e me thelle.

Problemi është se me një ritëm të tillë emigrimi, do të vijë një moment kur nuk do të kemi me as lek taksash për të paguar pensionet.

E njëjta gjë ndodh dhe me sigurimet shendetesore. Plakja e popullsise ka ndikuar në perkeqesimin e situates se skemes se sigurimeve shendetesore. Sic e shikoni dhe ne ekran, shteti ne 2020-en, ka mbledhur rreth 13 miliarde lek sigurime shendetesore dhe ka paguar per trajtime, rimbursim ilacesh, e te tjera sherbime shendetesore qe perfshihen ne skeme rreth 43 miliarde lek. Pra rreth 30 miliarde lek deficit, ose rreth 300 milione USD. Edhe keto, si deficiti i skemes se sigurimeve shoqerore, plotesohen me lek taksash, duke perkeqesuar edhe me shume nje situate qe edhe pa kete ishte shume keq.

Dhe kjo vjen për shkak të plakjes së popullsisë dhe emigracionit.

Sepse që ta kuptojmë, njerëzit sa më të rinj të jenë, aq më të fortë fizikisht janë, aq më pak kanë nevojë për asistence mjekësore. Te rinjte madje, mund te kalojne vite te tera pa pare me sy ndonje trajtim mjekesor pertej ilaceve te zakonshme te semundjeve te zakonshme. Pra te rinjte, pervecse qe punojne dhe paguajne sigurime shendetesore, njekohesisht jane pa shpenzime fare per sistemin shendetesor sepse jane te forte nga natyra.

Të moshuarit nga ana tjeter kane nevojen me te madhe per sherbime shendetesore dhe duke qene pensioniste nuk kontribuojne me sigurime shendetesore. Disbalancimi social qe shkon drejt rritjes se moshes mesatare, natyrisht qe perkeqeson situaten financiare. Dhe i kthehem references me siper. Nese ata 700 mije te larguarit qe folem pak me lart do te ishin ne Shqiperi sot, patjeter qe dhe situata e skemes se sig.shendetesore do te ishte shume me pozitive...

Efekti tjetër negativ që ka largimi i forcës punëtore nga Shqipëria, është ndikimi që ata kanë në ekonomi. Edhe në dalje të tjera publike e kam përmendur faktin që ekonomia shqiptare, rritjen anemike që jetoi gjatë gjithë dekadës së dytë se viteve 2000, ia dedikon në masë të madhe emigracionit.

Imagjinojmë një moment sikur ata 700 mijë persona të larguar nga Shqipëria, të ishin në Shqipëri.

Nje familje mesatare, qe sipas INSTAT, ne 2020 ishte e perbere prej 3.6 personash, ka nje konsum mesatar mujor prej 83.475 lekesh, pra një individ mesatarisht e ka konsumin 23.188 Lek me muaj. Nese 700 mijë personat që kanë përfituar leje qendrimi jashte vendit, do te vazhdonin te ishin ne Shqiperi, konsumi do te pesonte nje rritje prej 194 miliarde e kusur lek, pra rreth 1.9 miliarde USD cdo vit do te kishim konsum me shume.

Nese rendimenti ekonomik per fryme do te ishte ky qe kemi aktualisht, atehere Prodhimi i Brendshem Bruto shqiptar do te ishte sot gati 25% me i larte nga ky qe kemi. Pra do te kishim nje ekonomi 125% te kesaj qe kemi sot. Dhe kjo ka spiralen e vet pastaj qe e ndjek, me me shume vende pune, paga me te larta per shkak te fitimeve me te larta, e kjo situate te ardhurash te larta do te sillte me shume investitore sesa sot, do te ishim me atraktive, kjo do te rriste edhe me shume vendet e punes, edhe me shume pagat, akoma me shume investitore... e me rradhe.

Por, pikerisht per shkak te emigracionit ne po rritemi me ritme anemike dhe mezi po shkeputemi nga niveli baze...

Efekti i trete negativ i emigracionit eshte prishja e zinxhirit te se ardhmes. Pra mungesa e femijeve te sotem qe do te perbejne themelin e ekonomise dhe balances buxhetore te se nesermes.

Lindjet në Shqipëeri kanë hyrë në një kurs rënës të përvitshëm. Krahasur me 2017, në 2020-ën, sipas INSTAT, kanë lindur gati 2800 foshnja më pak, ose gati 10% më pak.

Dhe kjo është shumë shqetësuese, pasi këtu flitet për ekonominë e së nesërmes, për shoqërinë e së nesërmes. Për vijueshmërinë... Kush do t’i paguajë pensionet e të 80 mijë të lindurve të 1990-ës? 28 mijë të lindurit e 2020-ës? I bie ta lënë gjithë rrogën taksa dhe prapë s’do t’ia dalin dot që shteti të paguajë pensionet e plota. Dhe nuk jam thjesht duke konstatuar, shqetësimin e kam shumë genuine, sepse për mua është një dilemë e madhe.

Situata e emigrimit është një këmbanë alarmi që patjetër duhet adresuar. Nuk do të jetë shumë e largët koha që do t’ia dëgjojmë këngën, nëse e lëmë në dorë të lirë të gravitetit të situatës. Po nuk forcuam shtetin, po nuk përmirësuam situatën e pagave, situatën e spitaleve, shkollave, respektimin e ligjit nga të gjithë, pra ligj i barabartë për të gjithë, këtu shumë shpejt i bie të mbetet vetëm qyqja, që do të këndojë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kemi afganet dhe sorosin27/10/2021 23:25

Po kemi dhe samir manen me kompani. Shqiptaret tani kan filluar te ikin dhe nga borxher qe merr qeveria se i duhet 5 vjet pune vec me la borxhet e salltameteve te pm.

Shto koment

Denonco