Dështon blerja e energjisë së nevojshme në ankandin e dytë

Dështon blerja e energjisë së nevojshme në ankandin e dytë

17:23, 12/10/2021
A+ Aa A-

Edhe ankandi i dytë i së martës nuk ka arritur të blejë të gjithë volumin e kërkuar.

Pas dështimit të së hënës në blerjen e të gjithë sasisë së nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit për energji elektrike, ditën e sotme, Furnizuesi i Tregut të Lirë shënoi një tjetër rekord.

Nga 15.5 gigavat-orë të synuara, Furnizuesi i Tregut të Lirë bleu vetëm 4.1 gigavat-orë me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër rekord për vendin.

Pavarësisht se në garë u ofruan 8 shoqëri, OSHEE u detyrua të skualifikojë disa nga ofertat për shkak të çmimeve që arrinin deri në 590 euro.

Në ankand u shpenzuan rreth 1.1 milionë euro, ndërsa në total për pesë ditë, energjia e blerë llogaritet në 7.5 milionë euro dhe është sërish e pamjaftueshme.

Tashmë pritet që kompania e energjisë të zhvillojë një tjetër ankand së shpejti, në të kundërt rrezikohet furnizimi i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco