VIDEO/ Aksi Qukës-Qafë Plloçë del gropë e 'zezë', duhen 56.7 mln euro shtesë

VIDEO/ Aksi Qukës-Qafë Plloçë del gropë e 'zezë', duhen 56.7 mln euro shtesë

09:34, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë, që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove. 

Një analizë e posaçme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për ecurinë e punimeve në këtë aks referon se duhen së paku 56.7 milionë euro shtesë për financimin e punimeve deri në përfundimin e plotë. Për rrjedhojë afatet për përfundimin e aksit janë shtyrë për në vitin 2023.

Rruga, e cila nisi që në vitin 2009 dhe me rishikimin e projektit duhet të përfundonte në vitin 2019, duket se nuk përfundon së paku edhe për dy vite të tjera.

Ministria e Infrastrukturës përllogariti se financimi në segmentin e parë kërkon 20,5 milionë euro shtesë, në segmentin e dytë 24.6 mln euro shtesë, shërbimet e këshillimit kërkojnë 1,5 mln euro, fondi emergjencave 5,1 mln euro, punime shtesë në hyrje 5 milionë euro (totali 56.7 mln euro).

Përveç kostove shtesë që rezultuan nga gabimet në projektim e gjithë rruga është një projekt pa fisibilitet. Një inxhinier i njohur i fushës që nuk pranoi të indentifikohet me emër tha për Monitor se, rruga e re Qukës -Qafë -Plloçë është një projekt i gabuar dhe me kosto të larta si në drejtim dhe në mirëmbajtje. Ai tha se ndërtimi i këtij aksi nuk ishte pjesë e prioriteteve kombëtare të infrastrukturës rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco