Brisida Shehaj: Rritet çmimi i energjisë, rriten me 70% pagat e OSHEE

Brisida Shehaj: Rritet çmimi i energjisë, rriten me 70% pagat e OSHEE

23:22, 23/10/2021
A+ Aa A-

Duke parë emisionin e Pano Soko doli në dritë një fakt shumë interesant në administrimin e OSSHE.

Fondi i pagave për vitin 2017 ishte 29 milionë dollar (pra 6423 punonjës kishin përfituar si pagë 29 milionë dollarë). 

Si me magji situata ndryshon në vitin 2018. 

Fondi i pagave ishte 49 milionë dollarë (pra 6296 punonjës perfituan si page 49 milion dollarë).

Me lapsin e arketares (se fundja s'jemi specialistë) 20 milionë dollarë rritje në një vit.

70% rritje.

Pra OSHEE pasi analizoi situatën financiare dhe performancen e punonjesve vendosi që të rriste pagat.
Por si vazhdoi telenovela… kaluan vetëm 3 vite dhe nga erdhi kriza, pas krizës filluan serish arrestimet e individëve që vjedhin energjinë, ndërkohë borxhi në OSHEE rritet.  

Por nuk mbaron me kaq, qeveria vendosi te marrë borxh 200 milionë euro për të mbuluar krizën.

Pra ne paguam 60 mln dollarë shefave te OSHEE qe te perfundonim ne krizë.

Ky shtet nuk bëri sikur dhe një analize si ka performuar osshe,kesh dhe ost.

Por nje pyetje kam:

KRIZA I PREKU PAGAT E SHEFAVE TE OSSHE???

Bir selmani nënës kë te qaj më parë… vazhdimin e dini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco