VIDEO/ Kriza - Pse u shit energjia në korrik, gusht dhe shtator, kur ishte thatësirë?

VIDEO/ Kriza - Pse u shit energjia në korrik, gusht dhe shtator, kur ishte thatësirë?

21:01, 20/10/2021
A+ Aa A-

Nga Pano Soko

Natyrisht që kriza e çmimeve që ka kapluar sot vendin është kryefjala e ditës. Qindra njerëz, ndër ta dhe unë, të irrituar me neglizhencën ndër vite që i është bërë qytetarit po protestojnë për atë që mendojnë se është çështja më serioze e 30 viteve tranzicion. Ata dalin në shesh, sepse nuk besojnë më se dikush i ka me sytë apo veshët realisht tek ata.

Politika ka treguar gjithë këto 30 vjet se individin e sheh thjesht si votues, biznesin e sheh thjesht si gjenerator parash, të punësuarin e sheh thjesht si statistikë, familjet i sheh thjesht si taksapagues. Dhe për këtë arsye ata kanë vendosur të dalin dhe të tregojnë që nuk mund ta konsiderojnë më status quo.

Nga krahu tjetër është kryeministri i cili, ka filluar fushatën e vet të asaj që di të bëj më mirë. Propagandës. Nëpër studio, në Parlament, në konferenca për shtyp, duke iu bërë shqiptarëve be e rrufe, se nuk është faji i tij për gjithçka po ndodh dhe se kjo flamë që na ka pushtuar është e pamundur për t’u ndaluar dhe ne duhet ta heqim në kurriz. E nga të folurit e shumtë filllon dhe i ngatërron krizat njëra me tjetrën.

E fillon me energjinë elektrike, pastaj vazhdon tek nafta, hidhet nje moment nga buka, pastaj kthehet prape tek shiu. Sepse e kupton qe sa me shume ta besh konfuze situaten, sa me te paqarte ta mbash problemin, sa me shume te shesesh fjale per fakte dhe opinione per prova vertetesie, aq me te lehte e ke ta menaxhosh situaten. Nje shoqeri konfuze, e paqarte mbi ate qe po ndodh, eshte nje shoqeri qe nuk reagon keshtu qe mund te menaxhohet më lehtë.

Ne fillim besoja se paraqitja e fakteve te rreme, gjysme te vertetave te manipulueshme, informacioneve te fabrikuara, kishte si qellim thjesht manipulimin e njerezve dhe prezantimin e te vertetes se tyre, si e verteta reale. Si ne nje aksident rrugor ku perfshihen dy pale, ku njeri thote “une isha ngadalë, po eshte faji i atij, se ai tjetri ishte shpejt”. Dhe tjetri thote “jo une isha ngadale, po ky i pari ishte shpejt, eshte faji i tij”.

Por isha gabim. Ne fakt, shume vone e kam kuptuar qe qellimi i vertete i atyre qe ushqejne propaganden e pushtetit, nuk eshte prezantimi i nje te vertete te tyre mbi ngjarjet apo faktet. Qellimi i tyre eshte me i thjeshte. Mjafton thjesht deformimi i te vertetes reale, berja konfuze e njerezve qe ata mos te kuptojne asnjehere, asgje dhe s’ke nevoje te luftosh per nje te vertete tenden. Psh ti del dhe thua qe ne Shqiperi akoma pas 30 vitesh jemi pa uje te pijshem.

Ai nxjerr direkt 2 raporte që tregojnë që në Shqipëri është rritur niveli produktivitetit afatgjatë në shpenzimet e bëra në rrjetet ujore me 24% të ujit dhe Banka Botërore në një raport të saj tregon qe niveli i perfitueshmerise se qytetarit nga rritja e shpenzimeve direkte ne strukturat vertikale te sherbimit te ujesjellesit eshte rritur me 11.5% qe nga viti 2015.

E terci, e verci me nje llaf. Dhe kaq mjafton. Njerëzit u bënë lëmsh nga termat dhe fjalët, s’marrin më vesh ça bëhet.

Atij nuk i duhet qe njerezit te besojne te verteten e tij. S’ka nevoje per ate. I duhen thjesht njerez qe nuk dine asgje, njerez te tejmbushur me fjale qe i bejne konfuze, i duhen njerez te paqarte, njerez te hutuar. Sepse kur jane te paqarte, konfuze, te lene ne erresiren gri te gjysem te vertetave, njerezit thjesht nuk reagojne. Dhe atij, vetem kjo i nevojitet qe te sundoje i qete. Stabiliteti!

Dhe per kete atij nuk i duhet te krijoje variante te vetat te te vertetes. Mjafton të çmontojë të vërtetën reale. Shpesh ndodh duke spostuar debatin nga fakti tek fakt-pruresi. Pra merru jo me fenomenin por me njeriun qe e flet fenomenin. Duke u marre me njeriun dhe jo me ngjarjen ti e zhvlerëson ngjarjen dhe e kalon ate ne plan te dyte derisa te zhduket. Keshtu fiton pa u lodhur hic.Dhe per kete i mjaftojne ca grupe “militare” propagandë, ca kamikazë me apo pa interes qe te vihen ne sherbim, me apo pa dashje.

Nje forme tjeter eshte duke hedhur kunderargumenta pa lidhje, si puna e ujit qe permendem me lart. Duke e propaganduar fort dhe shume. Si thoshte Makiaveli “Genje fort dhe insisto fort te genjeshtra jote. Mos u terhiq. Kur te sulmojne, ti sulmo me fort. Dhe vishu atyre gjithe ato qe po i ben vete. Dhe do të shikosh që në fund njerezit do te te besojne, sado e trashe qofte genjeshtra”.

E gjitha ka një qëllim. E gjitha behet me shpresen qe ta beje opsionin e luftes me argumenta te pashprese per palen tjeter. Qe ata te argumentave te terhiqen me idene qe eshte e kote, ti mund te sjellesh sa te duash fakte, ai do nxjerre nje justifikim, me makinerine e vete te madhe te propagandes qe do t'i bëjë njerezit konfuze, te paqarte dhe ne fund cdo gje do te shuhet.

E pra kjo eshte forma me e veshtire e nje perballje dialektike. Por dhe me e rendesishmja, pasi ketu ndahen dy realitete-ketu ndahet ajo qe duam nga ajo qe na jepet, ajo qe meritojme te kemi nga ajo qe na lejojne te kemi. Ai që tërhiqet humbet.

Dhe personalisht nuk jam nga ata që tërhiqen.

Debati paresor qe po zhvillohet ne keto momente, mund te ndahet ne tre pjese qe une, per te qene sa me i thjeshte dhe i kuptueshem per ju, do t’i trajtoj veç e veç. Debati i parë është debati mbi të ashtuquajturën krizë energjitike. Kjo ka lidhje me faktin se perse ne arritem ne kete pike ne kete moment, ku na duhet te shtrengojme rripin dhe te shqyejme xhepin per te blere energji, duke marrë deri në 200 milionë euro borxh. A eshte kjo nje krize keqadministrimi i parave te sektorit energjitik, i keqadministrimit te rezerves ujore ne momente te tjera dhe qe na rezulton e demshme ne kete moment, apo ne kemi qene perfekt dhe thjesht na ra kjo krize si rrufe ne qiellin e paster.

Kryeministri thote qe Shqiperia shet energji elektrike vetem kur ka rreshje me tepricë dhe vetem atehere kur po nuk prodhuam energji dhe po nuk e shitem, i bie ta derdhim ujin kot, apo me keq akoma ta leme te permbyse fshatrat e qytetet sidomos ne Lezhe dhe ne Shkoder. Natyrisht qe normalisht keshtu duhet te ishte.

Madje edhe Udhezimet e ERE dhe ligji 43/2015 që është ligji përkatës, sanksionojne faktin qe shitje e energjise elektrike duhet bere vetem per tepricat e prodhimit te energjise. Dhe natyrisht, tepricat krijohen vetem kur kaskadat jane te mbushura ne pike kritike dhe ne na duhet patjeter te prodhojme sepse prurjet e rreshjeve mund te na rrezikojne pastaj me permbytje. Por nese i referohemi fakteve ndodh qe kete vit ne paskemi shitur energji edhe atehere kur nuk kishte pike re ne qiell e jo me permbytje apo teprica energjie.

Siç mund ta shikoni dhe ne ekran, kjo eshte tabela e tenderit te shitjes se energjise te bere ne muajin Korrik 2021, e publikuar ne faqen zyrtare te KESH. Tani, nese i referohemi percaktimeve rregullatore, energjia duhej shitur atehere kur ka reshje me tepricë dhe ne jemi të detyruar të prodhojmë tepricë energjie.

Por sivjet ne Korrik mesa mbaj mend une nuk ka pasur kokerr shiu, madje ishim te gjithe pak te shqetesuar per thatesiren. Natyrisht ishim te gezuar dhe te kenaqur qe gjithe ajo kohe e bukur po na ndihmonte per sezonin e bollshem turistik, por ata qe kane pasur nje sy dhe nga administrimi i energjise, e kuptonin qe kjo thatesisre ishte nje lajm i keq. Ne ate kohe patjeter qe kushdo qe ishte ne menaxhim, do te duhej te mendonte per vijueshmerine e rezerves hidrike, Por kjo s’ndodhi, madje as me pas kur thatesira u konsolidua. Sepse shitje energjie nuk ka pasur vetem ne Korrik, por ka pasur dhe në Shtator.

Siç mund ta shikoni, ne kemi shitur energji elektrike dhe ne Shtator. Ky eshte nje dokument qe provon kete. Edhe ne Shtator situata sinoptike ka qene thatesire, madje eshte me keq qe është shitur energji në Shtator, sepse ne Shtator ne kishim tashme te konsoliduar faktin qe thatesira e kishte demtuar goxha rezerven hidrike.

Dhe perseri ne shitem energji. Dhe ketu lind pyetja. A vazhdojme te mos ta quajme kete qe po ndodh nje krize qe ne baze te saj ka keqadministrimin e rezerves hidrike? Natyrisht qe nese ne shesim energji ne muaj thatesire, ne keqmenaxhojme rezerven tone hidrike, kjo eshte aksiome e padiskutueshme.Dhe aty e ekspozojme veten ndaj cdo rreziku qe mund te shfaqet ne horizontin ekonomik te vendit. Ne vend qe gjate veres ne ta ruajme ujin e baseneve si “ujet e paket” sic thote populli, ne shkojme dhe e shperdorojme duke i thene krizes “Bujrum” me deshire.Sic edhe ndodhi. A eshte keqadministrimi nje faktor i krizes. Me plot gojen PO!

Po une nje pyetje kam. “Përse u keqmenaxhua rezerva hidrike”? Kush ka qene kjo arsye kaq e forte qe i ka detyruar drejtuesit e larte te sistemit energjitik te shisnin energji dhe te thanin rezerven hidrike ne periudhen e thatesires? Se naivitet nuk ka qene. Ata e dinin shume mire se çfarë po benin, po pse e bene? Natyrisht qe ne realitetin shqiptar basti me i kuotuar ne te tilla raste eshte korrupsioni. Ndoshta dikush nga brokerat shume te pasur te energjise qe bejne tregeti ne Shqiperi ka dashur te bleje patjeter energji sepse diku ka pasur ndonje Pazar te mire dhe i duhej patjeter enrgjia qe mos t’i humbte pazari. Dhe ka ardhur e ka blere energjine ne Shqiperine tone qe po i thaheshin rezervat. Sepse ketu per leke bejne cdo gje. Kjo rrace te koruptuarish qe e ka sekuestruar kete vend, per nje grusht lekesh eshte e gatshme te shese dhe nen’e bab, jo me energjine ne kohe thatesire.

Dhe tani kalojme tek financat. Kryeministri thote qe po degjuat brockulla qe thone qe kriza erdhi se ketu eshte bere e pabera... Dmth s’eshte bere e pabera?? Po ja te shohim. Le te marrim vetem KLSH, meqe eshte institucioni zyrtar qe paguhet nga taksat tona per te na treguar cfare behet me leket e taksave. Dhe shyqyr zotit, KLSH sapo ka perfunduar kete vit nje kontroll ne OSHEE per periudhen 2017-2021 dhe ka pare performancen financiare te kesaj te fundit. Dhe ja c’ka gjetur. Ju lutem te mos merziteni se kjo do marre pak kohe dhe une do te mundohem t’ua shpjegoj sa me thjeshte qe ta kuptojme te gjithe.

Fillojme. 

Keto pra ishin disa nga gjetjet e KLSH te bera publike ne raportin e vet. Vetem disa. Sepse ketu nuk jane futur psh shpenzimet e luksit qe ka bere OSHEE apo KESH, te cilat mund te ishin kursyer. Apo KESH qe kishte planifikuar te ndertonte nje rruge me parate qe merrte nga energjia elektrike. Sec c’pune ka KESH me rruget, nje Zot e di. Po i ka kapur kjo tendero-mania. Merr e bej tendera. Shpenzojne cdo lek qe iu jepet mundesia me tendera, as e kane ne sy fare te kursejne, sepse diku nje moment mund te vijne kohera te keqija dhe ato leke mund te ndihmojne shume. Joo, s’behet fjale. Merr lek e bjeri me top, bej tendera. Sepse tashme e kane kthyer ne devize.

Gjithsesi, tani gjithesecili eshte i lire te gjykoje vete dhe te vendose nese kjo qe po kalojme eshte nje krize keqadministrimi dhe keqmenaxhimi apo eshte nje krize qe na ka rene ne qafe nga persendia se ne ia kemi bere te gjithe yzmetin sic duhet.

Ju e kuptoni vete tashme..

Per te kaluar te problemi i dyte qe eshte ceshtja e cmimit te naftes. Une ne fakt, javes qe shkoi ne emision fola gjere e gjate per ceshtjen e cmimit te naftes, por sic e thashe dhe ne fillim, lufta me kundershtarin qe kerkon te rrezoje argumentin me gjysme te vertetat qe leshon nga gjysem injoranca dhe gjysem pergjegjesia qe ka per kete ceshtje, me detyrojne qe t’i kthehem prape. Ja si eshte shprehur Kryeministri per ceshtjen e cmimit te larte te naftes. Ai eshte shprehur ne shume momente ne fakt, por ky eshte ai qe i permbledh te gjitha.

Pike se pari kryeministri duhet ta ndaje me veten njehere a ka dore shteti tek cmimi i naftes se eshte kontradiktor me veten. Nese shteti nuk i ka ne dore cmimet e naftes, sic ai vete e pranon atehere perse kerkon me ngulm te krahasohen cmimet e naftes te vitit 2013 me ato sot, a thua ka ndonje merite ky dhe qeveria e tij qe jane cmimet me poshte? Dhe nese shteti ka ne dore te ndikoje tek cmimet e naftes dhe sot per merite te qeverise se tij cmimet sot jane poshte 180 lekeshit sa c’ishin ne 2013, perse thote qe qeveria s’ka asgje ne dore per cmimin e naften ne pikat e karburantit?

Pra pike se pari eshte mire qe ta ndaje me veten nje here se kush eshte varianti qe beson Kryeministri qe ta dime si te pergjigjemi.

Po gjithsesi, hajde ta shpjegojme, me sebep ta qartesojme dhe ate vete. Pike se pari shteti ka shume rrol ne cmimin e naftes. Me shume se ne cmimin e cdo produkti tjeter. Dhe kjo per shkak te ngarkeses se madhe fiskale qe mbart çmimi i naftës. Pra sasise se madhe te taksave qe i vendosen naftes.

Po marrim një shembull të thjeshtë.

Le te krahasojme nje furçë dhëmbësh qe kushton 180 lek dhe nje liter nafte qe kushton po 180 lek. Sic e shikoni dhe tek tabela vlera e taksave tek furca e dhembeve eshte shume e ulet, vetem 30 lek dhe furca e dhembeve eshte nje produkt ku shteti nuk ka shume ne dore te nderhyje se pesha e taksave eshte shume e ulet. Pra sikur shteti te pergjysmoje taksat tek furca e dhembeve, cmimi do ndryshoje me 15 lek vetem qe eshte relativisht pak. Pra tek furca e dhembeve mund te thuhet qe cmimi eshte pothuajse i pavarur nga shteti dhe i varur pothuajse teresisht nga tregu. Po s’mund te themi te njejten gje per naften. Tek nafta pesha e taksave eshte shume e larte. Pra nga 180 Lek qe kushton litri i naftes, 110 lek jane taksa, pra 60% e cmimit. Nese shteti pergjysmon taksat e naftes, cmimi bie 55 lek menjehere dhe shkon ne 125, nga 180. Dhe ky quhet nje produkt, cmimi i te cilit diktohet nga shteti.

Pra kuptoni diferencen. 1 liter nafte dhe 1 furce dhembesh kushtojne te dyja 180 lek. Nese pergjysmojme taksat e furces, cmimi bie 15 lek, nese pergjysmojme taksat e naftes, cmimi bie 55 leke. Ose 3.5 here me shume se te furca. Dhe ketu ne ndajme nje produkt, cmimi i te cilit diktohet nga shteti sic eshte nafta, me nje produkt tjeter, cmimi i te cilit nuk diktohet nga shteti por nga tregu, sic eshte furca e dhembeve.

Pra shteti ka shume impakt kur vjen puna te cmimi i naftes dhe cmimi kaq i larte sa eshte sot eshte ne 60% te tij per shkak te shtetit dhe taksave qe ai ka vendosur.

Sic e thashe dhe ne emisionin e kaluar, problemi kryesor i diferences qe cmimi i naftes ne Shqiperi ka me fqinjet e saj si Kosova apo Maqedonia, eshte se Shqiperia e ngarkon naften me 67 Lek pa TVSH taksa akcizore, ndersa Maqedonia psh ka vetem nje takse 0.2 Euro.

Sic e shikoni, taksat akcizore ne Shqiperi e rendojne cmimin e naftes gati 3 here me shume se ne Maqedoni. Per te qene pak me te qarte, taksat akcizore jane taksa qe vendosen si forme diskriminimi ne disa produkte si nafta, cigarja, alkooli etj.. Ato datojne diku ne shekullin e 17 ne ishujt britanike dhe u vendosen gjate regjimit Puritanist aty. Idea e ketyre taksave eshte ne thelb kompensimi per demin qe shkakton. Psh nafta ndot ambjentin, njerezit semuren, kerkojne sherbim shendetesor qe kushton para dhe perdoruesi i nftes paguan akcize. Po ashtu duhani demton shendetin, njerezit semuren dhe duan sherbim shendetesor dhe perdoruesi i duhanit paguan parate per sherbimin shendetesor eventual E njejta gje dhe me alkolin. Pra ky eshte parimi dhe prandaj sot quhet se kemi 3 taksa akcizore te nafta qe eshte Akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit.

Gjithsesi, te kthehemi tek ceshtja, diferenca prej 43 Lekesh duke i shtuar dhe 9 Lek TVSH, qe ne total ben 52 Lek eshte diferenca e cmimit sot te naftes mes Shqiperise dhe Maqedonise.

Ajo qe kundershtohet me force sot eshte taksa e qarkullimit, e cila sot dublon taksen e regjistrimit qe ne paguajme tek kolaudimi nje here ne vit. Taksa e qarkullimit eshte e destinuar per mirembajtjen e rrugeve dhe te njejtin destinacion ka dhe taksa e regjistrimit te automjetit. C’ka do te thote qe per te njejtin sherbim ne taksohemi dy here, gje qe eshte jashte normave te mbarepranuara fiskale. Nderkohe qe vlera e parave qe ne buxhetojme per mirembajtjen e rrugeve eshte e arritshme vetem nga taksa e regjistrimit te automjeteve. Ne kete pike kerkesa eshte “Hiqe taksen e qarkullimit, jepi frymemarrje qofte qytetareve qe jane ne krize nga rritja e cmimeve, qofte edhe bizneseve.” Qe te besh ate qe ben cdo qeveri, qe ne raste krizash ju qendron prane qytetareve.

Ja pra, halli qe ka ky nuk eshte cmimi qe paguajne qytetaret, ka hallin e vetes te tregoje qe eshte me mire se qeveria tjeter. As nuk ia ndjen a po paguajne cmim te larte qytetaret, a ia dalin, a s’ia dalin. Ky ka hallin e pushtetit. Pushteti i ketij eshte me i mire se pushteti i atij tjetrit, pa se keni ju te paguani apo jo, ketij as ja ndjen hic.

Tani për ta qartësuar njëherë e mirë këtë delirantin që fluturon në hapësirë me Presh Airlines.

Ne 2013 cmimi i naftes ne burse ishte 107 $/Fuci, sot eshte 80 $/Fuci. Ndersa cmimi i naftes ne pikat e karburantit ne 2013 ishte 180 Lek dhe sot eshte 178 Lek. Tani halli yt eshte qe te krahasohesh me ate tjetrin, se ke hallin e pushtetit tend. Halli yne o shok eshte qe ti na ke marre leket tona. Ai cmimi i burses qe ka rene me rreth 30% do te bente qe cmimi yne i naftes ne pikat e karburantit te ishte nja 20-22 Lek me i lire se ne 2013, por sot eshte vetem 2 lek me i lire, sepse 20 leket e tjera na i ke marre ti. Pra ne sot duhet ta merrnim naften me 158 Lek, por e marrim me 178 Lek, se 20 lekshin qe duhet ta kishim gezuar ne, na i more ti me taksen e qarkullimit qe rrite.

Gjithe popujt e botes e moren per vete dhe e gezuan gjithe ate c’ka erdhi nga renia e çmimit në bursë, vetem ne shqiptaret nuk e morem dot sepse na e mori qeveria. Na rriti qeveria taksen dhe ne nuk e gezuam dot.

Dhe ky eshte halli yne, halli i njerezve dhe une e fus veten tek njerezit qe pesojne nga qeverisja jote, prandaj po them “Ne”. Ne as na ndizet e as na fiket hic per lojerat e tua te pushtetit me ate tjetrin qe ke perballe. Ne duam te gezojme ate qe na takon. A ra cmimi ne burse? Atehere dhe ne na takon nje 20 leksh per liter. Eshte kismeti yne, pse na e merr? Ne ate jemi duke kerkuar. Ca na duhet ne a eshte cmimi ne pikat e karburantit me i larte apo me i ulet se ne 2013 apo se ne 1913, ne kerkojme ate qe na takon ne, ate qe eshte risku yne. Ate na jep neve ti.

Mire qe i le te na vjedhin tek sasia e naftes qe na hedhin ne serbator, mire qe i le te na vjedhin tek cilesia e naftes, se vetem ne keto te dyja ne na ikin nje 200 leksh i vjeter, po ti na merr dhe 200 lekshin tjeter qe na jep tregu. Ata vidh andej, ti vidh ketej dhe ne te shkretet s’dime ke vrime te mbyllim me pare, se dy duar kemi. Pastaj thua qeveria ju rri prane. Aman mos na rri kaq prane o qeveri se na dhemb shume, s’mbajme dot ...a te keqen..

Shiko ketu ka te drejte. Ne fakt nuk jane 6, jane 7 taksa qe rendojne cmimin. Adriatik, mos e genje Kryeministrin se nuk jane 6, fale tij sot kemi 7 taksa dhe tarifa mbi cmimin e naftes. Ja sic mund ta shikosh dhe tek tabela ne krah, keto jane taksat dhe tarifat qe rendojne direkt mbi produktin dhe zinxhirin e tij te vleres. Por mos prisni qe Kryeministri t’i dije keto, se ai as eshte interesuar ndonjehere per to. Ai s’ka blere ndonjehere ne jete te vet nafte ne karburant. Ia kemi paguar ne qekur eshte kthyer ne Shqiperi, prandaj mos prisni qe ti dije.

Ja dhe nje gje tjeter qe ia fut kot. Shqiperia vertet ka nafte te rende, po kur rafineria ka pas punuar si rafineri, Shqiperia prodhonte deri ne 100 mije tone diezel/benzine nga rafineria. Dhe e prodhonte nga nafta shqiptare e Patos-Marinzes, Gorishtit, Cakranit etj.. Kur rafineria ishte nje aset ekonomik funksional qe punonte normalisht, prodhuesit shqiptar s’e conin naften jashte per rafinim, se s’jene idiote te mbajne kosto shtese transporti dhe ta cojne ne Spanje a ne France, por e conin tek rafineria ketu. Dhe rafineria prodhonte diezel, se per ate pune u ndertua, ne kohen e diktatures. Qe te prodhonte diezel.

Madje deri vone, me diezelin e prodhuar ne rafinerine tone, qe dilte nga perpunimi i naftes sone, furnizohej Kosova me nafte. Por ju e shkaterruat rafinerine. E hodhet ne ere. E mbytet me borxhe bankash, me rroga te papaguara e me taksa te papaguara, se donit parate per vete. NUk iu dhimbsej as nafta e shqiptareve, as punonjesit, as ekonomia, asgje. Ju ju dhimbsej vetem xhepi juaj. Dhe e shkaterruat. Kjo eshte arsyeja pse sot nafta shqiptare rafinohet jashte, sepse u shkaterrua rafineria ketu. S’eshte arsye as vullneti i tregut per ta shitur jashte, se kompanite s’jane idiote te paguajne me shume shpenzime transporti dhe ta cojne naften jashte, dhe as fakti qe nafta jone eshte nafte e rende dhe s’ben per diezel. Arsyeja eshte se ju shkaterruat rafinerine. Kaq e thjeshte eshte..

Dhe problemi i trete qe duheta trajtuar eshte kriza e cmimeve te produkteve te shportes kryesisht, pasi produktet e tjera nuk jane aq sensitive sa produktet e shportes. Po te ndjekim kryeministrin cfare thote per cmimet e rritura.

Pike se pari per te sqaruar Kryeministrin qe eshte kaq larg realitetit. Buka, o zoti KM, nuk eshte vazo lulesh, as bishta lopate apo goma makine qe po te rritet shume cmimi, njerezit nuk blejne dhe mbetet ne rafte pa u shitur. Buka, si uji, nese mbetet ne rafte, ndodh vetem sepse njerezit ose kane ikur ose kane vdekur. Se buka eshte gjeja primare qe konsumohet dhe gjeja e fundit qe sakrifikohet.Pasi jane sakrifikuar te gjitha te tjerat me pare, e fundit sakrifikohet buka. Pra, te gjithe ata qe diskutojne buken, qe preken nga cmimi i bukes, jane ata qe gjenden ne bazen e piramides se Masllow. Jane ata te mbijeteses. Dhe ata kursejne nga cdo gje tjeter per te blere buken, dhe kur s’blejne me as buken dmth se kane ikur..nga vendi apo nga jeta. Prandaj quhet “buka e gojes”. Nuk eshte mall si gjithe te tjeret. Dhe nuk mund te trajtohet si mall i zakonshem. Kije parasysh kete, kur flet per buken.

Përsa i përket çmimeve, tregut dhe qeverisë. Është e vërtetë që çmimet nuk i percakton dot qeveria, por qeveria mund të ndërhyjë dhe të rregullojë, kur behet fjale per mallra dhe situata sensitive. Si? Ka dy forma. E para nderhyn si rregullator/negociator per te balancuar anen e ofertes. Duke diskutuar me aktorët e tregut, importuesit e grurit, importuesit e miellit, prodhuesit e bukes dhe duke u munduar te arrije nje kompromis, bazuar ne mekanizmat tarifore ose firkale që qeveria ka në dorë.

E dyta, duke iu ardhur në ndihmë atyre më të prekurve. Me paketa ndihme konkrete që amortizojnë goditjet që shtresat më të dobëta marrin nga furtuna e tregut. Jo me llafe, me lekë. Mund të përgatisë paketa ndihme me vlera kompensuese, qe i ruajne te pakten nga ndikimet e cmimeve te rritura te shportes. Vlera mesatare e llogaritur e ndikimit te cmimeve te rritura te shportes, per nje familje, shkon diku tek 2000-2500 leke te reja ne muaj. Le te ndihmoje qeveria familjet ne nevoje, duke iu akorduar nje pakete qe iu kompenson 70-80% te vleres. Pse jo dhe 100%.

Ky është shteti që zgjodhëm në ’90, jo vetem ai qe nuk nderhyn tek çmimet siç thua ti, por ai që i ndihmon qytetarët kur kanë nevojë dhe nuk i lëshon në dallget e oqeanit me emrin kapitaizem. Ti thua qe qeveria do te behet dige per te mos lejuar goditjet e tregut te godasin pjeset vulnerabel te shoqerise. E reklamon kudo që shkon, e thua kudo që je, po deri më sot, përveçse OSHEE (d.m.th vetes) që i dhe 200 milione euro, qytetarët e tjerë s’kanë parë gjë. Dallga po i merr mbare, s’po pyet. Behu pra diga qe hapesh me llafe lart e poshte qe do behesh dige. Behu! Pojo me llafe, me pare. Jepu paketa kompensimi shtresave ne nevoje. Jo paketa llafesh, paketa lekesh. Hiq ndonje lek nga ata tenderat e tmerrshem me nga 20 milione Euro/Km dhe jepua njerezve qe sot kane nevoje.

Po s’je nga ata lule ti, jooo. Ti edhe per pandemine iu dhe nga 130 mije lek ne muaj Kosova dha 200 Euro që s’ka as gjysmën e buxhetit tënd, ti dhe 130 mije lek. Te presesh te të gjendesh t'i pranë, është si të presësh të të bjerë llotaria kur s’ke marrë biletë. Thjesht s’ndodh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco