Ndryshe nga Shqipëria, pandemia godet ndërtimin në Maqedoninë e Veriut. Flet eksperti

Ndryshe nga Shqipëria, pandemia godet ndërtimin në Maqedoninë e Veriut. Flet eksperti

21:44, 22/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Ekonomi Plus’ në SYRI TV me moderatoren Klaudia Karabolli, përfaqësues i Odës Ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Drilon Iseni, diskutoi për vështirësitë që po përballet biznesi pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Sipas Isenit, pas zgjedhjeve të 17 tetorit në RMV disa sektorë të bizneseve u prekën, ku gjithashtu industria, prodhimtaria apo tregëtia me vendet e BE e ndjeu goditjen menjëherë pas pandemisë e duke vijuar edhe pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Karabolli: Por cila eshte situata e biznesit ne Maqedonine e Veriut aktualisht?

Iseni: Realisht ajo çfarë po ndodh kudo edhe në RMV po mundohemi të rimëkëmbemi pas pandemisë. Rritja e karburantit impakt në ekonomi. Rritja e çmimeve goditi si fillim ndërtimtarinë, produktet e hekurit apo transporti i tij, duke pasur tek ushqimoret. Operatorët ekonomik po presin të stabilizohen kushtet botërore e të arrijnë deri tek ne. Sektori më i prekur pas pandemisë është hoteleri-turizmi që ka ardhur si zinxhir në sektorët e tjerë, ndërtimtari, prodhim, industria, shumë kompani prodhuese maqedonase kanë bllokuar tregëtinë e prodhimit me vendet e tjera duke shkaktuar kështu rëndesë në ekonominë e vendit. Zgjedhjeve lokale iu dha rëndësi e madhe, por nuk kemi një zhvillim të vendit në çdo cep, por i jep rëndësi zhvillimit të Shkupit dhe pak qytetve të tjera, përjashtim edhe disa komuna në vend. Nga rezultati i zgjedhjeve hasim pakënaqësi, pasi e reflektuam edhe në votat ndaj opozitës, qytetarët janë tashmë të lodhur nga premtimet boshe, po ashtu edhe disa fatkeqësi në vend që e nxorrën në pah mosbesimin tek qeveria.“

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco