'Do paguajmë dy herë''/ Gazetarja zbërthen planin e Ramës: Në 2012 u ble energji, çmimi nuk u rrit

'Do paguajmë dy herë''/ Gazetarja zbërthen planin e Ramës: Në 2012 u ble energji, çmimi nuk u rrit

18:47, 09/10/2021
A+ Aa A-

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama analizon planin me tre pika të Edi Ramës për krizën energjetike dhe paralajmëron rritje të çmimeve të produkteve, pas rritjes së tarifës së energjisë elektrike për biznesin e madh. 

Xama kujton krizën energjetike të 2012-ës, kur qeveriste PD, dhe importimin e energjisë nga vendet përreth.

Për blerjen e energjisë u mor edhe një kredi nga KESH me vendim të ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, por pavarësisht nga kjo çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit.

Sa i takon fondit 200 mln euro që i është kaluar OSHEE-së si pjesë e planit të kundëveprimit, Ola Xama shton se kjo bën që konsumatorët të paguajnë dy herë. 

Nga Ola Xama

Janë gjenialë si përfundim! Boden e kallëzuan penalisht pse rriti borxhin publik për shkak të krizës që ndodhi në 2012 me situatën e energjisë elektrike, kur në fakt në atë kohë qeveria vetëm doli garante për kredinë që mori KESH për të blerë energji m.q.s CEZ refuzoi të bëjë importet. 

Pra, në ato vite thjesht u dha garanci për kredi, të cilën vazhdon ta paguajë KESH, dhe çmimi nuk u rrit. 

Tani buxheti i jep një kompanie që s’ka lidhje me financat e vendit sepse është entitet më vete 200 mln euro (për sa kohë çdo garanci që jep shteti kontabilizohet si borxh publik), dhe lajmërohet edhe rritje e çmimit të energjisë për bizneset e mëdha, të cilat padyshim që këtë shpenzim do ta llogaritin në çmimin e produkteve, qoftë edhe do t’a zbresin si shpenzim për efekt tatimi…

Dhe dalin dhe lëvdohen se po e menaxhojnë situatën mirë dhe se po mbrojnë konsumatorin, kur në fakt konsumatorët do të paguajnë dy herë: njëherë me paratë e buxhetit dhe njehëre nga çmimet që do të rriten si pasojë e energjisë…

Krahasimin bëjeni vetë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco