VIDEO – SYRI TV/ Shqipëria e rrezikuar nga ndryshimet valutore, BB: Borxhi publik, mund të frenojë investimet

VIDEO – SYRI TV/ Shqipëria e rrezikuar nga ndryshimet valutore, BB: Borxhi publik, mund të frenojë investimet

15:01, 22/10/2021
A+ Aa A-

Banka Botërore ngre shqetësimin që Shqipëria nuk mund të ketë aftësi paguese për borxhin e lartë publik. Marrja e huasë ka sjellë më shumë para në ekonomi, por mund të rrezikojë investimet në të ardhmen. Në raportin e bankës, theksohet ndjeshmëria e Shqipërisë ndaj valutës së huaj.

Syri Tv

Banka Botërore, ndonëse vlerëson rritjen ekonomike të deritanishme, i sygjeron Shqipërisë të ketë kujdes me rritjen e borxhit publik. Kërkesa e re për borxh të huaj do t’i ofrojë më shumë mundësi për shpenzime qëverisë, por nga ana tjetër rrezikon aftësinë paguese në të ardhmen. Po ashtu, raporti i bankës vë në dukje se rritja e borxhit publik të vendit në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021.

Banka sinjalizoi se pas vitit 2021, shpenzimet buxhetore në Shqipëri ka të ngjarë të tkurren për shkak të hapësirës së kufizuar fiskale, duke qenë se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së parashikohet të rritet në 78.6% në 2021 dhe më pas të ulet gradualisht në periudhë afatmesme.

Banka referoi se, qeveria përmbushi me sukses nevojat e saj për financim nëpërmjet emetimit të Eurobondeve në vitin 2020, e cila e çoi borxhin në një nivel tjetër të lartë prej 78.6 për qind në raport me PBB-në, por ndërkohë, vendi nuk ka amortizues të mjaftueshëm në rast të përballjes me një valë të re pandemike.

 Varësia gjithnjë tek financimi i jashtëm do të bëjë që rreziku i kursit të këmbimit, rreziku i normave të interesit dhe ai i rifinancimit të mbeten të larta. Një nga prioritetet kyçe të reformës afatmesme është rritja e performancës në mbledhjen e të ardhurave dhe arritja e konsolidimit fiskal duke krijuar hapësirë për shpenzime që forcojnë rritjen ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco