VIDEO-SYRI TV/ OSHEE kërkon 70 mln euro borxh nga BERZH

VIDEO-SYRI TV/ OSHEE kërkon 70 mln euro borxh nga BERZH

14:40, 14/10/2021
A+ Aa A-

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike do të marrë borxh 70 milion euro për të mbuluar pasojat e pandemisë dhe jo për të përballuar nevojat emergjente të një krize sic lajmëroi kryeministri. Përmes një marrëveshje me BERZH, OSHEE ka depozituar në Kuvend projektligjin ku ndër të tjera thuhet se paratë do të shkojnë edhe për ndërtimin e një nënstacioni në Tiranë.

Nga SYRI TV

Teksa vendi po përgatitet për një krizë energjie të lajmëruar nga kryeministri, Operatori i shpërndarjes së energjisë, OSHEE, po mendon pikë së pari të shlyejë si nevojë emergjente pasojat e pandemisë. Për të reaguar ndaj krizës që solli Covid-19, OSHEE do të marrë 70 milionë euro kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Marrëveshja është nënshkruar midis dy palëve që në fillim të tetorit, por sot është konkretizuar përmes një projektiligji të depozituar në parlament. Drafti kalon në parlament, pak ditë pasi kryeministri Rama deklaroi se kjo kompani do të marrë edhe 200 mln euro të tjera në muajt e ardhshëm për mbështetje financiare.

Marrja e borxhit synon rritjen e performancës së OSHEE-së, duke i mundësuar shoqërisë likuiditet të nevojshëm me anë të mbështetjes nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me një kredi prej 70 milionë eurosh, me kusht që të ketë garancinë e Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja e huasë së BERZH do të jetë i strukturuar në dy pagesa ku 55 milionë euro do të përdoren nga OSHEE për të lehtësuar shtrëngimet e likuiditetit që u shkaktuan nga kriza e COVID-19 në vitin 2020 dhe një pagesë tjetër 15 milionë euro që do të përdoret nga OSHEE për të financuar ndërtimin e një nënstacioni 110/20kv në zonën qendrore të Tiranës.

OSHEE Group në relacion thotë se ka marrë masa të jashtëzakonshme për përballimin e situatës, duke pezulluar totalisht planin e investimeve për vitin 2020 të cilat dhanë pasoja të rënda në stabilitetin teknik e financiar, si dhe arritjes së treguesve të saj, bazuar në planin e konsolidimit financiar të sektorit. për këtë arsye ka kërkuar mbështetje, duke e çuar depozitimin për llogari të OSHEE në 270 milion euro bashke me fondin qe lajmëroi me herët kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco