Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet nga dy kompani turke, kushton 140 mln euro

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet nga dy kompani turke, kushton 140 mln euro

16:14, 09/10/2021
A+ Aa A-

Dy kompani Turke do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë.

Vlera e Ofertës Fituese pa TVSH është 17 036 526 000 lekë 17.03 miliard Lekë ose rreth 139.6 milionë euro.

Pas njoftimit që bëri Kryeministri në TV Klan të Premten pas orës 23, për fituesin e Rrugës Orikum Himarë, edhe Axhensia e Prokurimeve Publike ka nxjerë tashmë njoftimin zyrtar. Tenderi Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë - Sarandë) është fituar nga një bashkim operatorësh me dy kompani Turke. 

INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll) dhe SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

Në tender morën pjesë edhe katër bashkime të tjera Operatorësh mes tyre edhe një tjetër Kompani Turke dhe një Kineze me ofertë të lartë se Fondi Limit. Në finale është njoftuar Bashkimi i dy operatorëve ekonomik, kompani turke si fitues me ofertën më të leverdisshme.

Afati për bërjen e rrugës dhe tunelit është 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Më Parë Ministria kishte tenderuar të njëjtin objekt duke finalizuar procesin deri në vlerësimin dhe renditjen e Konkurruesve ku Gjoka shpk ishte renditur si ofertuesi më i suksesshëm.

Por Ministria vendosi ta anulojë procedurën e parë dhe rishpalli tender duke mundësuar tashmë Biznesin Turk të ndërtojë një nga veprat më të rëndësishme të Infrastrukturës Rrugore, impakt në Zhvillim dhe Turizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco