VIDEO-SYRI TV/ 1 vit monitorim për kompanitë e miellit, Konkurrenca kërkon transparencë të çmimeve

VIDEO-SYRI TV/ 1 vit monitorim për kompanitë e miellit, Konkurrenca kërkon transparencë të çmimeve

14:50, 21/10/2021
A+ Aa A-

Kompanitë e miellit do të monitorohen edhe për një vit nëse do të koordinojnë sërish çmimet e shitjes. Vendimi i autoriteti të konkurrencës, edhe pse i fali nga gjobitja disa javë më parë, sërish nuk përfshin marrjen e një mase nëse e njëjta situatë përsëritet. Kompanitë janë të detyruara të raportojnë sasitë e importit dhe shitjes çdo 3 muaj pranë autoritetit.

Nga SYRI TV

Rritja në mënyrë të koordinuar e çmimit të bukës dhe nënprodukteve të tij vijon të mos jetë argument për autoritetin e konkurrencës. Ky institucion, edhe pse konstatoi shkelje për monopolizim të tregut,  hoqi dorë nga gjobitja e 4 importuesve të miellit në vendin tonë.

Tanimë konkurrenca ka vendosur të monitorojë për një vit veprimtarinë e tyre duke mos lejuar që të ketë koordinim për një rritje çmimesh në vijim, por gjithsesi në vendim nuk përmendet gjobitja nëse ndodh ndryshe.

Kompanitë gjithashtu duhet të bëjnë raportim tremujor në lidhje me kostot e importit të grurit, kostot dhe çmimin e shitjes së miellit, si edhe të paraqesin raportim tremujor në lidhje me blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna.

Sipas vendimit që shkaktoi një ndarje mes pesë anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës, shumica e tyre nuk kanë krijuar bindjen se katër kompanitë kanë realizuar një sjellje të bashkërenduar gjatë periudhës njëvjeçare në monitorim, pasi nuk janë evidentuar prova apo një numër i konsiderueshëm indiciesh për të dalë në një konkluzion të bazuar se sjelljet e ndërmarrjeve në hetim kanë cenuar tregun e lirë. Komisioni i Konkurrencës vlerëson se në këtë rast nuk gjendemi në kushtet e vërtetimit përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të sjelljes së bashkërenduar për produktet që tregtojnë ndërmarrjet.

Në shumicë, Komisioni i Konkurrencës ka arsyetuar se ndryshimi i çmimit të blerjes së grurit, ka bërë që edhe çmimi i miellit të rritet për pasojë. Për rritjen e çmimit të miellit në muajt e fundit nuk ka prova të mjaftueshme që ka qenë abuziv përtej rritjes së niveleve të çmimit në burimin e furnizimit, duke qenë e provuar edhe nga normat e ulëta të fitimit edhe pas rritjes së çmimeve në bursa.

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur ta mbajë tregun nën monitorim, duke pasur parasysh shkallën e lartë të përqendrimit dhe faktin që ky përqendrim ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit. Pjesa e tregut të katër ndërmarrjeve nën hetim ka arritur në 85% për 9-mujorin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco