VIDEO-SYRI TV/ Dështon tenderi, askush nuk e do aeroportin e Sarandës

VIDEO-SYRI TV/ Dështon tenderi, askush nuk e do aeroportin e Sarandës

12:15, 25/10/2021
A+ Aa A-

Dështon tenderi për ndërtimin e aeroportit të Sarandës edhe pse kjo ishte një nga premtimet elektorale të qeverisë. Ministria e Infrastrukturës ka anuluar tenderin, për shkak të mungesë së ofertave, pasi asnjë kompani nuk paraqiti interes për projektin.

Nga SYRI TV

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar procedurën për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe operimit të Aeroportit të Sarandës, për shkak se nuk ka pasur asnjë kompani të interesuar për të paraqitur ofertë.

Ministria njofton se ka vendosur anulimin, ‘për arsye se në këtë procedure konkurruese nuk është dorëzuar asnjë ofertë brenda afateve kohore, pra nuk ka patur pjesëmarrës në garë’.

Procedura për dhënien me koncesion të projektimit, ndërtimit dhe operimit të Aeroportit të Sarandës është hapur në Shtator të këtij viti dhe fondi limit është 34.320.000 euro.

Ndërtimi i Aeroportit të Sarandës ishte një prej premtimeve elektorale te Edi Ramës, pavarësisht pikëpyetjeve mbi efikasitetin ekonomik të këtij shpenzimi publik.

Sipas dokumenteve te tenderit, kohëzgjatja e kontratës koncesionare (Partneritetit Publik-Privat, PPP) është 35 vite nga hyrja në fuqi e saj. Po ashtu, dokumentet e prokurimit përcaktojnë se koncesionari do të zhvillojë dhe azhurnojë vazhdimisht (çdo 5 vjet) master planin e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarandës, duke përfshirë parashikimet për fluksin e pasagjerëve, sigurinë, investimet e reja etj.

Aeroporti është parashikuar te ndërtohet rreth 6 km larg qytetit të Sarandës, pranë rrugës nacionale, 20 metra mbi nivelin e detit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco