Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ja si po përgatiten 1500 fermerë shqiptarë për sfidat e së ardhmes

Ja si po përgatiten 1500 fermerë shqiptarë për sfidat e së ardhmes

14:36, 14/10/2021
A+ Aa A-

Të shumta janë sfidat me të cilat po përballen fermerët e blegtorët shqiptarë në situatën e pandemisë globale, dinamika e tregut dhe kërkesa për rritje të standardeve, veçanërisht bulmetit. Mirëmbajtja e bagëtive, ushqyerja, mjelja dhe përkujdesja për to është një punë të cilën nuk mund ta shtysh për ditën tjetër, por kërkon vullnet e përkushtim. Kërkesa për cilësi të lartë nga kompania lider ‘Lufra’, ka nxitur fermerët të përqafojnë modernizimin e shërbimeve në këtë sektor.

Por kjo nuk arrihet vetëm! ‘Lufra’ ka në misionin e saj ndihmën ndaj fermerëve shqiptarë dhe fuqizimin e tyre për rritjen e kapaciteve prodhuese dhe cilësisë së qumështit. ‘Pa një lëndë të parë cilësore, nuk mund të prodhohet një qumësht i standardeve të larta’ - shprehet Znj. Antoneta Ndreka, bashkëthemeluese e kompanisë ‘Lufra’, ndërsa thekson fjalitë e profesorëve të shquar në trajnimet ndërkombëtare.

Lufra ofron një qasje të re të punës në këtë sektor. Në vijim të takimeve për mbështetjen e fermerëve, në muajin e Shtator, kompania zhvilloi një takim me fermerët për prezantimin e mënyrave të lehtësimit ekonomik dhe përfitimeve nga skemat e kredive, si pasojë e marrëveshjeve që ‘Lufra’ ka me bankën Pro Credit. Fermat partnere të ‘Lufrës’, përfitojnë kredi me interes 2% më të ulët. Strategjia e kompanisë për të krijuar një lidhje organike mes natyrës dhe konsumatorit vjen që nga ferma.

‘Lufra’ është në një marrëdhënie të ngushtë me fermerët duke bashkëpunuar me 1500 ferma shqiptare të mesme dhe të mëdha, që variojnë nga 5 deri në 700 krerë lopë. Por kompania nuk i viziton fermat vetëm kur merr qumështin. Vetë fermerët na tregojnë për risitë në sektorin e agro-përpunimit në Shqipëri.

Zoti Altin Kaja, një fermer i palodhur që bashkëpunon me kompaninë ‘Lufra’ prej shumë vitesh thotë: ‘Jam i kënaqur nga ky bashkëpunim. Për fermën time me 100 krerë lopë ofrohet suport financiar, kontroll i vazhdueshëm nga manaxherët e grumbullimit të kompanisë, asistencë veterinare dhe seminare trajnuese për përmirësimin e kushteve të fermës apo mirëmbajtjen e lopëve’.

Zonja Mihane, një nga të paktat femra që vazhdon profesionin e fermeres ishte e impresionuar nga trajnimi për 'Ventilimin dhe Ftohjen' e stallave të bagëtive me kompaninë e mirënjohur ‘CMP Ventilation’, që u realizua nga kompania ‘Lufra’ për të gjithë fermerët. Një proces shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen në kushte optimale të bagëtive, përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së qumështit.

Çdo vit, në muajin Janar, ‘Lufra’ ofron çmimin ‘Ferma e Vitit’, një vlerësim që u bëhet fermerëve më të përkushtuar.

Image

Po ashtu për produktet ‘Tradi’a’ të prodhuara nga ‘Lufra’, 5 lekë të çdo produkti të shitur, shkojnë për Fondacionin ‘Bujqësia dhe Blegtoria Shqiptare’ në ndihmë të fermerëve. I frymëzuar nga vështirësitë në të cilat gjendet bujqësia dhe blegtoria shqiptare, ky fondacion u krijua në vitin 2020 nga themeluesit e kompanisë ‘Lufra’.

 ‘Pas produkteve të shijshme në tavolinat e konsumatorëve janë mbi 300 punonjës të dedikuar që punojnë papushim për garantimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, fermerët dhe dashuria e tyre për natyrën e bagëtitë dhe më kryesori është premtimi i bërë konsumatorëve për higjienën dhe sigurinë ushqimore. Ne kemi kuptuar se mes nesh dhe fermerëve duhet të ekzistojë një marrëdhënie e ngushtë dhe e sinqertë, për të mbështetur, nxitur dhe orientuar modernizimin dhe zhvillimin e sektorit të blegtorisë. Fermerët tanë janë shumë krenarë kur shohin se produktet Lufra eksportohen edhe përtej Oqeanit, në SHBA.’ – thotë Z. Luis Ndreka, administrator i kompanisë ‘Lufra’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco