Miratohet projekt-buxheti 2022, kategoritë që përftojnë rritje pagash, ndërsa pensionet...

Miratohet projekt-buxheti 2022, kategoritë që përftojnë rritje pagash, ndërsa pensionet...

20:29, 22/10/2021
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar projekt buxhetin e vitit 2022 për ministritë, duke rritur pagat në disa sektore.

Në vitin e ardhshem ndihma ekonomike do të rritet me 10 përqind ndërsa pagat për personelin shëndetësor dhe arsimor do të rritet me 6%.

Rritja e pagave do të shkojë deri në 150% për punonjësit e Policisë së Shteti që punojnjë jashtë vendbanimit të tyre. Vendimet e marra gjatë mbledhjes së qeverisë të cilët u njoftuan nga ministrat përkatetëse Ogerta Manastriliu, Evis Kushi, Bledi Cuci dhe Ulsi Manja.  

Sa i takon pensionistëve, lajmet nuk janë të mira.

Në zërin e shpenzimeve buxhetore të Ministrisë së Financave është parashikuar vetëm shpërblimi i fundvitit dhe jo rritje të pensioneve. 

Në buxhetin e vitit 2022 sipas ministres se Bujqësisë dhe Zhvillimit, Frida Krifca, është planifikuar mbështetjen për fermerët, por nuk dha asnjë zgjidhje konkrete për krizën dhe fermerët për prodhimin dhe shitjen e produkteve të tyre.

Në këtë mbledhje qeveria ka aprovuar shpronësimin e Toptanajve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.  

Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve

Fond për laboratorët
Fond për koduesit e rinj

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Fond për pastrimin e territorit dhe menaxhimit të mbetjeve
Fond rezervë për bashkitë për menaxhimin e mbetjeve
Projekt për rikualifikim të pikave hyrëse kufitare

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Financim për fermerët dhe prodhuesit
Fond për rritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë ushqimore

Ministria e Kulturës

Shpronësimi dhe restaurimi për zonën e Toptanëve

Ministria e Brendshme

Bonus për punonjësit të policisë për ata që punojnë jashtë vendbanimit
Investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji

Ministria e Drejtësisë

Rriten pagat për punonjësit e policisë së burgjet
Trajtim financiar për Drejtorinë e Antikorrupsionit në ministri

Ministria e Financave

Shpërblim fundviti për pensionistët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Rritje 10% të ndihmës ekonomike
Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve me 6%

Ministria e Arsimit

Rritje e pagave për mësuesit me 6%
Rritje e pagave për punonjësit e sektorit psikosocial në shkolla me 6%
Mbështetje për universitetet për bashkëpunimin me universitetet ndërkombëtare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco